LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha me qytetarët pas tërmeteve/ Opozita jo parlamentare me pushime në Hollandë

22 Shtator 2019, 19:20, Politikë CNA
Berisha me qytetarët pas tërmeteve/ Opozita jo parlamentare me pushime

I vetmi që ka reaguar nga opozita parlamentare lidhur me dëmtet e shkaktuara nga tërmeti është ish kryeministri Sali Berisha.

Së fundmi, Berisha ka publikuar rastin e njërit prej shumë pallateve në Durrës që është çarë, mes për mes, si pasojë e lëkundjeve të fuqishme të tërmetit.

Në faqen e  tij në Facebook, Berisha ka publikuar vazhdimisht shumë raste të dëmeve që ka shkaktuar tërmeti.

Që prej ditës së djeshme Berisha nuk është ndalur së publikuari rastet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti. Ndërkohë opozita jo parlamentare nuk ndihet, për t’iu gjendur pranë banorëve në nevojë.

Mesa duket opozita jashtë parlamentit ndodhet me pushime në Hollandë, duke harruar kështu situatën alarmante që kanë krijuar tërmetet në Shqipëri. Kryedemokrati, Lulzim Basha nuk është ?ndiher? më, që pas mesazhit të tij solidarizues, pesë orë pas tërmetit. Vazhdon të vadisë tulipanët në Hollandë./CNA.al

Lajmet e fundit nga