LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

21 Shtator 2019, 22:09, Politikë CNA
Tërmetet e fuqishme/ Rama mbledh qeverinë në mesnatë

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në mesnatë qeverine, pas tërmeteve te fuqishme që lekundën vendin.
“E bëjmë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse u gjetëm në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të një tërmeti që ka tronditur vendin dhe që ka alarmuar të gjithë njerëzit. Ata që jetojnë në Shqipëri dhe ata që jetojnë jashtë vendit. Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë. Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes?-tha Rama.
Kreu i qeverisë anulloi pjesëmarrjen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Lajmet e fundit nga