LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sa të rrezikshme janë cigaret elektronike? Shkenca nuk ka ende një përgjigje të prerë

22 Shtator 2019, 08:28, Lifestyle CNA
Sa të rrezikshme janë cigaret elektronike? Shkenca nuk ka ende

A janë cigaret elektronike një mjet i dobishëm për të lënë duhanin, apo thjesht një mënyrë e re për të dëmtuar shëndetin tuaj? Vendet në të gjithë botën, kanë filluar ta marrin në konsideratë këtë pyetje, teksa India shpalli një ndalim të plotë të shitjes së cigareve elektronike,

Sidoqoftë, një ligj i tillë po ecën shumë më përpara hulumtimeve shkencore mbi këtë çështje. Çfarë dimë ne me siguri mbi cigaret elektronike ? Çfarë përmbajnë ato? Ajo që quhet në gjuhën angleze si ?vaping? (avullimi), ka të bëjë me thithjen e avullit të një lëngu në vlim brenda cigareve elektronike.

Ai lëng përmban normalisht nikotinë, një substancë shumë adiktive (që krijon varësi), dhe e pranishme në duhanin e zakonshëm. Nikotina mund të ndikojë tek zhvillimi i trurit në moshën nën 25 vjeç. Dhe sipas disa studimeve, mund të ketë një efekt të dëmshëm edhe në trurin e të rriturve.

Sidoqoftë, lëngjet që avullojnë tek cigaret elektronike nuk përfshijnë një numër substancash të rrezikshme që gjenden tek këto cigare, siç janë katrani kancerogjen dhe monoksidi i karbonit, që mund të jetë një nga faktorët që shkakton sëmundjet kardiovaskulare. Cigaret elektronike, përmbajnë shumë grimca të vogla që hyjnë në mushkëri.

Sipas një raporti të botuar vitin e kaluar nga Akademia Kombëtare e Shkencave në SHBA, në

të ka shumë substanca potencialisht toksike. Mes tyre janë metale tilla si nikeli dhe plumbi, ndoshta për shkak të materialit që përdoret për të ngrohur lëngun.

Ekzistojnë ndërkohë edhe lëndë shtesë, që konsiderohen të sigurta në industrinë agro- ushqimore, por që lidhen me problemet që shkaktojnë në mushkëri në formën e tyre të avullt. Aromat e ndryshme që ofrohen nga prodhuesit e cigareve elektronike, përfshijnë duhanin por edhe mentolin, frutat, vaniljen madje dhe karamelet apo kremin, disa prej të cilave kanë çuar në akuza se ato synojnë të rinjtë.

Pra, a janë cigaret elektronike të rrezikshme? Studiuesit kanë ende shumë pak të dhënat, mbi problemet shëndetësore që shkakton një produkt, i cili është hedhur në treg vetëm nga mesi i viteve 2000. Për duhanpirësit që kalojnë nga cigaret normale tek ato elektronike, ka një konsensus shkencor, se ata kanë zgjedhur një alternativë më pak toksike.

Ata marrin ende nikotinë, por substancat kancerogjene të pranishme në cigare nuk thithen më

në mushkëri. ?Edhe pse është e vështirë të përcaktohet saktësisht toksiciteti afatgjatë i cigareve elektronike, ka prova që ai është dukshëm më i ulët, sesa i cigareve tradicionale?- theksoi në vitin 2015 Akademia Franceze e Mjekësisë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, është treguar më e kujdesshme, duke thënë se cigarja elektronike është ?ndoshta më pak toksike? sesa duhani klasik, por shtoi se nuk kishte një informacion të mjaftueshëm për të krahasuar rreziqet. Nga ana tjetër, a mund të ndihmojnë cigaret elektronike në lënien e duhanit?

Një studim britanik, i botuar në muajin shkurt në ?Neës England Journal of Medicine?, sugjeronte se cigaret elektronike janë më efikase sesa çamçakëzat ose produktet e tjera, në ndihmën që u japin njerëzve të ndalojnë pirjen e duhanit.

Por, sërish OBSH thotë se nuk ka prova të mjaftueshme mbi këtë efekt, dhe ai mund të ndryshojë sipas llojit të cigareve elektronike që përdoren. Prodhuesit e cigareve elektronike, ankohen se po përndahet një ?keqinformim? i qëllimshëm mbi produktet e tyre.

Një nga shqetësimet që ngrihet më shpesh në lidhje me cigaret elektronike, është se ato po i tërheqin të rinjtë, që nuk kanë pirë kurrë duhan, dhe që inkurajohen nga një marketing agresiv, por edhe shumëllojshmëria e aromave që ofrohen.

Ata thithin nikotinën, dhe studimet tregojnë se cigaret elektronike, mund t?i çojnë drejt duhanpirjes tradicionale. Në Shtetet e Bashkuara, flitet sot për një epidemi të përdorimit të cigareve elektronike në shkollat ??e mesme, me versionet e aromave të frutave, nenexhikut dhe mentolit që dominojnë.

Të martën Nju Jorku u bë shteti i dytë amerikan, pas Miçiganit, që ndaloi shitjen e cigareve elektronike me aroma të ndryshme. ?Është e pamohueshme që kompanitë e prodhimit të cigareve elektronike, përdorin qëllimisht aroma të dashura për t?i bërë të rinjtë të varur prej tyre. Kjo është një krizë e shëndetit publik, dhe që sot mbaron?- tha guvernatori i Nju Jorkut Endrju Kuomo. Administrata e presidentit Donald Trump, njoftoi javën e kaluar, se së shpejti do të ndalojë cigaret elektronike me aroma të ndryshme, për të frenuar valën në rritje nga ana e përdoruesve të rinj në moshë./ medicalxpress.com- Pergatiti CNA.al

Lajmet e fundit nga