LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfliktet e vjetra ballkanike, po vonojnë anëtarësimin e rajonit në BE

22 Shtator 2019, 08:07, Blog CNA
Konfliktet e vjetra ballkanike, po vonojnë anëtarësimin e rajonit

Nga Bojan Stojkovski ?Foreign Policy?

Mosmarrëveshjet historike midis kombeve të Ballkanit, zgjidhen rrallë një herë e përgjithmonë. Në shumicën e rasteve, vendet e interesuara ose propozojnë zgjidhje të përkohshme, për t?i çuar ato më vonë në arbitrazhin ndërkombëtar, ose zgjedhin t?i shpërfillin ato plotësisht, duke iu përmbajtur versionit të tyre të ngjarjeve, siç ndodh me Turqinë dhe Greqinë mbi çështjen e Qipros së Veriut.

Disa nga këto mosmarrëveshje, janë më shumë se njëshekullore. Të tjerat u përkasin luftërave jugosllave të viteve 1990. Gjithsesi, vitet e fundit ka pasur një stimul të madh, që i tundon këto vende të zgjidhin mosmarrëveshje të tilla:perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Deri më tani, vetëm Sllovenia dhe Kroacia kanë pasur sukses në këtë drejtim. Vendet e tjera, janë ende shumë larg arritjes së një konsensusi, siç janë Turqia dhe Shqipëria.

Bashkimi Evropian, është perceptuar si ?Toka e Premtuar? për shumë nga këto vende të vogla dhe të pazhvilluara, të cilat janë përpjekur t?i japin fund tranzicionit të dhimbshëm drejt demokracisë. Joshja ndaj krijimit të një sistemi ligjor efikas, dhe një ekonomi funksionale të tregut, shërben gjithashtu si motivimi më i mirë, për ta lënë të kaluarën aty ku e ka vendin, dhe për të ecur përpara.

Ndërsa mosmarrëveshjet historike, mund të shkaktojnë shpesh luftëra tregtare, siç ka ndodhur për shembull mes Japoninë dhe Koresë së Jugut, ekonomitë e vogla në Ballkan nuk e kanë këtë luks. Përkundrazi, ato priren ta përdorin kartën e anëtarësimit në BE kundër njëri-tjetrit, me kushtin që njëri të jetë anëtar i klubit evropian, dhe tjetri të përpiqet t?i bashkohet atij.

Në rast se një vend kandidat, synon të nisë negociatat e pranimit me BE, i duhet së pari një rekomandim nga Komisioni Evropian. Nëse e merr atë, atëherë duhet edhe aprovimi unanim i Këshillit Evropian. Gjatë 2 viteve të fundit, Maqedonia e Veriut, ka qenë ndoshta shembulli kryesor për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve historike me fqinjen e saj, Greqinë.

Vitin e kaluar, ajo i dha fund mosmarrëveshjes gati 30-vjeçare për emrin. Një vit para kësaj, vendi nënshkroi një traktat miqësie me një tjetër fqinje, Bullgarinë, një anëtare e BE-së, me të cilën ka disa mosmarrëveshje të ngjashme. Bullgaria pretendon se figurat historike maqedonase, janë në të vërtetë bullgare.

Traktati i miqësisë midis dy vendeve, kërkoi 5 vjet negociata. Që të dyja marrëveshjet, u pritën me entuziazëm në rajon, pasi simbolizonin një qasje të re, ku konfliktet nuk fshiheshin por trajtoheshin hapur. Për Maqedoninë e Veriut, marrëveshja përfaqësonte vazhdimin e shumëpritur të proceseve të bllokuara të pranimit në BE dhe NATO.

Por 2 vjet pasi traktatit me Bullgarinë, u shfaq një mosmarrëveshje e re, që mund të hapte probleme. Kur Sofia dhe Shkupi, e nënshkruan marrëveshjen historike në gushtin e vitit 2017, ato ranë dakord të ngrenë edhe një komision të përbashkët për rishkimin e teksteve të historisë.

Aktualisht komisioni i përbashkët po debaton mbi trashëgiminë historike të një heroi të famshëm revolucionar, që pretendohet nga të dyja vendet. Goçe Delçev, i lindur në Kilkis të Greqisë (asokohe pjesë e Perandorisë Osmane) në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të, është me siguri heroi më i madh kombëtar i Maqedonisë Veriore.

Ai ishte një nga udhëheqësit më të spikatur të rezistencës kundër Perandorisë Osmane, dhe pati një rol thelbësor në kryengritjen e popullit maqedonas kundër sundimit osman në fund të shekullit XIX-të. Emri i tij, përmendet në himnin kombëtar të Maqedonisë, dhe si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Bullgaria, kanë sot nga një qytet me emrin e tij.

Bullgaria këmbëngul që pala maqedonase të pranojë, që heroi i saj i famshëm revolucionar është bullgar. Sofja madje ka kërcënuar të shpërndajë komisionin e përbashkët, në rast se Shkupi nuk e pranon këtë nocion si të vërtetë historike. Dhe në Ballkan, sherre të tilla nuk janë të panjohura. Një shembull tjetër është shpikësi i famshëm Nikola Tesla, që pretendohet si nga Serbia ashtu edhe Kroacia. Në vitin 1936, Tesla shkroi:Unë jam po aq krenar për origjinën time serbe, sa edhe për atdheun tim kroat?. Mjerisht, kjo nuk e ndalon Serbinë dhe Kroacinë të grinden mbi origjinën e Teslas, sa herë që kanë mundësi.

Nëse mbi rastin Delçev nuk gjendet një zgjidhje së shpejti, atëherë Maqedonia e Veriut do të duhet të përballet me një tjetër pengesë në procesin e anëtarësimit në BE. Rajoni ka përjetuar më herët bllokime të tilla. Shembulli më i fundit ka ndodhur disa vjet më parë, midis anëtares më të re të BE-së, Kroacisë dhe vendit fqinj Serbisë, të cilat zhvilluan një luftë të ashpër mes tyre gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.

Në vitin 2016, Kroacia bllokoi në disa raste bisedimet e anëtarësimit të Serbisë me BE-në. Kroacia kërkoi që Serbia të ndryshojë ligjet e saj për ndjekjen penale të krimeve të luftës. Për disa muaj, Zagrebi refuzoi të lejojë Beogradin të çelë kapitujt kryesorë të bisedimeve të pranimit.

Pasi kjo çështje u zgjidh, pala kroate bllokoi sërish Serbinë.

Këtë herë, palët debatuan për një çështje në lidhje me përdorimin e gjuhës kroate në librat shkollorë për pakicën kombëtare kroate në Serbi. Teksa ka shumë arsye që vendet e Ballkanit të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin në rrugën drejt BE-së, disa nuk mund t?i rezistojnë joshjes për t?u grindur sërish.

Plagët nga konfliktet e fundit në Ballkan, janë ende të freskëta. Historiani Stefan Kok, thotë se mënyra më e mirë për të kapërcyer konflikte të tilla historike të përmasave të tilla, është qasja ndaj tyre me qetësi dhe objektivitet. Në gjysmën e parë të vitit 2020, Kroacia do të marrë drejtimin e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Kjo mund të jetë ose gjëja më e mirë ose më e keqe për ëndrrat evropiane të Serbisë,

në varësi të faktit nëse del ose jo një mosmarrëveshje tjetër historike. Barra e të pasurit të një historie përplasjesh të dhunshme, si Serbia me Kroacinë, mund ta bëjë shumë më të vështirë këtë proces.

Por Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, janë të çliruara nga një barrë e tillë, dhe në vend se të grinden për heronjtë e përbashkët, ato duhet të punojnë së bashku për integrimin e rajonit në BE, dhe për hapjen e rrugës për të tjerët./ Përshtatur nga CNA.al

 

Lajmet e fundit nga