Connect with Us

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë/ Ja epiqendra

Sociale

Tjetër tërmet lëkund Shqipërinë/ Ja epiqendra

Publikuar

-

Një tërmet me forcë goditëse 4.4 ballë ka tronditur Shqipërinë në orën 22.08, në zonën Tiranë-Durrës.  Ai është regjistuar me epiqendër 20 km nga Tirana dhe vetem 5 km nga Vora.

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shtypi i ditës, 19 tetor 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 19 tetor 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “BE thotë “jo”, vendimi për negociatat në 2020”, ndërsa një tjetër titull vijon “Rrëfehet shqiptarja që befasoi ‘X faktor”, në Greqi”.

“Panorama” hapet me titullin “Legalizimet, lista me 3500 familjet që marrin tapitë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Zbulohet përplasja fizike mes tri modeleve VIP, Oriola dhe Kejvina pritë në shtëpi Einxhell Shkirës”.

LEXO EDHE:  Shkundet Rumania/ Lëkundjet nga tërmeti ndjehen edhe në tri shtete të tjera

LEXO EDHE:  Dy tërmete njëri pas tjetrit/ Qytetarët në panik

“Shekulli” ka si titull kryesor “Dështon qeveria Rama, nuk hapen negociatat”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vajza e artë e Universitetit të Shkodrës”.

“Telegraf” hapet me titullin “Eurodeputetë të joshur me çanta me euro përcilen nga eskorta qeveritare”, ndërsa një tjetër titull vijon “Gjermania lehtëson dhënien e vizave të punës për shqiptarët”.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Artan Fuga denoncon skandalin/ Çfarë ndodhi dje në Akademinë e Shkencave

Publikuar

-

Nga

Akademiku i njohur Artan Fuga vijon të ngrejë zërin kundër asaj çfarë po ndodh në Akademinë e Shkencave, të cilën ai e cilëson si uzurpim dhe puç institucional.

Në një deklaratë për mediar, si anëtar në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, Fuga thekson se shqiptarët dje morën pas qafe edhe uzurpimin e Akademisë së Shkencave nga ana e Skënder Gjinushit dhe bashkëpuntorëve të tij.

“Dje në Akademinë e Shkencave ndodhi ajo që pritej: në mënyrë të paligjshme kryesia e akademisë së shkencave manipuloi asamblenë duke emëruar Skënder Gjinushin në mënyrë të jashtëligjshme kryetar.

Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!!!

Pa hyrë në hollësitë e relacionit mbajtur nga Vasil Tole, krejtësisht i pabazë dhe me një kulturë juridike për të qarë hallin, Akademia e Shkencave bëri një veprim pa logjikë ligjore.”-shkruan ndër të tjera Fuga.

Sipas profesor Fugës, “Në këtë mënyrë dje në akademinë e shkencave ndodhi uzurpimi i paligjshëm i një posti publik, krim penal, akademia e shkencave rrezikon që të dali jashtë kuadrit ligjor për çdo shkresë që nënshkruhet nga kryetari i paligjshëm, dhe çdo gjykatë kushtetuese, sapo të krijohet, do ta hedhi në kosh këtë veprim të paligjshëm.”

Deklarata e plotë:

Puç institucional në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Kryetari emërohet pa zgjedhje!!!

Bashkë me dështimin e negociatave për hyrjen në BE, shqiptarët dje morën pas qafe edhe uzurpimin e Akademisë së Shkencave nga ana e Skënder Gjinushit dhe bashkëpuntorëve të tij!

Dje në datë 18 tetor 2019, ora 11°°, në Akademinë e Shkencave ndodhi ajo që pritej: në mënyrë të paligjshme kryesia e akademisë së shkencave manipuloi asamblenë duke emëruar Skënder Gjinushin në mënyrë të jashtëligjshme kryetar.

Pa miratimin e Presidentit të Republikës sikurse e kërkon ligji, por edhe pa proces votimi, pa zgjedhje, thjesht me vendim të kryesisë!

Zgjedhjet e 24 qershorit u mbyllën me dështim sepse Presidentit e refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit, kurse dje u emërua po ky i fundit pa proces të dytë votimi!!!

Pa hyrë në hollësitë e relacionit mbajtur nga Vasil Tole, krejtësisht i pabazë dhe me një kulturë juridike për të qarë hallin, Akademia e Shkencave bëri një veprim pa logjikë ligjore.

Zgjedhjet e 24 majit 2019 Kryesia e ASH konsideroi se i bëri me ligjin e vjetër për akademinë, poashtu detyrohet të pranojë edhe kthimin refuzues të Presidentit po me atë ligj për kandidaturën e Skënder Gjinushit, kurse emërimin e këtij të fundit, e bëri dje pa zgjedhje me ligjin e ri që ka nxjerrë jashtë fuqie ligjin e vjetër.

LEXO EDHE:  Foto-Italia kalon orë tmerri/ Tërmeti godet ishullin pranë Napolit

LEXO EDHE:  Tërmeti dhe shiu

Gjysma e procesit zgjedhor me një ligj, dhe gjysma tjetër me një ligj tjetër që anullon të parin. Kryesia e akademisë së shkencave, duke më ndaluar dhe censuruar fjalën, por jo votën time kundër, dhe braktisjen e sallës në shenjë proteste, mbledh copa ligjesh dhe përdhos kushtetutën e Shqipërisë në veprim jashtëligjit!

Manipulimi i bërë nga kryesia e ASH është i paprecedent në historinë e Shqipërisë.

Për herë të parë në historinë e ligjeve në Shqipëri ndodh që një proces të legjitimohet me dy ligje kontradiktore ku njeri ka anulluar tjetrin. Gjysma e procesit me një ligj dhe gjysma me një ligj tjetër që ka anulluar të parin.

Kryesia e akademisë së shkencave e ka kthyer institucionin si gjysma gjeli.

Dje ndodhi absurdi. Kryesia e akademisë së shkencave i imponoi asamblesë së akademikëve që një ligj i dalë më vonë të ketë fuqi prapavepruese për të kaluarën e mbyllur. Zgjedhjet e 24 majit 2019 i interpreton me një ligj të tetorit 2019!!! Eshtë njësoj sikur sot të dali një ligj që asnjë veturë që nuk punon me elektrik të mos qarkullojë, dhe mbi bazën e këtij ligji të dënohen ata që përpara daljes së tij tij kanë qarkulluar me vetura me karburant!!!

Në këtë mënyrë dje në akademinë e shkencave ndodhi uzurpimi i paligjshëm i një posti publik, krim penal, akademia e shkencave rrezikon që të dali jashtë kuadrit ligjor për çdo shkresë që nënshkruhet nga kryetari i paligjshëm, dhe çdo gjykatë kushtetuese, sapo të krijohet, do ta hedhi në kosh këtë veprim të paligjshëm.

Një akademi e shkencash po përvijohet në të ardhmen!

Në atë që duhej të ishte shtëpia e së drejtës, e logjikës, e respektimit të ligjit, dje u profanua shteti i së drejtës, u shkel me këmbë ligji, me heshtjen vrastare të Kuvendit të Shqipërisë, të kryeministrit, si edhe të ministrisë së financave.

Që nga dje ne nuk kemi as negociata me BE, as pushtet lokal pluralist dhe demokratik, as Kuvend me deputetë të ligjshëm, as Gjykatë Kushtetuese, kemi një President që Kuvendi kërkon ta shkarkojë, nuk kemi zgjedhje të lira, por nuk kemi as drejtim të ligjshëm të akademisë së shkencave!

Historia, ligja, drejtësia në mos sot, nesër do të bjerë mbi të gjithë ata që e organizuan dhe e zbatuan këtë uzurpim, këtë puç institucional!

Ai fsheh të tjera marifete për të cilat unë kam kërkuar hetim nga Prokuroria, nga deputetët, nga ministria e financave, nga kryeministria!

Sot këta heshtin, por nesër petët e lakrorit do të hapen!

E drejta vonon, por nuk mbytet!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Këtë fundjavë, ashtu si edhe gjatë këtyre ditëve që kaluam parashikohet mot i kthjellët me kalime të pakëta vranësirash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, mjegulla nëpër lugina, e favorizuar nga era e lehtë juglindore do të shfaqet në orët e para të mëngjesit, për tu shpërbërë deri në orët e paradites.

Temperaturat nuk do të pësojnë luhatje të ndjeshme. Ato parashikohen në:

LEXO EDHE:  Shqipëria u shkund nga tërmeti/ Zbardhet bilanci i dëmeve

LEXO EDHE:  Tjeter termet 4.6 balle godet Italine

Zonat malore 8ºC deri në 23ºC
Zonat e ulëta 11ºC deri në 27ºC
Zonat bregdetare 13ºC deri në 25ºC

LEXO TE PLOTE