LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çim Peka “lan duart” nga skandali/ Braktis gazetarin, sulmon Ramën nga nëna

23 Shtator 2019, 12:34, Politikë CNA
Çim Peka “lan duart” nga skandali/ Braktis gazetarin, sulmon

Çim Peka ka reaguar sërish sot në lidhje me skandalin e mbrëmshëm, ku portal i drejtuar prej tij, raportoi një lajm, ku pretendohej se një tërmet i fortë do të godiste Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Çim Peka ndërsa ka shpërndarë një link, ku sqarohet sipas tij e vërteta e lajmit në fjalë, në fakt ai ka tentuar të heqë përgjegjësinë nga vetja, duke ia faturuar atë gazetarit.

?Lajmi ngrinte alarmin, se lëkundjet edhe më të mëdha se ato të orës 16.05 minuta të të shtunës, do të përsëriteshin brenda mesnatës. Mes mediave dhe gazetarëve të tjerë edhe ai i Syri.net, Aurel Rakipllari, në kushtet e presionit individual duke ju referuar një botimi të përhapur në mënyrë epidemike në rrjet, publikoi një lajm me një titull emocional, por në thelb me qëllim shërbimi ndaj qytetarëve në kushte emergjence, të cilin Edi Rama nuk e la të binte në tokë.?-thuhet ndër të tjera në shkrimin e publikuar nga Peka.

Por, bashkangjitur këtij linku, gazetari Peka ka sulmuar ashpër edhe kryeministrin Edi Rama, duke mos ngruruar të përdorë edhe një gjuhë jo të përshtatshme. Në postimin e tij, gazetari Peka, sulmon Ramën nga nëna.

?Ti me flet per besueshmeri, ti budallai i Surrelit qe dergon plaken te zbukurohet me 100 euro ne parukeri e me pas e detyron te marre sherbimin urban per ne shtepi qe te duket si pensioniste ne hall? Ti me flet per besueshmeri qe poston mesazhe per qetesi dhe vete ja mbath per ne NY? Ti me flet per perhapje paniku? Ti qe permbyte Tiranen per eksperiment duke hapur digen e liqenit e ja mbathe per ne Kine??-shkruan Çim Peka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga