LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thaçi flet për sfidat e paszgjedhjeve dhe garancinë e marrëdhënieve me SHBA e BE

22 Shtator 2019, 20:00, Kosova & Bota CNA
Thaçi flet për sfidat e paszgjedhjeve dhe garancinë e

Qeveritë mund të vijnë dhe të shkojnë, por marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian nuk do të cenohen asnjëherë. Ka qenë kjo fraza e sigurisë që ka artikuluar presidenti në detyrë i Kosovës, Ashim Thaçi, gjatë një prononcimi për radion “Zërin e Amerikës”, në Iowa, ku vizitoi Gardën Kombëtare, Asamblenë e Përgjithshme të këtij shteti amerikan, takoi guvernatoren, Kim Reynolds, si dhe studentet nga Kosova.

Presidenti Thaçi tha se pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit, Kosova duhet të formojë shpejt një qeveri të re, që do të përballet me sfidat që e presin vendin.

?Por fillimisht do të jenë prioritetet e brendshme e pastaj do të diskutohet edhe për mundësinë e tejkalimit të të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut, që të mos jetë pengesë as Kosova e as Serbia?, tha ai.

Kujtojmë se bëhet fjalë për dialogun e “ngrirë” pas vendosjes së taksës 100 % për mallrat serb e që Kosova e vendosi si masë detyrimi ndaj Serbisë që diversiononte lidhur e  mosnjohjen e saj nga shtetet e huaja.

Për këtë temë presidenti Thaçi tha se duhet një debat i brendshëm sa u përket tarifave në të cilën duhet të përfshihen edhe partitë politike, qeveria, parlamenti dhe shoqëria e Kosovës.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar në vazhdimësi pezullimin e tarifave, ndërsa Bashkimi Evropian heqjen e tyre për të rihapur bisedimet me Serbinë, por qeveria në largim e Kosovës i ka rezistuar kësaj trysnie duke nxitur shqetësime për cenimin e marrëdhënieve me aleatët e saj…

Po ashtu Thaçi shprehu besimin së emërimi i zotit Mathew Palmer si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është mesazh i qartë se SHBA do të jenë aktive në rajon dhe në procesin e bisedimeve Kosovë Serbi. Po ashtu ai tha se vetëm një marrëveshje që çon në njohje të ndërsjellë ka kuptim për popullin e Kosovës duke mohuar ekzistencën në tryezën e bisedimeve të ndryshimit të kufijve, ide që e hedhur në verën e vitit të kaluar si mundësi për të arritur një marrëveshje ndërmjet palëve.

?Kurrë nuk ka qenë në tryezë ndryshimi i kufijve. Integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm. Të gjithë ata që kanë folur për ndryshim të kufijve të Kosovës kanë prezantuar një mashtrim për opinionin publik me karakter elektoral. Territori i Kosovës është i paprekshëm. Por unë gjithmonë respektoj të drejtën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që t?i bashkëngjiten Republikës së Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës. Të gjitha opinionet tjera janë gënjeshtra?, tha i tha Presidenti i Kosovës radios amerikane . /CNA.al

Lajmet e fundit nga