LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Bashkia e Korçës aksion për pastrimin e qytetit/ Filo thirrje për ndërgjegjësim

22 Shtator 2019, 09:04, Politikë CNA
Bashkia e Korçës aksion për pastrimin e qytetit/ Filo thirrje

Bashkia e Korçës ka ndërmarrë një aksion sensibilizues për pastrimin e qytetit. Ky aksion u organizua në dy zona periferike; ato te ish vilat dhe ish fajanca.

Dy grupe pune të bashkisë, punonjës administrate të Drejtorisë  Rajonale të Trasportit Rrugor dhe qytetarë morën pjesë në këtë aksion mjedisor.

Kryebashkiaku Sotiraq Filo theksoi për mediat se fatkeqësisht pastrimi apo ndotja e terreneve publike mbetet ende një problem i madh për bashkinë Korçës.

?Në drejtim të pastrimit mungon ndërgjegjësimi i njerëzve prandaj bashkia aksionin e saj e ka parë me rëndësi për sensibilizimin e sa më shumë qytetarëve të moshave të ndryshme.

Do të doja që këtij aksioni ti ishin bashkuar nxënësit e shkollave sepse ata në rast se rriten me ndjenjën e një mjedisi të ndotur e kanë të vështirë të ndryshojnë më pas? tha kryebashkiaku Filo.

Sensibilizimi sipas tij duhet të përfshijë të gjitha moshat, por veçanërisht fëmijët e të rinjtë që duke u mësuar të mbajnë pastër kopshtet e shkollat do shfaqin qajse pozitive edhe në ambjentet publike./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga