LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish deputeti “ultimatum” Ramës/ Të shpallet gjendja e emergjencës

22 Shtator 2019, 16:41, Politikë CNA
Ish deputeti “ultimatum” Ramës/ Të shpallet gjendja e

Ish deputeti i LSI, Endrit Braimllari thotë se qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet.

Sipas Braimllarit, arsyeja e mosshpalljes së emergjencës për këto zona, ka të bëjë me dëmshpërblim.

?Qeveria duhet të shpalle gjendjen e emergjencës për zonat e prekura nga termetet. Qeveria nuk mund të funksionojë si një organizatë. Ka ligje, struktura dhe protokolle sesi menaxhohen situata të tilla.
Arsyeja e mosshpalljes së emergjencës për zonat e prekura nga tërmetet ka të bëjë me dëmshpërblimet.
Nëse qeveria e shpall gjendjen e emergjencës, ligji e imponon një dëmshpërblim në masën 100 për qind tëv çdo dëm që prek popullatën. Ndaj Edi Rama të mos bëj shoë nëpër fusha futbolli dhe stadiume por të shpalli gjendjen e emergjencës që qytetaret të kenë mundësi të dëmshpërblehen për këtë fatkeqësi natyrore?, shkruan ish deputeti./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga