Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Ja fondi që miratoi bashkia për banorët e prekur

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Ja fondi që miratoi bashkia për banorët e prekur

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës ka miratuar fondin prej 1 milionë dollarësh në ndihmë të banorëve që kanë pësuar dëmtime te banesat e tyre pas tërmeteve.

Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme të Shtabit të Emergjencës së kryeqytetit.
Kujtojmë se nga lëkundjet e tërmeteve, në Tiranë janë dëmtuar 500 banesa, ku 35 prej tyre janë bërë të pabanueshme./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse e gjithë media nuk ishte sot me Bashën

Publikuar

-

Nga

Sot opozita ka zhvilluar një tryezë për median. Një tryezë shumë e vonuar, por edhe një tryezë ku nuk përfaqësoheshin të gjithë mediat.

Por, le të shohim disa fakte.

Basha sot organizon një tryezë vetëm pak ditë para se ligji të kalojë në parlament, gjë të cilën nuk e ndalon dot, spese Luli dogji mandatet e deputetëve për ti shërbyer Edi Ramës. Sepse Basha është njeriu që i shërben më mirë kryeministrit, qoftë edhe me tryezën e sotme ku përtej disa eksponentëve të medias, Luli kishte vendosur censurën e tij, duke përjashtuar, por edhe duke u braktisur nga shumë media në vend.

Në finale, Luli tha se do ta anullonte ligjin kur të vinte në pushtet, por nuk kërkoi ndjesë për censurën që ka vendosur ai nga dita që është emëruar kryetar i Republikës së re.

Kaq i “ndershëm dhe i vërtetë” është Lulzim Basha me mediat, sa ne i kemi dërguar shtatë shkresa zyrtare, dhe ende nuk na jep autorizimin për të vërtetuar shkollimin e tij.

Kaq i ndershëm është me mediat, sa njësoj si Edi Rama sulmon gazetarët sa herë që thonë një fjalë kundër tij apo të vërtetat e mëdha të një kryetari të opozitës, që shkëlqen me paaftësinë e tij dhe sillet si një vegël qorre e qeverisë.

LEXO EDHE:  Tërmeti shkund Tiranën/ 26 persona të lënduar

LEXO EDHE:  Tërmet i fuqishëm/Tronditet Greqia

Basha sot tregoi se edhe në ditën më të zezë të medias, nuk ka mbështetjen e saj, sepse shumë prej tyre kanë vendosur të mos jenë as me të,  dhe as me ortakun e tij që e ka emrin Edi Rama. Pa le të flasim pastaj që në krye të qëndrojë Mona me “ndërshmërinë”e saj në një betejë për fjalën e lirë.

Sot, Luli tregoi se në mjerimin e tij politik po i kryen një shërbim të shkëlqyer Edi Ramës.

I bëri qoken e radhës Edi Ramës duke përçarë mediat dhe gazetarët, duke përdorur një kauzë të fjalës së lirë për të fituar ndonjë pikë nga kredibiliteti i tij i humbur, dhe fatkeqësisht duke mbledhur në tryezë dhe vënë në krah jo vetëm gazetarët, por edhe gjobaxhinjtë dhe sharlatanët e medias./ CNA.al

Basha fsheh diplomimin/ CNA.al nuk i ndahet

Skandal, 12 vjet për t’u diplomuar/ Lulzim Basha fsheh shkollimin

12 vjet për t’u diplomuar/ Pse Lulzim Basha fsheh diplomën e shkollës së lartë?

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme”/ Kryemadhi zbulon prapaskenat

Publikuar

-

Nga

Në Komisionin e Medias të organizuar nga Opozita për paketën “Anti-shpifje”, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nuk ka lënë pa hapur çështje që lidhen me situata aktuale të cilat sipas saj, tregojnë një keqfunksionim të qeverisjes së Ramës.

Kërkesën e Qeverisë për të shtyrë deri më 31 mars të vitit 2020 datën e gjendjes së jashtëzakonshme, Monika e komentoi si një manovër të Kryeministrit për të fituar kohë në mënyrë që të shmangë zgjedhjet e parakoshme dhe të vijojë sa më gjatë me mishërimin e një sistemi autokrat.

LEXO EDHE:  Nuk ndalen tërmetet/ Lëkundet sërish vendi

LEXO EDHE:  Tërmeti shkund Tiranën/ 26 persona të lënduar

“Sot kemi një kryeministër që po kërkon shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në Parlament deri në muajin mars, i cili ka të bëjë për sa i përket largimit të zgjidhjes politike që ka sot Shqipëria, që mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe kërkon një spostim të tillë për të fituar kohë dhe për të vazhduar në instalimin e atij sistemi autokrat që e kanë shumë vende të tjera, duke kërkuar të bëjë një kopje të shëmtuar”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lobimi rus/ Caktohet data e seancës së parë gjyqësore për Bashën

Publikuar

-

Nga

Me 20 janar 2020 do të mbahet seanca e parë gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me dosjen për lobimin rus, në SHBA.

Dosja e Bashës është dërguar disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, ndërsa prokuroria hoqi dorë nga akuzat për “lobimin rus” duke e akuzuar për ‘falsifikimi vulave, stampave ose i formulasrëve’.

Të akuzuar për falsifikim janë edhe ish-sekretari i përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri i Partisë Ilir Dervishi.

Kujtojmë këtu se në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, ‘Stonington Strategies’, për të siguruar takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Me 14 nëntor 2017, kontratat u raportuan në Departamentin Amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”.

Kjo e fundit deklaronte se kishte marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”, një kompani guackë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Ishte agjencia e lajmeve BIRN që publikoi një material, ku zbardhi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Për të pasur një Shqipëri më të mirë duhet një “tërmet” tjetër

LEXO EDHE:  VIDEO - Tërmet 7,4 ballë godet Japoninë/ Frikë për cunami

Më pas,  ishte revista investigative amerikane “Mother Jones”, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollarë nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Skandali u publikua edhe tek Zëri i Amerikës, New York Times, duke bërë një zhurmë të madhe në Shqipëri.

Mediave amerikane iu bashkua edhe CNA.al, e cila zbardhi denoncime, nxori dokumenta ekskluzive.

Dhe fakt është se të gjitha shumat e paguara në favor të Muzin për llogari të PD-së, me dhe pa kontratë nuk janë raportuar nga PD-ja, as në zërin të ardhura, as në zërin shpenzime.

Më tej në muajin mars 2019, CNA.al siguroi një dokument zyrtar në  Departamentin e Drejtësisë në SHBA, ku sipas deklarimeve të bëra nga Kompania Lobiste Muzin Capitol LLC, regjistruar në 14.11.2017 rezulton se:

Kompania ruse Biniatta Trade LP  (Kompania Ruse offshore lexo ketu) do ti paguante STONINGTONE STRATEGIES sipas marrëveshjes 4 shuma.

LEXO TE PLOTE