LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas termeteve/ Duhet qetësi dhe mbështetje për të prekurit nga tërmeti

22 Shtator 2019, 07:36, Sociale CNA
Mesazhi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pas

Tërmeti i djeshëm shkaktoi frikë, panik dhe dhimbje. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë lutet dhe u qëndron pranë të gjithë qytetarëve dhe në veçanti atyre që u prekën më rëndë, me të lënduar dhe me dëme të konsiderueshme materiale.

Duke kapërcyer sa më shpejt ndjenjën e frikës dhe shqetësimit që ka kapluar shpirtrat, është momenti i mbështetjes dhe ndihmës për ata që u prekën nga tërmeti. Eshtë momenti i solidaritetit me të gjithë ata që kanë nevojat më elementare, sepse kanë humbur gjithçka.

Lutemi që Perëndia të lehtësojë dhimbjet atyre që janë lënduar dhe që të bëhet e mundur që të strehohen sa më shpejt ata që kanë humbur shtëpitë, sepse dimri po afron.

Duke falënderuar autoritetet shtetërore për mobilizimin e tyre, duhet edhe ndihma dhe mbështetja e gjithë atyre që kanë mundësi, pasi përmasat e dëmeve janë shumë të mëdha. Të gjithë mund të kontribuojnë në kapërcimin sa më të shpejtë të kësaj situate.

Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Lajmet e fundit nga