Connect with Us

Foto-Video/Rikthehet paniku tek qytetarët/ Rrugët e Tiranës plot me njerëz

Sociale

Foto-Video/Rikthehet paniku tek qytetarët/ Rrugët e Tiranës plot me njerëz

Publikuar

-

Tërmeti i pak minutave më parë ka nxjerrë jashtë qytetarët e Tiranës. Rrugët e kryeqytetit jane mbushur plot nga njerezit që kanë lenë shtëpite nga frika e lekundjeve të tjera. Tërmeti i mbrëmjes së sotme ishte 4.4 ballë i shkallës rihter dhe me epiqendër midis Tiranës dhe Durrësit. Paraprakisht nuk ka të dhëna për dëme, por lëkundjet e forta dhe të shkurtra kanë rikthyer panikun te qytetarët.

LEXO EDHE:  Abuzoi me mbesat e mitura të gruas/ Ja sa vite dha gjykata për 43 vjeçarin

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lufta kundër Covid/ Gjermania ndihmon Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

OBSh-ja sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për pacientët COVID-19 në Shqipëri

Në vijim të përpjekjeve të vazhdueshme për mbështetjen e përgjigjes ndaj pandemisë COVID-19 dhe për mbrojtjen e atyre që përballen me një rrezik të lartë prej ndërlikimeve të rënda nga koronavirusi, Gjermania dhuroi 1000 pajisje oksimetra të pulsit për Shqipërinë, sjellja e të cilave u realizua nga Zyra e OBSh-së në Shqipëri. Pacientët e diagnostikuar me COVID-19 me rrezikshmëri të lartë do të mund ta përdorin këtë pajisje për të monitoruar më mirë veten e tyre teksa luftojnë virusin.

Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shëndetësore shqiptare në një ceremoni të organizuar me praninën e Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ( Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), Z. Peter Zingraf, Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri (Ambasada Gjermane Tiranë ), dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së dhe Drejtuese e Zyrës së OBSh-së në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Udhëtimet drejt SHBA/ Ambasada amerikane njoftim të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që udhetojnë ndrejt SHBA.

Në njoftimin e bërë nga ambasada thuhet se duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni. Mësoni më shumë mbi kërkesat për udhëtim duke klikuar këtu  ttps://bit.ly/3srOFLA”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Temperatura të ulëta dhe reshje bore/ Parashikimi i motit për fundjavën

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë është nën ndikimin e masave ajrore të ftohta, të cilat do të mbeten prezente edhe në ditët në vijim duke sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore.

Dita e sotme do të ketë mot me alternime kthjelliemsh dhe vranësira të cilat në zonat malore do të pasohen nga reshje bore. Ne juglindje reshjet e borë parashikohen të kenë intensitet deri mesatar.

Dita e diel do të ketë mot kryesisht të kthejllët e vranësira kalimtare. Reshjet e borës do të jenë me intensitet të ulët të karakterit lokal vetëm në zonat malore në veri të vendit.

LEXO EDHE:  Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

LEXO EDHE:  Kërcet arma në Tiranë/ Plagoset një person

Dita e hënë do të ketë mot të kthjellët por shumë të ftohtë./CNA.al

LEXO TE PLOTE