LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lali Eri show me qendrat e emergjencës dhe administratorët e pallateve që nuk bëjnë detyrën

22 Shtator 2019, 11:29, Opinione CNA
Lali Eri show me qendrat e emergjencës dhe administratorët e pallateve

Bashkia njoftoi që i mirëpret të gjithë që të paraqiten personalisht tek ca pika që i quan qendra, për të marrë mbështetje për dëmet nga tërmeti.

Praktikisht Lali po kërkon që të gjithë banorët e pallateve që janë dëmtuar të vihen në rresht e të marshojnë drejt ca pikave të vendosura nga vetë Lali.

Në fillim të mandatit të parë të Lalit, u vu në funksionim ligji i hartuar dhe miratuar kur minister ishte Sokol Olldashi.

Me masa çalamane, vënia në punë e atij ligji u shfrytëzua vetëm si kanal për përdorimin e fondeve publike të bashkisë për rregullime fasadash dhe sigurisht për tenderim aty ku duhet.

Asnjë vëmendje për atë që është administrim i vërtetë i blloqeve të apartamenteve.

Asnjë monitorim i zbatimit të rregullave të bashkëjetesës.

Asnjë interesim për cilësinë e ushtrimit të detyrës nga administratorët e licensuar nga bashkia.

E gjitha u perdor për të marrë pagesa edhe nga banorët për tabela e kuti reklamash që në gjendjen që janë banesat e Tiranës, ish problemi më i fundit.

Pallatet në Tiranë kanë nevojë për verifikime të plota të gjendjes së sistemeve elektrike dhe të sigurisë së tyre. Me kollona gipsi ku tubat e ujit dhe tubat e kabllove të korentit flenë bashkë. Dhe pa asnjë sistem mbrojtje ndaj zjarrit.

Asnjë pallat nuk ka dalje emergjence në raste zjarri, ndaj kontrollet e sistemeve të furnizimit me energji janë jetike.

Administratorët as që e dinë që duhet të verifokojnë rregullisht gjendjen e tyre. Ligji për administrimin e pallateve thjesht u shndërrua në një mekanizëm që bëri me rroga të mira ca njerëz. Që pasi marrin pagesat nuk verifikojnë as nëse ju bëhet rregullisht shërbimi ashensorëve, ndërkohë që të gjithë pagesat për ashensorët i kanë të parat në listë.

Janë administratorët në një rast si ky, duhet të bënin verifikimet dhe të raportonin dëmet.

Eventualisht të kërkonin verifikimin e risqeve të dëmtimeve.

Lali Eri në vend që të kërkojë raportim nga administratorët, po detyron pleqtë që të zbresin nga 10 kate që të paraqiten personalisht tek adjutantët e Lalit.

Administratorët për Lalin duhet vetëm të mbledhin lekët për të larë shkallët. Në fakt është e vetmja punë që bëjnë se shkallët e pafshira dallohen kollaj, ndaj ato të paktën një herë në javë i fshijnë./CNA.al

Lajmet e fundit nga