LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Propaganda e rilindjes me tërmetet/ Çupi: Qytetarët në mëshirë të fatit, asnjë zyrtar në terren

22 Shtator 2019, 12:48, Politikë CNA
Propaganda e rilindjes me tërmetet/ Çupi: Qytetarët në

Deputejtja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me situatën pas tërmeteve që tronditën vendin.

Sipas saj, qytetarët po e përballojnë çdo gjë vetë, pasi deri në këto momente nuk janë shpërnadarë as shuqime dhe as batanije.

“Të gjitha strukturat shtetërore në Tiranë, dëgjojnë shefin e madh, në vend qe të jenë në terren. Ai vazhdon insiston me Ertv që po punon shumë. Vetèm propagandë. Në terren asgjë. Qytetarët po perballojnë cdo gjë vetë. Jashtë apo brenda shtepive deri ne keto momente asnjë zyrtar nuk ka shpendarë qoftë edhe nji batanije. Gjendja e emergjencës nuk është shpallur.

Asnjë e dhënë sa batanije dhe ushqime janë në dizpozicion. Prisni kur te miratojnë edhe nje vendim per ta dhënë edhe tërmetin me PPP. Zoti e ruajtë vendin në këto momente të vështira!!”, ka përfunduar ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga