Connect with Us

Gara për kryeprokuror/ Shtyhet mbledhja e KLP-së

Kronika

Gara për kryeprokuror/ Shtyhet mbledhja e KLP-së

Publikuar

-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë mbledhjen e sotme, e cila ishte parashikuar të fillonte në orën 12:00, ku ndër të tjera ishte parashikuar edhe miratimi i  listёs sё kandidatёve, qё kanё shprehur interesin pёr pozicionin e Prokurorit tё Pёrgjithshёm, tё cilёt plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.

Në një njoftim për mediat, KLP bën të ditur se “Për shkak se deri në momentin e zhvillimit të mbledhjes plenare të KLP e parashikuar për sot në orën 12.00 nuk ka mbëritur zyrtarisht letra e Komisionerit Publik për ankimimin ose mos ankimimit  e vendimit të KPK së datës 4 Shtator 2019 për kandidatin për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, z. Olsian Çela, mbledhja e Këshillit shtyhet për ditën e mërkurë në orën 10.00.”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pranga doganierit në Qafë Botë/ Niset drejt Greqisë me drogë me vete

Publikuar

-

Nga

Një doganier dhe një vajzë 23 vjeçare janë arrestuar nga policia kufitare e Qafë Botës.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari Artan Ibrahimi nga Përmeti dhe e dashura e tij Konstandina Meci.

Arrestimi i tyre bë pasi po tentonin të kalonin kufirin me 33 pako kanabis sativa.

Mësohet se destinacioni final ishte Greqia, ku lënda narkotike do të shitej.

LEXO EDHE:  “Internimi” i Çelës dhe Hajdarmatajt/ KLP “shuplakë” Arta Markut

LEXO EDHE:  Anëtari i Komisionit të ligjeve flet për Prokurorin e Përgjithshëm dhe KED  

Artan Ibrahimi mësohet se është doganies në pikën kufitare ‘Tre urat’ në Përmet dhe jo në pikën kufitare ku u kap droga.

Policia nuk e ka përcaktuar ende sasina e drogës që ndodhej në automjetin tip ”Toyota” me targë AA 040 TY, ndërsa vijojnë hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Berisha publikon videon/ Polici dhunon qytetarin në mes të qytetit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku një efektiv policie ka dhunuar një qytetar në Librazhd.

Në videon e publikuar nga Berisha duket ku qytetari konfliktohet me policing dhe kyi fundt përdor dhunë ndaj tij.

“Shikoni se si godet qytetarin në mes të qytetit të Librazhdit narkorimineli Kalemi, mik i ngushtë i Taulant Bego Yaris. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën banditeske të narkohorrave me uniform”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 80 mijë paketa kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit

Publikuar

-

Nga

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.
Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Deklarata e avokatit: Nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit, u zgjodh nga amerikanët

LEXO EDHE:  KLP zvarrit zgjedhjen e Kryeprokurorit/ Justifikohet Gent Ibrahimi

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore./CNA.al

LEXO TE PLOTE