LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e rëndë nga tërmetet/ Rama mbledh Prefektët dhe Forcat e Armatosura

22 Shtator 2019, 08:33, Politikë CNA
Situata e rëndë nga tërmetet/ Rama mbledh Prefektët dhe

Pas tërmeteve që goditën vendin, kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme të gjithë Prefektët dhe Forcat e Armatosura, në Ministrinë e Mbrojtjes.

Mbledhja ka nisur në orën 10:00, ndërsa kryeministri theksoi se është bërë një punë mbresëlënëse nga pikpamja e organizmit.

?Është bërë një punë mbresëlënëse nga pikpamja e organizmit, në këte aspekt meriton vlerësim struktura e Emergjencave Civile dhe cdo strukturë tjetër që ka bërë detyrën e vet, dhe nuk i ka harruar asnjë moment të informojë se në këtë moment shkëmbimi i informacionit është baza.

Sot është një ditë e vështirë për ata ndaj duhet të ju qëndrojmë afër dhe t’u shpjegojmë edhe aspekte shumë te thjeshta  por në këto raste nuk janë të lehta dhe për tu dëgjuar qartësisht.”/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga