LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Muaji i Mjaltit: Cila është historia e vërtetë e kësaj tradite romantike

22 Shtator 2019, 08:24, Aktualitet CNA
Muaji i Mjaltit: Cila është historia e vërtetë e kësaj

Muaji i Mjaltit, është një pushim tradicional, ku të porsamartuar shijojnë ditët e para të martesës, duke pasur një intimitet maksimal mes tyre, larg shtëpisë dhe të afërmve të tyre. Ai është një largim i çiftit drejt një destinacioni ekzotik ose romantik, dhe një arratisje e vogël nga realiteti, që si rregull duhet t?u sigurojë intimitet dhe rehati në ditët e para të martesës, si dhe një shans që ata të forcojnë më tej lidhjen e tyre.

Muajt e Mjaltit në kohët moderne, të konceptuara si udhëtime për pushime për të porsamartuarit menjëherë pas dasmës, u përhapën diku në fundin e shekullit XIX-të, gjatë të ashtuquajturës  La Belle Époque (Epoka e Bukur), dhe rilindjes kulturore të Evropës.

Në ato kohë të gëzueshme, qytete si Parisi, Venecia, Roma dhe Verona, u bënë qendrat kryeore të inovacioneve teknologjike, shkencore dhe kulturore, dhe vende që ofruan forma të reja dhe emocionuese të argëtimit. Këto vende, ishin ëndërra e përmbushur e çdo çifti të ri.

Në fund të ceremonisë martesore, çiftet përshëndeteshin me nxitim me të afërmit dhe dasmorët për të kapur trenin apo vaporin e linjës, në mënyrë që të zinin një vend në rreshtat e parë për shfaqjet më madhështore të kohës në një nga kabaretë apo sallat e shumta të vallëzimit.

Ata vdisnin për ?The Moulin Rouge?, për një shëtitje nën Kullën Eifel në Paris, apo për një udhëtim tejet romantic me gondola nëpër kanalet e Venecias. Kjo traditë kulturore perëndimore e një çifti të porsamartuar që shkon me pushime, daton që nga fillimi i shekullit XIX-të në Britaninë e Madhe.

Atje, çiftet e martuara të shtresave të pasura, do të ndërmerrnin atë që quhej ?turneu nusësor?. Të shoqëruar nga miqtë ose familja, turneu i tyre përbëhej kryesisht nga vizita të planifikuara tek të afërmit, të cilët për ndonjë arsye apo tjetrën, nuk kishin marrë dot pjesë në ceremoninë martesore.

Kjo praktikë, u kopjua shumë shpejt në çdo pjesë të kontinentit, dhe në Francë që nga vitet 1820 ajo njihej si ?Voyage à la façon Anglaise?, ose një udhëtim në stilin anglez. ?Turneu nusëror? ka evoluar me kalimin e kohës, duke lënë pas të afërmit dhe miqtë.

Sot, ky udhëtim është një festë e veçantë, dhe një muaj emocionues për të porsamartuarit. Edhe pse nuk ka ndonjë shpjegim dhe etimologji të fjalës ?Honeymoon? në Fjalorin Anglez të Oksfordit, ka shembuj të tjerë që datojnë nga shekulli XVI-të, ku një term i ngjashëm ?honey moone? u regjistrua për herë të parë në vitin 1546.

Ajo përfaqësonte idenë se muaji i parë i martesës, është më i ëmbli nga të gjithë. Në fakt, disa të dhëna, edhe pse të diskutueshme, tregojnë se në disa gojëdhëna të hershme, që në shekullin V-të, kur kalimi i kohës matej me ciklet e hënës, donte të thoshte pikërisht këtë.

Të porsamartuarve u jepej me vete një furnizim 1-mujor me Mead, një pije alkoolike e prodhuar nga mjalti i fermentuar, që duhet ta konsumonin çdo ditë, me bindjen se duke vepruar kështu, ata do të bëheshin me fëmijë deri në fund të atij viti.

Gjatë kohërave mesjetare, në Irlandë, Uells, Gjermani ose Skandinavi, mead (vera prej mjalti), ishte tradicionalisht një pjesë e ritualit të martesës. Pas dasmës, nusja dhe dhëndri furnizoheshin sa duhet me këtë pije alkoolike me bazë mjaltin, që ta kishin deri në kalimin e një Hëne të plotë. Duke besuar se ajo zotënte veti afrodiziake, ata inkurajoheshin ta konsumonin gjatë Hënës së tyre të parë së bashku, për të sjellë fat të mirë në martesën e tyre. Ata besonin se konsumi i kësaj pijeje, do ta nxiste çiftin të kishte shumë pjellori. Nga ai ritual, lindi edhe termi ?Muaj Mjalti?. Sot ka shumë fjalë në gjuhë të tjera, me një kuptim dhe referenca kulturore të ngjashme. Megjithatë kur përkthehen, ato zbulojnë që të gjitha të njëjtin cikël hënor. Forma franceze përkthehet në ?Hëna e Mjaltit” (lune de miel), ashtu si spanjishtja (luna de miel), rumanishtja (luna de miere), portugalishtja (lua de mel) dhe ajo italiane (luna di miele)./Pergatiti CNA.al

Lajmet e fundit nga