LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja si do të reagonte NATO, në rastin e një pushtimi rus

23 Shtator 2019, 12:02, Blog CNA
Ja si do të reagonte NATO, në rastin e një pushtimi rus

Nga Kyle Mizokami ?National Interest?

* NATO u themelua në vitin 1949, për t?iu kundërvënë ekspansionizmin sovjetik në Evropën Perëndimore. Me fundin e Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovjetik e forcoi ndikimin e tij në Evropën Lindore, duke marrë në patronazh vende si Polonia, Hungaria, Çekosllovakia, Rumania, Bullgaria dhe Gjermania Lindore.

NATO ishte pra një përgjigje e drejtpërdrejtë, ndaj ngritjes së asaj që Uinston Çërçill e quajti ?Perdja e Hekurt?. Aso kohe, strategët amerikanë dhe evropianë perëndimorë, mendonin se nëse do të fillonte lufta midis Perëndimit dhe Rusisë së Stalinit, ajo do të zhvillohej logjikisht në Evropë.

Megjithatë, realiteti i armëve bërthamore, bëri që të dyja palët të shmangnin përplasjen direkte, dhe në vend të kësaj zhvilluan në mbarë botën një seri luftërash të mbështetura prej tyre. Thuhej se për Bashkimin Sovjetik pushtimi i Evropës Perëndimore, mbartte rrezikun por edhe shpërblimin më të madh.

Misioni strategjik i NATO-s, ishte parandalimi i shkatërrimit të aleancës nga një forcë ushtarake. Thelbësore për këtë ishin 4 synimet e kohës së luftës: fitimi i epërsisë në ajër, mbajtja hapur për Amerikën e Veriut e linjave të komunikimit detar, ruajtja e integritetit territorial të Gjermanisë Perëndimore, dhe shmangia e përdorimit të armëve bërthamore.

Sikur NATO të humbiste ndonjërën nga këto katër, lufta do të ishte e humbur. Në vitin 1988, plani i NATO-s për mbrojtjen e Evropës Perëndimore ishte doktrina e ?mbrojtjes së avancuar?, ku forcat e Paktit të Varshavës, të mbaheshin sa më larg kufirit të brendshëm gjerman.

Një mbrojtje më në thellësi ? që ishte edhe përvoja në Frontin Lindor gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte dëshmuar më e mirë – do ta kishte rrezikuar praktikisht të gjithë psopullsinë e Gjermanisë Perëndimore, dhe 40 vitet e rindërtimeve të pasluftës.

Në pamje të parë, NATO nuk kishte asnjë plan beteje të unifikuar përveç ?ushtarit në front?, derisa forcat e Paktit të Varshavës të lodheshin, kur edhe mund të ndërmerreshin kundërsulme për të rivendosur kufijtë e para luftës. Forcave ushtarake të Gjermanisë Perëndimore, jo fleksibël në nivelin strategjik, iu lejua një nivel fleksibiliteti në nivelin taktik.

Shtetet e Bashkuara hartuan ?AirLand Battle?, një doktrinë që përcaktonte se njësitë tokësore dhe ajrore, do të punonin së bashku për ta goditur njëkohësisht armikun, nga fronti deri në thellësi të linjave të armikut. Në det, misioni kryesor i forcave detare të NATO-s, do të ishte ruajtja e rrugëve detare midis Amerikës së Veriut dhe Evropës, në mënyrë që të garantoheshin përforcimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja.

Avionët patrullues, anijet dhe nëndetëset e të NATO-s, do të gjurmonin nëndetëset sovjetike që do të përpiqeshin të pengonin furnizimet, në përpjekje për t?i ruajtur anijet në veri të një linje imagjinare që lidhte Groenlandën, Islandën dhe Britaninë e Madhe.

Në Detin Norvegjez, marina amerikane planifikonte të vendoste 2-3 aeroplanmbajtëse, për të sulmuar bazat ajrore dhe detare sovjetike të Flotës Veriore. Ky sulm i drejtpërdrejtë mbi territorin sovjetik synonte ta shpërqendronte armikun, dhe ??të shkatërronte objektet ajrore dhe detare, për të lënë pa mbështetje njësitë armike ne det.

Forcat detare të Gjermanisë Perëndimore, do të ishin në gatishmëri për të parandaluar njësitë detare polake të zbarkonin në veri të Hamburgut. Në ajër, flotat ajrore e NATO-s do të kishte disa role. Avionët amerikane F-15 dhe F-16, ata britanikë Tornado ADV, dhe gjermanë F-4 Phantom, midis shumë të tjerëve, do të përpiqeshin të vendosnin epërsinë ajrore mbi kontinentin evropian.

Ndërkohë, bombarduesit e mëdhenj, do të bombardonin aeroportet ushtarake të Paktit të Varshavës në Gjermaninë Lindore dhe Poloni. Bombardues të tjerë, do të kryenin sulme mbi ura, zyra qendrore, magazine dhe objektiva të tjera për të ngadalësuar reagimin e Paktit të Varshavës.

Por beteja kryesore do të zhvillohej në tokë.

Në aspektin eknologjik, forcat tokësore të NATO-s kishin avantazh. Në vitin 1988, Ushtria e Shtatë e SHBA e vendosur në Evropë, ishte disa vite para armikut përsa i përket sistemeve të saj luftarake të quajtura ?Big Five? (Pesëshja e Madhe): tanku ?M1 Abrams?, automjeti i blinduar i këmbësorisë ?M2 Bradley?, helikopteri sulmues ?AH-64 Apache?, helikopteri transportues ?UH-60 Blackhaëk? dhe raketat ?Patriot? të mbrojtjes ajrore, që do të përmirësonin shumë aftësinë e ushtrisë për të luftuar kundërshtarin.

Gjermania Perëndimore kishte filluar të përdorte tankun e gjeneratës së saj të dytë ?Leopard II?. Ndërkohë, futja në përdorim e tankeve ?Challenger?, ripërtëriti formacionet ushtrake të Britanisë të vendosura përgjatë lumit Rin. NORTHAG, ose Grupi i Ushtrisë Veriore, u pozicionua në gjysmën veriore të Gjermanisë Perëndimore.

Terreni i ulët, e favorizonte qartazi agresorin. NORTHAG kishte një presion të shtuar, pasi duhej të mbronte rrugën më të shkurtër drejt Ruhrit, zemrës industriale të Gjermanisë Perëndimore, kryeqytetin Bon, dhe rrugët më të shkurtra drejt Antverpit dhe Roterdamit në Holandë, 2 porteT kryesore që luajtën një rol thelbësor në skemën e përforcimeve të NATO-s.

Forcat e NATO-s në këtë sektor u ndanë mes komandës gjermane, britanike, holandeze dhe belge, me nga 2-4 divizione luftarake secila. CENTAG, ose Grupi Qendror i Ushtrisë, u caktua në pjesën e poshtme të Gjermanisë Perëndimore. Ajo përbëhej kryesisht nga gjermane dhe amerikanë, dhe me një brigadë të mekanizuar nga Kanadaja.

Edhe pse një ushtri e reduktuar në numër, Bundesvehri, siç quhej ushtria gjermano-perëndimore, ishte e një cilësie shumë të lartë, me trajnime, udhëheqje dhe pajisje të shkëlqyera. Një armë plus për CENTAG, ishte terreni. Në dallim nga Gjermania veriore, terreni në Gjermaninë Jugore përbëhet nga kodra, male dhe lugina ndërlidhëse me njëra-tjetrën, dhe që të gjitha këto favorizonin shumë mbrojtësin.

Në rast se forcat konvencionale, nuk do të arrinin të parandalonin një pushtim nga ana e Paktit të Varshavës, NATO kishte një larmi të gjerë armësh taktike bërthamore. Por kjo do të shkaktonte një cikël hakmarrjesh dhe kundër-hakmarrje bërthamore, që do të ishin të vështira për t?u ndalur. Edhe sot përdorimi i armëve bërthamore taktike, ka të ngjarë të shkaktojë përdorimin e armëve strategjike bërthamore, dhe fundin e qytetërimit njerëzor./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga