LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Thuajse 24 orë pas tërmeteve/ Qeveria “vë dorën në zemër” për Durrësin

22 Shtator 2019, 17:26, Politikë CNA
Thuajse 24 orë pas tërmeteve/ Qeveria “vë dorën

Pothuajse 24 orë pas tërmeteve të fuqishme, qeveria u kujtua të ngrejë çadrat e emergjencës në Durrës.

Një pjesë e banorëve të Durrësit janë strehuar përkohësisht në çadrat e emergjencës që janë ngritur në stadiumin e qytetit.

Durrësi ka qenë ?shënjestra? e tërmeteve të njëpasnjëshme që lëkundën dje vendin.

Edhe pse mbrëmjen e djeshme situata ishte kaotike, qeveria nuk u gjend pranë këtyre banorëve të tmerruar. Banorët e Durrësit dhe zonave përreth kishin nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga ana e qeverisë, ndërkohë që kjo e fundit ?endej? nëpër ekranet e televizioneve.

Ngritja e çadra të emergjencës ishte urgjente që mbrëmjen e kaluar, pasi një numër i madh banorësh janë zgjuar në qiell të hapur./CNA.al

Lajmet e fundit nga