Connect with Us

Tërmetet vënë “në lëvizje” qeverinë/ Denaj: Të gatshëm për të vendosur fondet shtesë

Politikë

Tërmetet vënë “në lëvizje” qeverinë/ Denaj: Të gatshëm për të vendosur fondet shtesë

Publikuar

-

Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka bërë me dije sot se fondi i emergjencave është i paprekur.

Denaj theksoi se qeveria ka kapacitet për të dhënë një fond shtesë në varësi të nevojave që mund të dalin.

“Fondi i Emergjencave nuk është prekur pasi nuk jemi goditur nga situata emergjente këtë vit. Ai fond ju garantoj që është i paprekur. Qeveria është e gatshme në të gjitha skenaret që janë diskutuar dje në Ministrinë e Financave që të alokojë fonde shtesë në varësi të nevojave që do të vijnë dhe verifikimeve në terren nga strukturat përkatëse. Kështu që, në këtë aspekt kjo pjesë e financimi është e garantuar”, u shpreh ministrja.

Gjithashtu, Denaj foli edhe lidhur me frikën dhe panikun që kanë qytetarët pas tërmetit. Ajo u shpreh se në terren kanë zbritur inspektorë ku po vlerësojnë qëndrueshmërinë e godinave, nëse duhet të futen në banesa qytetarët apo jo.

Deklarata e plotë
Është një proçes që mund të zgjasëme disa ditë, disa javë. Ne jemi duke vizituar të gjithë zonat, sikurse ju e dini. Jemi shpërndarë dhe kemi filluar nga Tirana e më pas vijuam në Durrës. Sigurisht janë dëme në banesa, por edhe në biznese, në zonën e Shijakut kam informacion se ka shumë dëme në biznese. Jemi duke i vlerësuar të gjitha këto dëme, nëpërmjet organizatave të caktuara, duke filluar nga Instituti i Ndërtimit, ashtu dhe nga inspektorët e Fondit të Emergjencave..

Vlerësojmë që dëmet për atë tërmet që ndodhi janë minimale, nuk e themi dot në vlera absolute shumën financiare, sepse ajo do të jetë vetëm e mbështetur në shifra që vijnë nga ekspertët. Fondi i Emergjencave nuk është prekur pasi nuk jemi goditur nga situata emergjente këtë vit. Ai fond ju garantoj që është i paprekur. Qeveria është e gatshme në të gjitha skenaret që janë diskutuar dje në Ministrinë e Financave që të alokojë fonde shtesë në varësi të nevojave që do të vijnë dhe verifikimeve në terren nga strukturat përkatëse. Kështu që, në këtë aspekt kjo pjesë e financimi është e garantuar.  Nuk duhet të harrojmë edhe aspektin psikologjik, tëkthimit në banesë. Vizitova disa banesa në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku disa nga plasaritjet, por jo vetëm kishin krijuar pasigurinë nëse banorët duhet të ktheheshin në banesa ose jo. Për këtë inspektoriatet përkatëse janë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e godinave dhe kjo do të krijojë një farë qetësie të panikut të krijuar.

LEXO EDHE:  Tërmet në Kukës dhe Peshkopi/ Reagon Ministria e Mbrojtjes

Të gjithë kemi qenë në panik. Në forma nga më të ndryshme e kemi jetuar atë dhe me fëmijët tanë dhe e kishim më të vështirë për ta shpjeguar situatën. Kërkohet mbi të gjitha qetësi. Është e panevojshme të flasim vetëm për dëmet financiare, dëmet psikologjike janë ato që duhet të vlerësojmë në këto momente, por duke garantuar që këto dëme në çfarë do lloj shume që të vijnë duke u vlerësuar sipas strukturave përkatëse në vlerat e tyre financiare do të jenë plotësisht të mbuluara nga buxheti i shtetit.

Nuk lë pa përmendur këtu në mënyrë absolute edhe nevojën që të gjithë të solidarizohen. Para një jave isha në Qafë Zezë dhe kam vizituat banesat, të cilat nga tërmeti ishin rrënuar totalisht. Akorduam një fond të dhënë nga Shoqata Shqiptare e Bankavedhe kjo është një mënyrë shumë e mirë dhe për të kontribuar.

Ende nuk mund të themi sot sa do të jetë nevoja për fonde shtesë, por të gjithë mund të kontribuojmë në ditët në vijim në këtë fondin e solidaritetit, të cilën si në rastin e Korçës dhe në rastin e Durrësit, apo Tiranës në këtë rast nevoje, mbështetje  duhet të jetë i konsideruar për të gjithë ne në çfarëdo lloj forme, si individ ashtu edhe biznese.

Do të jemi në kontakt në ditët në vijim për të folur për shifra konkrete dhe për mënyrën si do ta përballojmë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit/ Mustafaj e thotë hapur: Demokracia është e rrezikuar

Publikuar

-

Nga

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar lëvizjet e fundit të presidentit Meta, ndërsa tha se janë të ligjshme por jo të zakonshme dhe se kjo ndodh kur demokracia është e rrezikuar.

“Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e Presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur. Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e Presidentit por e ligjshme është.

Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.
Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike Presidenti është para opozitës. Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me reporteren e PE/ Opozita e bashkuar shpalos angazhimin e saj për procesin e integrimit

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku bën me dije se sot në takimin me Reporteren e Parlamentit Europian Isabel Santos, opozita e bashkuar shprehu angazhimin për procesin e integrimit.

Sipas Tabakut, kjo nuk mund të bëhet symbylltazi dhe problemet duhet të njihen e pranohen: kapja e institucioneve, rritja e kriminalitetit, rritja e korrupsionit, vjedhja e zgjedhjeve, asnjë instrument balancë dhe kontrolli, mungesë e institucioneve të drejtësisë dhe presion politik mbi ato që janë subjekt i vettingut, shkelje e të drejtës kushtetuese të prones dhe së fundmi presion politik me paketën e medias.

“ Nqs sot Shqipëria ndodhet në udhëkryq është dhe prej mos njohjes se problemeve.
Opozita është angazhuar për një reformë të plotë zgjedhore dhe vetëm zbatimi i menjehershëm i kësaj reforme me zgjedhje të lira e të ndershme do të jetë fillimi i daljes nga kriza.
Nqs sot Shqipëria është në pikëpyetje është prej mos pranimit të situatës. Procesi i integrimit do të ecë e përparojë vetëm atëherë kur të pranojmë situatën aktuale”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ish ministri socialist mbështet protestën e 2 marsit”/ Meta: Kam shumë vërejtje për veten në të kaluarën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish ministrin socialist Elmaz Sherifi, për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Meta shpehet se përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën “e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.”

“E falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre! Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë! Mirësevini të gjithë në 2 mars”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE