LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Durrësi në panik/ Revoltohet zyrtari i PD-së: Qanin vetëm për Tiranën

22 Shtator 2019, 16:10, Politikë CNA
Durrësi në panik/ Revoltohet zyrtari i PD-së: Qanin vetëm

Nënkryetari i degës së PD-së Durrës, Arlind Boshku ka shprehur pakënaqësi për masat e marra nga qeveria për ndihmën e banorëve të Durrësit të prekur nga tërmetet e djeshme.

Boshku fajëson qeverinë dhe bashkinë e këtij qyteti se deri në orët e para të mëngjesit të sotshëm, nuk ishte marrë asnjë veprim për evakuimin dhe ndihmën e banorëve të Durrësit, të cilët kanë kaluar natën në gjendje frike dhe paniku nga tërmetet.

?Kam ndjekur me vëmendje të madhe zhvillimet post-termetit, është vërtetë për të ardhur keq menaxhimi i këtyre situatave si nga ana e Qeverise Shqiptare ashtu edhe nga Bashkisë Durrës. Epiqendra e tërmeteve ishte në Durrës, Qeveria qante vetëm për Tiranën, u ?ngritën? shtabe emergjencash në Tiranë që sipas informacioneve që kam ishin veç për shoë mediatik edhe propagandë. Ne Durrës dështim total si nga ana e Bashkisë, si nga ana emergjencave civile, si nga ana e Shtetit, si nga ana e deputetëve, 0 shërbim per qytetarët?, shkruan mes të tjreash Boshku.

Postimi i Arlind Boshkut:

Qeveria dhe Bashkia Durrës në nivelin 0.

Kam ndjekur me vëmendje të madhe zhvillimet post-termetit, është vërtetë për të ardhur keq menaxhimi i këtyre situatave si nga ana e Qeverise Shqiptare ashtu edhe nga Bashkisë Durrës. Epiqendra e tërmeteve ishte në Durrës, Qeveria qante vetëm për Tiranën, u ?ngritën? shtabe emergjencash në Tiranë që sipas informacioneve që kam ishin veç për shoë mediatik edhe propagandë. Ne Durrës dështim total si nga ana e Bashkisë, si nga ana emergjencave civile, si nga ana e Shtetit, si nga ana e deputetëve, 0 shërbim per qytetarët! Dje i gjithe qyteti i Durrësit ishte në rrugë deri në orët e para të mëngjesit të sotëm të tmerruar nga ajo që përjetuan nga tërmetet e njëpasnjëshme, asgjë nuk u vu në shërbim te qytetarëve, as stadiumi Niko Dovana, as shtëpitë e pushimit te qeveritarëve në Iliria, as kavalishenca e Rendit, as kavalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes në Plepa Durrës. Të gjitha këto që përmenda u hapën sot në drekë pas orës 12:00!

Për çfarë na duhen sot???

Qytetarët e Durresit kishin nevojë për ju dje edhe sot deri në orët e para të mëngjesit.

Ky është Shteti jonë i dashur propagandistik, të përmbledhur në një fjalë, PLEHRË./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga