Connect with Us

Përgjaken rrugët/ Një i vdekur, katër të plagosur

Kronika

Përgjaken rrugët/ Një i vdekur, katër të plagosur

Publikuar

-

Dy aksidente të rënda kanë përgjakur rrugët e vendit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Mësohet se një këmbësor është përplasur nga një automjet, dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë. Viktima është Z. U. nga fshati Hajmel i Vaut të Dejës.

Nga të dhënat e para mësohet se viktima i ka prerë rrugën makinës, që e përplasi për vdekje.

LEXO EDHE:  FOTO - Aksident në autostradë/ Bllokohet qarkullimi

Ndërkohë, një tjetër aksidenti i dytë është regjistruar në aksin Milot-Mamurras në afërsi të kryqëzimit të Patokut. Një makinë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat. Në makinë kanë qenë katër persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Pranga doganierit në Qafë Botë/ Niset drejt Greqisë me drogë me vete

Publikuar

-

Nga

Një doganier dhe një vajzë 23 vjeçare janë arrestuar nga policia kufitare e Qafë Botës.

Në pranga ka rënë 36-vjeçari Artan Ibrahimi nga Përmeti dhe e dashura e tij Konstandina Meci.

Arrestimi i tyre bë pasi po tentonin të kalonin kufirin me 33 pako kanabis sativa.

Mësohet se destinacioni final ishte Greqia, ku lënda narkotike do të shitej.

LEXO EDHE:  FOTO – Aksident në autostradë/ Bllokohet qarkullimi

LEXO EDHE:  Furgoni bie në humnerë/ Policia jep detajet

Artan Ibrahimi mësohet se është doganies në pikën kufitare ‘Tre urat’ në Përmet dhe jo në pikën kufitare ku u kap droga.

Policia nuk e ka përcaktuar ende sasina e drogës që ndodhej në automjetin tip ”Toyota” me targë AA 040 TY, ndërsa vijojnë hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Berisha publikon videon/ Polici dhunon qytetarin në mes të qytetit

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku një efektiv policie ka dhunuar një qytetar në Librazhd.

Në videon e publikuar nga Berisha duket ku qytetari konfliktohet me policing dhe kyi fundt përdor dhunë ndaj tij.

“Shikoni se si godet qytetarin në mes të qytetit të Librazhdit narkorimineli Kalemi, mik i ngushtë i Taulant Bego Yaris. Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën banditeske të narkohorrave me uniform”, shkruan Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 80 mijë paketa kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit

Publikuar

-

Nga

Strukturat e Administratës Doganore kanë sekuestruar një sasi prej 80 mijë paketa cigare në Pikën e kalimit Kufitar të Hanit të Hotit.

Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme, mbi të dhënat e dokumentacionit shoqërues të një ngarkese, strukturat doganore ushtruan kontroll në mjetin e dyshuar, ku rezultoi një ngarkesë prej 80 mijë paketa cigare të markës “REGINA RED”.

E gjithë ngarkesa me cigare ishte e papajisur me pulle fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër.
Rasti u referua në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

LEXO EDHE:  FOTO – Aksident në autostradë/ Bllokohet qarkullimi

LEXO EDHE:  Makina përplas kalimtarin/ Bllokohet trafiku në Rinas

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore./CNA.al

LEXO TE PLOTE