Connect with Us

DW: Mbështetje për të prekurit nga tërmeti

Sociale

DW: Mbështetje për të prekurit nga tërmeti

Publikuar

-

Përgatitje në Shqipëri për lëkundje potenciale tërmeti. Në stadiumin e Durrësit ushtria përfundoi vendosjen e ҫadrave, në dispozicion veç stadiumeve janë vënë edhe shtëpi pushimi e kampuse.

Dy ditë pas rënies së tërmetit 5.8 ballësh të shtunën e kaluar (21.09.2019), kryefjala e ditës në Shqipëri vazhdon të jetë mbështetja ndaj qytetarëve që u plagosën dhe familjeve që pësuan dëme materiale, shumica në qarkun e Durrësit dhe Tiranës dhe kaluan natën e të shtunës në qiell të hapur.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, strukturë e Ministrisë së Mbrojtjes, thanë për Deutsche Wellen, se situata paraqitet e stabilizuar. Nga 132 persona që u lënduan nga tërmeti dhe u shtruan në spitale, 122 kanë dalë të dielën. Ndërsa 10 të tjerë vijojnë të marrin ndihmë  mjekësore. Shtabet lokale të Emergjencave Civile, në qarkun e Durrësit dhe të Tiranës, nisën të dielën të evidentojnë dëmet e shkaktuara në banesat e qytetarëve dhe bizneset e tyre. Deri tani rezultojnë 293 banesa të dëmtuara, 5 shkolla, 1 qendër shëndetësore, disa automjete si edhe 1 urë. Tërmeti nuk preku rrugët, autostradën Durrës-Tiranë dhe as puset e naftës në zonën e

Fierit.

Albanien Tirana nach dem Erdbeben (DW/A. Ruci)

Masa jo të zakonshme, për një tërmet jo të zakonshëm

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë urdhër për marrjen e të gjitha masave për të përballuar një goditje tjetër, të parashikuar nga sizmologët  më të ulët, se ajo që shkaktoi dëme. Në takimin që zhvilloi dje ( 22.09) kryeministri Rama me ministrat e tij, deputetët e Partisë Socialiste dhe autoritetet lokale në gjithë vendin e cilësoi ” jo të zakonshëm tërmetin e 21  shtatorit. “Paniku ka kaluar. Tërmeti është në psikologjinë e njerëzve akoma. Nuk jemi në kushtet e rrezikut eminent. Çdo shtëpi e prekur të ketë dosjen e vet, të firmoset dhe të kalojë për trajtim tek emergjencat për fazën e rehabilitimit. Tërmete si ato të shtunës nuk janë të zakonshëm në Shqipëri”, theksoi Rama.

LEXO EDHE:  Tirana, Veliaj fiton me 300 vota ne lagjen e Bashes

Për një tërmet jo të zakonshëm, masat që po merren janë gjithashtu jo të zakonshme. Për të mbështetur familjet e prekura dhe marrë masa për të përballuar lëkundje potenciale në vijim në qarkun e Durrësit, ushtria u dislokua me automjetet e saj ushtarake në qytetin bregdetar. Në stadiumin e Durrësit ushtria përfundoi vendosjen e ҫadrave, me një kapacitet prej 30 personash në secilën prej tyre. Shtëpitë e pushimit, në administrimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, janë vënë në dispozicion të qytetarëve derisa të riparohen banesat e tyre të dëmtuara. Çadra janë vendosur edhe në zonat periferike të Tiranës krahas vënies në dispozicion të kampusit në qytetin Studenti.

Albanien Erdbeben (AFP/G. Shkullaku)

Qëndra solidariteri u ngritën të dielën në Durrës, Tiranë dhe qarqe të tjera, të prekura më pak nga tërmeti. Në një nga këto qëndra në Tiranë, të ngritur në sheshin „Skandërbe” familjeve të prekura u ofrohen ushqime dhe informacion për t’u drejtuar tek institucionet lokale për ҫdo problem që kanë.

Mbrojtja Civile e BE ofron ndihmë të Shqipërisë

Komisioneri i Zgjerimit në largim, Johannes Hahn, që në Komisionin e ri Europian do të merret me ҫështjet e Buxhetit dhe të Administratës, në një status në median sociale i quan “serioze lëndimin e më shumë se 100 personave dhe dëmet në infrastrukturë prej tërmetit të 21 shtatorit. BE i ofron menjëherë ndihmë Shqipërisë përmes Mekanizmit të tij të Mbrojtjes Civile” thekson në Hahn.

Në ditët në vijim, sipas sizmologëve priten lëkundje të tjera, më të lehta pas tërmetit të 21 shtatorit, me epiqëndër në Detin Adriatk, në veri të Durrësit, në Kepin e Rodonit. Infrastruktura e ngritur ofron daljen nga banesat të qytetarëve në zonat  ku tërmeti i 21 shtatorit i zbuloi si më të rrezikuarat.  / DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Ikën drejtori i AKU Tiranë/ Ja kush e zëvendëson

Publikuar

-

Nga

Pak ditë pas emërimit në krye të AKU, drejtuesi i ri, Robert Lili ka nisur lëvizjet e drejtuesve të këtij insitucioni edhe në rang rajonal.

Mësohet se sot është larguar nga detyra kreu i AKU-së Tiranë, Sefer Sefa. Në vend të tij është emëruar si drejtues i ri, Arbër Nuri.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po hyn në një fazë ristrukturimi dhe transformimi, me qëllim për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë ushqimore dhe dinamikës që dikton tregu 🎯. Në kuadër të këtij procesi do të kemi ndryshime edhe në radhët e drejtuesve 🔂.

LEXO EDHE:  Çim Peka “lan duart” nga skandali/ Braktis gazetarin, sulmon Ramën nga nëna

LEXO EDHE:  Nga janari, Tirana me dy kryetarë bashkie

Sot është komanduar në krye të Drejtorisë Rajonale Tiranë, drejtoria ku është përqëndruar edhe numri më i madh i operatorëve të biznesit ushqimor, z.Arbër Nuri👏.

Duke falenderuar paraardhësin z.Sefer Sefa për punën e bërë deri më tani, shprehim besimin që drejtuesi i ri i AKU-së në Tiranë do të adresojë më mirë problematikat dhe punën e inspektorëve në terren🤝.

Siguria ushqimore është një çështje e përbashkët, që kërkon angazhim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve në treg, si dhe përfshirjen proaktive të konsumatorëve” thuhet në njoftimin për mediat./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përndiqte kolegen/ Reagon gazetari: Nuk jam arrestuar

Publikuar

-

Nga

Gazetari Sadik Sejdinaj ka reaguar pas lajmit se u arrestua pas përndjekies së një kolege.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sejdinaj është shprehur se nuk është arrestuar dhe se shoqërimi i tij në polici ka qenë vetëm për të sqaruar detajet e këtij lajmi “fatkeq”, sikurse shprehet ai.

Reagimi

Nuk jam arrestuar. U shoqerova ne polici per te sqaruar detajet e ketij lajmi qe nuk e di nga mbiu, por fatkeqesishte beri hatane. U ndjeva tmerresishte keq kur koleget e mi ne polici kishin shperndar nje deklarat per mediat se jam shoqeruar ende pa me bere asnje lloj verifikimi apo pa me pyetur : si qendron puna? Nuk e kam kercenuar, nuk e kam perndjekur thjesht kam komunikuar ne ëhat’s up me kolegen time dhe shoqen tuaj Gjithashtu edhe kolegeve te mi ne televizione dhe port(h)aleve qe u nguten per te bere lajmin i pari, kush me foto e kush
me emer e mbiemer. Faleminderit te gjithve!/CNA.al

 

LEXO EDHE:  FOTOT/ ISIS planifikon të sulmojë ambasadën ruse në Tiranë

LEXO EDHE:  Nga janari, Tirana me dy kryetarë bashkie

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

CRCA/ECPAT Shqipëri: Parlamenti ka humbur oponencën për përgatitjen e ligjeve cilësore 

Publikuar

-

Nga

CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet kësaj thirrje të hapur publike, i kërkojnë të gjithë deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë të reagojnë në mënyrë urgjente për të mos-aprovuar Projekt-Ligjin e Rinisë, i cili mbetet ende një ndër projekt-ligjet më të dobëta dhe më të varfra në historinë e parlamentarizmit.

Komisioni për Edukimin dhe Informimin Publik diskutoi dje, një pjesë të nenve të Projekt-Ligjit të Rinisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave. Ndërsa Projekt-Ligji vijon të diskutohet ende në komisionin përgjëgjës, CRCA/ECPAT Shqipëri, si e vetmja organizatë që po ndjek këtë proces, shpreh shqetësimin e saj se ky ligj kërkon të vendosë nën diktatin e Qeverisë mbi 681,548 të rinj e të reja të moshës 15-29 vjeç në Shqipëri!

Referuar neneve të Ligjit të Rinisë që po diskutohet në Kuvend, shqetësimi ynë qëndron:
• Projekt-Ligji i Rinisë po vendos një diktat absolut të Ministrisë përkatëse ndaj të gjitha organizatave rinore;
• Në nivel lokal të gjitha organizatat rinore vendosen gjithashtu nën kontrollin e plotë të kryetarëve të Bashkive;• Pavarësisht se Komisioni i Ligjeve në Kuvendin e Shqipërisë ka rekomanduar disa zgjidhje dhe përmirësime pozitive në tekstin rishikues të ligjit, theksojmë se ky ligj lë shumë vend për abuzime politike dhe nuk zgjidh problemet e të rinjve në Shqipëri;
• Ligji nuk adreson aspak një prej çështjeve më të prekshme që po përjeton Shqipëria vitet e fundit, atë të ikjes së trurit dhe forcës punëtore më aktive, rininë;
• Në Ligjin e Rinisë nuk përcaktohet në asnjë moment buxheti për rininë si në nivel lokal dhe atë qëndror;
• Mungojnë një sërë elementësh mjaft të rëndësishëm ndihmues për fuqizimin e rinisë në Shqipëri si Sektori i rinisë pranë çdo Bashkie, Qendrat Rinore, Komisioneri për të Drejtat e të Rinjve, koncepti i punonjësit të rinisë si dhe çfarë është puna me rininë dhe ku konsiston ajo.

LEXO EDHE:  Tirana pa drita/ OSHEE bën njoftimin e rëndësishëm

LEXO EDHE:  Nga janari, Tirana me dy kryetarë bashkie

Ky Ligj ju mohon gjithashtu të drejtën për rreth 255,689 studentë dhe nxënës të arsimit të mesëm dhe të lartë në Shqipëri, për të patur shërbimet rinore.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Parlamenti të Shqipërisë dhe të gjithë deputetëve të saj, të mos miratojnë këtë nismë ligjore, e cila shkel haptazi të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

CRCA/ECPAT Shqipëri, do të kontaktojnë në mënyrë urgjente delegacionin e BE-së, Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe çdo përfaqësi tjetër diplomatike në vend, për t’i shprehur shqetësimin e tyre për tendencën e vazhdueshme për të shkelur të drejtat e të rinjve në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE