Connect with Us

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, reagon Johannes Hahn/ BE ofroi menjëherë ndihmë

Politikë

Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, reagon Johannes Hahn/ BE ofroi menjëherë ndihmë

Publikuar

-

Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka reaguar lidhur mbi situatën në Shqipëri pas tërmeteve që tronditën vendin.

Me një mesazh në rrjetet sociale, Hahn shprehet se ndihet i shqetësuar, teksa deklaron se BE ofron ndihmë menjëherë për Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Johannes Hahn:

I trishtuar dhe i shqetësuar për të mësuar në lidhje me serinë e tërmeteve shkatërrimtare në Shqipëri, që shkaktuan lëndime në më shumë se qindra njerëz dhe dëme të mëdha në infrastrukturë.

LEXO EDHE:  Letra e hapur që Hahn u dërgoi shqiptarëve/Reagon Eduard Kukan

#EU ofroi ndihmë menjëherë përmes aktivizimit të mekanizmit të mbrojtjes, #EUCivilProtection./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Është flori komplet”/ Deputeti i opozitës i përvishet Metës: Jep llogari për thesarin e Krrabës!

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shprehur se do të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke argumentuar se pret që ai të rikthehet në krye të LSI-së.

Sipas Gjuzit, Meta nuk ka asnjë shans që të shpërndajë Parlamentin, ndërsa shtoi se duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës.

“Ky është flori komplet. Ai duhet të japë llogari për thesarin e Krrabës. Duhet të shikojë punën e vet atje në Presidencë”, theksoi Gjuzi në studion e “Repolitix”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit/ Mustafaj e thotë hapur: Demokracia është e rrezikuar

Publikuar

-

Nga

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar lëvizjet e fundit të presidentit Meta, ndërsa tha se janë të ligjshme por jo të zakonshme dhe se kjo ndodh kur demokracia është e rrezikuar.

“Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e Presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur. Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e Presidentit por e ligjshme është.

Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.
Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike Presidenti është para opozitës. Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me reporteren e PE/ Opozita e bashkuar shpalos angazhimin e saj për procesin e integrimit

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku bën me dije se sot në takimin me Reporteren e Parlamentit Europian Isabel Santos, opozita e bashkuar shprehu angazhimin për procesin e integrimit.

Sipas Tabakut, kjo nuk mund të bëhet symbylltazi dhe problemet duhet të njihen e pranohen: kapja e institucioneve, rritja e kriminalitetit, rritja e korrupsionit, vjedhja e zgjedhjeve, asnjë instrument balancë dhe kontrolli, mungesë e institucioneve të drejtësisë dhe presion politik mbi ato që janë subjekt i vettingut, shkelje e të drejtës kushtetuese të prones dhe së fundmi presion politik me paketën e medias.

“ Nqs sot Shqipëria ndodhet në udhëkryq është dhe prej mos njohjes se problemeve.
Opozita është angazhuar për një reformë të plotë zgjedhore dhe vetëm zbatimi i menjehershëm i kësaj reforme me zgjedhje të lira e të ndershme do të jetë fillimi i daljes nga kriza.
Nqs sot Shqipëria është në pikëpyetje është prej mos pranimit të situatës. Procesi i integrimit do të ecë e përparojë vetëm atëherë kur të pranojmë situatën aktuale”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE