LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E rëndë/ Kryebashkiaku gjendet i vetëvarur në tualetin e shtëpisë

22 Shtator 2019, 15:39, Kosova & Bota CNA
E rëndë/ Kryebashkiaku gjendet i vetëvarur në tualetin e

Kryebashkiaku i Casale di Scodosia, një qytet i vogël në provincën e Padova, Stefano Farinazzo është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Sipas mediave italiane 48-vjeçari u gjet i varur në tualetin e shtëpisë së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme. Ndërkohë raportohet se Farinazzo është gjetur nga e ëma.

Sipas të dhënave paraprake 48-vjeçari ishte duke kaluar një krizë të fortë psikologjike, pas ndarjes nga e shoqja. Stefano Farinazzo ishte babai i dy fëmijëve dhe këtë vit ai ishte rizgjedhur në udhëheqjen e provincës Casale di Scodosia, të Padovës./CNA.al

Lajmet e fundit nga