Connect with Us

Monedha e re që përdorin trafikantët shqiptar të drogës në Angli

Kronika

Monedha e re që përdorin trafikantët shqiptar të drogës në Angli

Publikuar

-

Monedha më e re që ka nisur të përdoret shpesh këto kohët e fundit, nga grupet shqiptare të trafikimit të drogës në Angli, është kriptomonedha e njohur si Bitcoin. Këtë e ka bërë të ditur “Criptopolitan”, i sjell në shqip nga lapsi.al.

Sipas publikimit autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar zbuluan se bandat shqiptare po përdorin në mënyrë aktive Bitcoin për drogë dhe shitje produktesh të paligjshme. Shefi i kontrollit të Qarkut Derbyshire në Angli, Peter Goodman pohoi se bandat kohët e fundit po përdorin këto mënyra teknologjike për të kryer veprimtari të paligjshme. Goodman shtoi se bandat janë me përvojë, ndërsa ata posedojnë njohuritë e nevojshme teknologjike për të tërhequr paratë nga marrëveshjet e tyre të drogës.

Me tregtinë e vazhdueshme të drogës që bëjnë bandat shqiptare, tregu i kokainës së Mbretërisë së Bashkuar raportohet të jetë në 5 miliardë paund (5B£).

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: UFO-t na kanë vizituar para 5 mijë vjetësh

Hellbanianz, të cilët e konsiderojnë veten si “Zotër të Rrugës”, janë tregtarët shqiptarë të drogës që janë përfshirë në përdorimin e Bitcoin, sikur edhe monedha të tjera kripto për të kryer transaksione të paligjshme.

Probleme të tilla ndryshojnë nga ato që lidhen me kriptimin dhe virues. Oghia sqaroi më tej se grupet e organizuara kriminale janë në gjendje të kryejnë transaksione të paligjshme duke operuar një teknologji të decentralizuar, private, të sigurt dhe anonime, bazuar në përdorimin e monedhave kripto.

Oghia mendon se me përdorimin në rritje të monedhave kriptove, autoritetet do të duhet të përballen me probleme më komplekse për të ndjekur pagesa të paligjshme.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Trafikonin shqiptarë drejt Anglisë/ Gjykata dënon me 11 vite burg dy motrat

LEXO EDHE:  Pastrim parash me Bitcoin/ Sekuestrohen shuma të mëdha eurosh, zbardhen detajet e operacionit

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  Shkencëtarët: UFO-t na kanë vizituar para 5 mijë vjetësh

LEXO EDHE:  Mbretëresha e Anglisë kundër Edi Ramës

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE