LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

13 milionë të vdekur, 500 mijë lëkundje në vit/ Çfarë nuk dini mbi tërmetet

23 Shtator 2019, 12:19, Blog CNA
13 milionë të vdekur, 500 mijë lëkundje në vit/

Tërmetet shkaktohen kryesisht kryesisht nga çarjet gjeologjike. Por mund të shkaktohen gjithashtu nga rrëshqitjet e tokës, testet bërthamore, shpërthimet në miniera dhe aktiviteti vullkanik.

Gati 80 për qind e tërmeteve më të mëdha në Tokë, ndodhin pranë të ashtuquajturës ?Unaza e Zjarrit?, një rajon në formën e një patkoi në Oqeanin Paqësor, ku takohen shumë pllaka tektonike. Zona e dytë më e prirur nga tërmetet, është një rajon i quajtur Rripi i Alpideve, që përfshin vende të tilla si Turqia, India dhe Pakistani.

Tërmeti më i hershëm i regjistruar, ka ndodhur në vitin 1831 Para Krishtit, në provincën Shandong në Kinë.

Tërmetet vrasin afërsisht 8.000 njerëz çdo vit. Llogaritet që ato të kenë shkaktuar rreth 13 milionë të vdekur gjaë 4.000 viteve të fundit.

Shkalla e Magnitudës së Momentit (MMS), zëvendësoi në vitet 1970, shkallën Rihter që u shpik në vitin 1935, si një metodë e matjes së madhësisë së tërmeteve në aspektin e energjisë së çliruar.

Toka goditet çdo vit nga mbi 500 mijë tërmete të shkallëve të ndryshme. Një tërmet zgjat mesatar rreth 1 minutë. Por tërmeti nën Oqeanin Indian në vitin 2004, zgjati gati 10 minuta, një rekord ky deri më sot në historinë e tërmeteve të regjistruar.

Më tepër tërmete ndodhin në hemisferën veriore, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sesa në hemisferën jugore.

Termeti i madh i shkallës 8.8 në Kili, zhvendosi me 3 metra në perëndim qytetin e Koncepsion më 27 shkurt 2010. Ai tërmet reduktoi me pak milisekonda ditën në Tokë, dhe ndryshoi rrotullimin e planetit.

Një ndër tërmetet më vdekjeprurëse, është ai që goditi rajonin e Shanxit në Kinë më 23 janar 1556. Rreth 830.000 njerëz gjetën vdekjen. Ndërkohë një tjetër tërmet në vitin 1201 në Mesdheun lindor, etiketohet si tërmeti më katastrofik në histori, dhe mendohet se shkaktoi vdekjen e 1 milionë njerëzve.

Një tërmet nën oqean mund të shkaktojë një cunami, që udhëton në të gjitha drejtimet me një shpejtësi deri në 970 km/h, po aq sa shpejtësia e një avioni. Kur cunami mbërrin në vijën  bregdetare, ai arrin befas lartësinë mbi 30 metra, duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.

Cunami më i lartë i shkaktuar nga një tërmet, është vërejtur në Japoni në vitin 1771. Ai ishte mbi 85 metra i lartë, dhe goditi ishullin Ishigaki.

Tërmeti që ndodhi nën Oqeanin Indian në dhjetor 2004, prodhoi energji të mjaftueshme për të furnizuar për 3 ditë me energji elektrike të gjitha shtëpitë dhe bizneset në Shtetet e Bashkuara.

Pas-goditjet që pasojnë tërmetin kryesor, ndodhin për shkak të rregullimit të çarjes që ka ndodhur në koren e Tokës. Tërmetet më të mëdha, mund të pasohen nga tërmetet më të vogla, që mund të zgjasin me vite.

Pllakat tektonike, lëvizin më pak se 7.62 cm në vit. Sidoqoftë, një lëvizje prej vetëm 20 cm e tyre, mjaftoi për të shkaktuar një tërmet të madh si ai në Kobe të japonisë në vitin 1995, me një magnitudë 6.9.

Një tërmet konsiderohet i madh kur ka një magnidutë më shumë se 7. Një magnitudë prej 3 ose më pak, është gati e pandjeshme nga njerëzit.

Gati 2.000 vjet më parë, astronomi kinez Zhang Heng (78-139 Pas Krishtit) shpiku detektorin e parë të tërmeteve në botë. Ai mund të zbulonte tërmetet që ndodhin më shumë se 600 km larg.

Tërmetet ndodhin vetëm në koren e Tokës. Edhe tërmetet e thella e kanë origjinë tek korja, që rrëshqet poshtë një pllake tjetër tektonike. Tërmetet më shkatërruese, janë ato që janë të fortë dhe që e kanë epiqendrën më pak se 32 km nga sipërfaqja e tokës, dhe që ndodhin në zona me një popullsi të dendur.

Shkencëtarët mendojnë se kafshët mund të ndiejnë dridhjet e dobëta të tokës, përpara një tërmeti të fortë. Kjo për shkak se ato arrijnë të përceptojnë sinjalet elektrike, që shkaktohen nga zhvendosja e shkëmbinjve nëntokësorë.

Tërmeti më i fortë në historinë e kohëve të fundit, ishte ai që goditi Kilin nën vitin 1960, me një magnuidutë 9.5, dhe që shkaktoi një dallgë gjigande në oqean që udhëtoi deri në 10.000 km larg larg.

Përpara ndodhjes së një tërmeti, pellgjet dhe kanalet mund të përhapin në ajër një aromë të çuditshme. Kjo shkaktohet nga lëshimi i gazrave të nëntokës./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga