Connect with Us

Skandal/ Durrësi në mëshirë të fatit, qeveria “shëtit” nëpër Tiranë

Politikë

Skandal/ Durrësi në mëshirë të fatit, qeveria “shëtit” nëpër Tiranë

Publikuar

-

Mbrëmja e djeshme ka qenë një tmerr i vërtetë për banorët e Durrësit, të cilët ishin më afër epiqendrës së tërrmetit.

Për shkak të frikës nga tërmetet e njëpasnjëshme që lëkundën vendin, qytetarët kanë kaluar natën të tmerruar jashtë shtëpive të tyre.

Edhe pse situata ishte kaotike, qeveria nuk u gjend pranë këtyre banorëve të tmerruar. Banorët e Durrësit dhe zonave përreth kishin nevojë për ndihmë dhe mbështetje nga ana e qeverisë, ndërkohë që kjo e fundit “endej” nëpër ekranet e televizioneve.

Edhe mediat ishin fokusuar tek propaganda e qeveritarëve, të cilët flisnin për Tiranën që ishte 33 kilometër larg epiqendrës, ndërsa Durrësi 2-5 kilometër larg ishte lënë në “mëshirë të fatit”.

LEXO EDHE:  Spartak Ngjela për zgjedhjet në Kosovë/ "Pritet një qeveri që të garantojë të ardhmen"

Propaganda e qeverisë filloi nga mesanata e djeshme ku kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat, dhe vazhon edhe gjatë ditës së sotme. Ngritja e çadra të emergjencës ishte urgjente që mbrëmjen e kaluar, pasi një numër i madh banorësh janë zgjuar në qiell të hapur.

Ndërkohë, thuajse 24 orë pas tërmeteve, në Durrës ka filluar ngritja e çadrave të emergjencës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit/ Mustafaj e thotë hapur: Demokracia është e rrezikuar

Publikuar

-

Nga

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar lëvizjet e fundit të presidentit Meta, ndërsa tha se janë të ligjshme por jo të zakonshme dhe se kjo ndodh kur demokracia është e rrezikuar.

“Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e Presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur. Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e Presidentit por e ligjshme është.

Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.
Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike Presidenti është para opozitës. Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me reporteren e PE/ Opozita e bashkuar shpalos angazhimin e saj për procesin e integrimit

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku bën me dije se sot në takimin me Reporteren e Parlamentit Europian Isabel Santos, opozita e bashkuar shprehu angazhimin për procesin e integrimit.

Sipas Tabakut, kjo nuk mund të bëhet symbylltazi dhe problemet duhet të njihen e pranohen: kapja e institucioneve, rritja e kriminalitetit, rritja e korrupsionit, vjedhja e zgjedhjeve, asnjë instrument balancë dhe kontrolli, mungesë e institucioneve të drejtësisë dhe presion politik mbi ato që janë subjekt i vettingut, shkelje e të drejtës kushtetuese të prones dhe së fundmi presion politik me paketën e medias.

“ Nqs sot Shqipëria ndodhet në udhëkryq është dhe prej mos njohjes se problemeve.
Opozita është angazhuar për një reformë të plotë zgjedhore dhe vetëm zbatimi i menjehershëm i kësaj reforme me zgjedhje të lira e të ndershme do të jetë fillimi i daljes nga kriza.
Nqs sot Shqipëria është në pikëpyetje është prej mos pranimit të situatës. Procesi i integrimit do të ecë e përparojë vetëm atëherë kur të pranojmë situatën aktuale”, shkruan Tabaku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ish ministri socialist mbështet protestën e 2 marsit”/ Meta: Kam shumë vërejtje për veten në të kaluarën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish ministrin socialist Elmaz Sherifi, për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Meta shpehet se përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën “e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.”

“E falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë. Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet. Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!
Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre! Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë! Mirësevini të gjithë në 2 mars”, shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE