LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja urgjente e orëve të vona/ Ministrat raportojnë për tërmetet

21 Shtator 2019, 22:37, Sociale CNA
Mbledhja urgjente e orëve të vona/ Ministrat raportojnë për

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme, kryeministr Edi Rama ka mbledhur qeverinë. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka tha se dëmet janë modeste, duke veçuar Tiranën dhe Durrësin që kanë pasur dëmet më të rënda.

“E sotmja ka qenë një ditë e ngarkuar për vendin dhe grupet e punës që kanë qenë të angazhuar. Ka qenë një ditë me ankth. Tani që kemi një pasqyrë më të qartë të situatës nga terreni e kemi të qartë që dëmet reale janë shumë më të vogla nga ato që priteshin. Tërmeti që ra sot ishte i madh dhe duke parë përmasat e saj them se kemi qenë me shumë fat që dëmet janë kaq të vogla. Kemi arsye të besojmë se situata është nën kontroll. Ka pasur 105 persona të lënduar. Këto lëndime kanë ardhur si pasojë e situatës së frikës dhe nxitimit për të lënë banesat. Gjëja e fundit për të cilën kemi nevojë është paniku. Në këto momente nuk duhet të veprojmë në panik. Më e keqja është kaluar. Dëmet janë modeste. Por dëme ka pasur. Qarqet më të prekura janë Tirana dhe Durrësi?, tha Xhaçka.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh se janë vënë rreth 2000 efektivë në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

“Është ofruar shërbim ndaj qytetarëve që kanë nevojë për asistencë të çfarë do lloji. Do vazhdojë gatishmëria e gjithë strukturave. Vlerësohet se dëmtimet janë të vogla që nuk justifikojnë një gjendje paniku. Ne të gjithë jemi në këmbë. Të gjithë numrat e policisë janë në dipsozicion”, u shpreh Lleshaj.

 

Lajmet e fundit nga