Connect with Us

FAKE NEWS dhe panik/ Policia shoqëron dy gazetarët e Syri-t dhe Shekullit

Kronika

FAKE NEWS dhe panik/ Policia shoqëron dy gazetarët e Syri-t dhe Shekullit

Publikuar

-

Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net”, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.

Policia e Shtetit ka ngritur nëj grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët. Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjykata rikonfirmon masat/ Lihen në burg rrëmbyesit e Jan Prengës

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rikonfirmuar masat  për 6 personat e akuzuar për rrëmbimin dhe më pas zhdukjen e trupit të 49-vjeçarit Jan Prenga.

Gjykata ka vendosur që Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja, Elton hajri, Festim Bixhdili dhe Ardian Doçaj të qëndrojnë në burg.

Jan Prenga u rrëmbye më 17 janar në zonën e Kamzës dhe humbi jetën nga torturat.

Trupi i tij nuk është gjendur ende. Sipas hetimeve, rrëmbimi dhe vrasja e tij erdhën pas konflikteve për drogën mes grupit Hajri dhe vëllezërve të viktimës në Angli.

LEXO EDHE:  “PS protestonte me maska për lirinë e fjalës”/Manjani: 10 vite më vonë rrasin brenda ata që guxojnë të mendojnë

LEXO EDHE:  Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U shisnin ID dhe pasaporta false kriminelëve shqiptarë/ Goditet banda e oficerëve grekë

Publikuar

-

Nga

Policia greke ka zbuluar një rrjet ku ishin të përfshirë edhe oficerët greke, të cilët i lëshonin karta identiteti dhe pasaporta të falsifikuara kriminelëve shqiptarë.

Sipas mediave greke në këtë rrjet ishin të përfshirë gjithsej 33 persona, gjashtë oficerë policie, pesëmbëdhjetë individë grekë dhe 12 të huaj.

Oficerët e policisë që shërbenin në policinë të Atikës ngritën “fabrikën e falsifikimit” të kriminelëve shqiptarë nga dhjetori 2016 deri në mars 2018 dhe ishin aktivë në lëshimin e kartave të identitetit grek dhe pasaportave kriminelëve.

LEXO EDHE:  Kryemadhi sulmon Sorosin / Fabrikues i Fake News

LEXO EDHE:  Redaksionale-Çim Peka kapet duke vjedhur/ Hajdut nuk të shpëton dot bataku ku je zhytur

Tarifa për secilën letërnjoftim dhe pasaportë greke varionte nga 5000 deri në 40,000 euro për secilin rast.
Me lëshimin e kartave të identitetit dhe pasaportave, ata lëviznin të lirë, me një të kaluar “të pastër” dhe pa vepra penale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pranga doganierit në Qafë Botë/ Niset drejt Greqisë me drogë me vete

Publikuar

-

Nga

Një doganier dhe një vajzë 23 vjeçare janë arrestuar nga policia kufitare e Qafë Botës.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari Artan Ibrahimi nga Përmeti dhe e dashura e tij Konstandina Meci.

Arrestimi i tyre bë pasi po tentonin të kalonin kufirin me 33 pako kanabis sativa.

Mësohet se destinacioni final ishte Greqia, ku lënda narkotike do të shitej.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon portalet/ Do rrisim gjobat për lajmet e rreme

LEXO EDHE:  Shpërthen Kokëdhima: Ky vend është ndotur nga servila, politikanë e diplomatë

Artan Ibrahimi mësohet se është doganies në pikën kufitare ‘Tre urat’ në Përmet dhe jo në pikën kufitare ku u kap droga.

Policia nuk e ka përcaktuar ende sasina e drogës që ndodhej në automjetin tip ”Toyota” me targë AA 040 TY, ndërsa vijojnë hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE