Connect with Us

Aksioni opozitar/ Basha u përgjigjet krerëve të partive të vogla

Politikë

Aksioni opozitar/ Basha u përgjigjet krerëve të partive të vogla

Publikuar

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas kërkesës së aleatëve të cilat i parashtruan shtatë kërkesa.

Mësohet se kreu i PD do të mbledhë nesër  në një takim aleatët e tij opozitarë.

Takimi do të mbahet në selinë e PD në prën 14:00.

Ende nuk dihen detaje rreth kësaj tryezë, por në qendër të diskutimit mendohet se do të jetë aksioni opozitar që do të ndërmarrin partitë joparlamentare, por nuk përjashtohet edhe çështja e këtyre ditëve, tërmeti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  A mund të bëhet Lulzim Basha një Fatos Nano?!

LEXO EDHE:  Reforma e ujit/ Rama: Penalizime në shkurt për lidhjet e paligjshme

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

Situata nga Covid-19/ Ish deputeti ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite kineze?

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Ish deputeti ngre dyshime: Mos po përdoren akoma kite kineze?

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se situata e pandemisë së koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit për shkak të dështimit të strategjisë së qeverisë.

Shehu ngre dyshime për llojin e kiteve që përdoren për testimin e personave të dyshuar si të infektuar. Sipas tij, këto kite mund të jenë të prodhimit kinez, që shpesh kanë rezultuar me një shkallë të lartë të pasaktësisë.

Shehu i rekomandon qeverisë shqiptare të kërkojë asistencë ndërkombëtare, mundësisht nga Italia, për të cilën shprehet i bindur se s’ka për të munguar.

“Covid” në përkeqësim, Rama “i zhdukur” Komiteti në konfuzion, Ministria e Shëndetësisë vë në dyshim cilësinë e testimeve të saj!

Asistenca ndërkombëtare e domosdoshme në këto kushte, kur:

—Shifrat e pakta zyrtare për përhapjen e pasojat e Covid janë tej alarmit, jemi nën një mungesë transparence, pa strategji, me një Komitet që pas dy muajsh belbëzoi përdorimin e maskave, që deklaron pa kuptuar gravitetin, hyrjen në “fazën e transmetimit komunitar” (të jashtë kontrollit)… jemi dhe me një Qeveri të paralizuar!

—Ndërsa Kryeministri ka “harruar” fjalën Covid kur pak muaj më parë ishte i “kudo e kurdo ndodhur” në betejën e tij të dështuar me tanke e avione, në vend të një strategjie inteligjente kundër një virusi, veçse duke terrorizuar qytetarët.

LEXO EDHE:  A mund të bëhet Lulzim Basha një Fatos Nano?!

LEXO EDHE:  Qeveria ka rënë/ Bogdani: Në 27 vite nuk kemi parë pjesëmarrje të tillë

—Por “çuditë” pështjelluese nuk mbarojnë, ndërsa vazhdojnë të mbahen të bllokuara të gjitha laboratorët e vendit Ministria e Shendëtesisë vë në dyshim besushmerinë e testimeve të saj, të vetmet të lejuara molekulare e imunologjike, duke i dhënë një të tillë vetëm 70% e duke shpallur në këto kushte si strategji të mbrotjes së spitaleve mos testimin e gjerë!!!!

Mos vallë ne vazhdojmë të përdorim akoma kitet kineze në PCR, kur kitet e reja perëndimore kanë sensivitetin 95% e specifitetin 98%, po në imunologji, cilat janë kitet e vetme që përdoren e pse nuk publikohet dokumentacioni përkatës?!

Në këto e të tjera kushte të rrezikeshme tashmë në ekstrem duhet filluar menjehere hartimi i një strategjie inteligjente e implementimi i saj, gjë e cila imponon një asistencë profesionale e logjistike ndërkombëtare të qendrueshme në terren, mundësisht italiane, që nuk do të mungojë nqs kërkohet”, shkruan Shehu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“I vetëm në Facebook”/ Ramës i dezerton ushtria e Propagandës

Publikuar

-

Nga

Një video e zakonshme me ngjyra me xhirime të kuruara nga ajri e nga toka, është hedhur mesditën e kësaj të diele në faqen Facebook të kryeministrit. Bëhet fjalë për një kantier tregtimi të peshkut diku në Vlorë, ku me siguri regjisor i xhirimit të planeve është ministri përgjegjës Bledi Çuçi.

Pak a shumë diçitura për këto lloj sipërmarrjesh është e ngjashme dhe për kantierin në fjalë shkruhen këto fjalë: “Pas qendrës së re të mbledhjes e shpërndarjes së peshkut në Shëngjin, një tjetër kantier në Vlorë për tregtimin me shumicë të peshkut në kushte optimale. Së shpejti edhe rindërtimi i Portit të Peshkimit”.

Por kjo nuk i bën pështypje gazetarit e as medias në tërësi, (përjashto ato që bëjnë klering me çdo lloj lajmi të gatshëm që shpërndan qeveria).

LEXO EDHE:  Protesta e biznesit/ Ku ishin strukturat e Bashës ?

LEXO EDHE:  Një ditë para seancës plenare/ Rama i shkon në zyrë Metës

Por çfarë vumë re, vetëm 20 minuta pas publikimit, aty ku ushtarët e administratës duhet të vërshonin me komentet “Bravo”, “Rroftë Qeveria”, “I palodhuri Edi Rama” etj.

Asgjë nga këto me përjashtim të ndonjë individi të dalë nga rreshti, në mos punonjës i propagandës, ndonjë militant i rastit.

Pa sqaruar komentet,  po i përcjellim të fotografuara,  por le të nxjerrim dy arsye pse administrata dixhitale refuzon të luajë gishtin brenda postimeve të Ramës. 1.  E diel! 2. Po soset durimi! /CNA.al

LEXO TE PLOTE