Connect with Us

A duhet hetuar Endri Fuga pas dëshmisë së sizmiologut grek?

Politikë

A duhet hetuar Endri Fuga pas dëshmisë së sizmiologut grek?

Publikuar

-

Një kronikë televizive e Top-Channel ka ekspozuar “padashje” një skandal të rëndë ku implikohet direkt Drejtoria e Informacionit në Kryeministri, drejtuar nga Endri Fuga.
Gazetari i TCH Aleksandër Marku, intervistoi sot sizmiologun grek Akis Tselentis.
Por le të kthehemi pak mbrapsht në kohë.
Emri i këtij sizmiologu citohej si burim informacioni disa javë më parë, në një letër sekrete që Presidenti Meta ja kishte dërguar kabinetit qeveritar.
Sipas Metës, sizmiologu grek e kishte informuar nëpërmjet kanaleve shtetërore se ekzistonte një propabilitet i madh që Shqipëria të goditej nga një tërmet i fuqishëm.
Nëpërmjet letrës sekrete, Meta informoi qeverinë, kryeministrin dhe disa ministra.
Por papritur në muajin korrik letra e Metës u bw publike, letra u publikua fillimisht në disa portale të lidhura ngushtë me drejtorin e informacionit në kryeministri, Endri Fugën.
Pas publikimit të letrës, disa media pranë qeverisë e kontaktuan sizmiologun grek Tselentis, por ky pohoi atwherw se kishte pas të tilla komunikime me Presidentin.
Kaq mjaftoi dhe ndaj Presidentit shpërtheu cinizmi, portalet dhe mediat proqeveritare nisën të vinin në dyshim dhe shëndetin mendor të Ilir Metës.
Kjo letër sekrete u kthye në një “mitroloz” politik për Edi Ramën, i cili sapo kishte urdhëruar dhe ngritjen e një komisioni hetimor ndaj Presidentit, për çështje që lidhen me interesat elektorale dhe të pushtetit.
Presidenti u diskretitua, u linçua publikisht, mediat rilindëse vunë theksin mbi shëndeti i tij mendor.
Por më datë 21 shtator Shqipëria u trondit dramatikisht nga një tërmet shumë i fortë, fatmirësisht pa viktima në njerëz.
Një ditë më pas, sizmiologu grek Tselentis, në një intervistë për Top Channel, ka zbuluar një tjetër fabul në lidhje me informacionin sekret që kishte përcjellë Presidenti në Kryeministri.
Sipas sizmiologut grek, e vërteta ishte se ai e kishte informuar Presidentin, por kur u bë publik emri i tij dhe informacioni pushoi se qënuri sekret, ai u detyrua të mohonte atë që kishte ndodhur, për shkak se pranimi mund të shkaktonte panik në popullatë.
Shprehet Tselentis për Top Channel:
“Po , e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen.Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë keto gjera. Këto bëhen të ditura veteëm tek shërbimet shtetërore.”
Ky pohim i sizmiologut grek vendos kryeministrinë dhe sidomos Drejtorin e Informacionit në KM, Endri Fugën, para përgjegjësisë ligjore.
Dëshmia e sizmiologut grek e dhënë sot për Top Channel, tregon se Kryeministria ka përdorur për qëllime politike një informacion të klasifikuar, ka shpërndarë informacionin me qëllim diskretitimin e Presidentit të Republikës në një skemë të pastër mashtrimi, duke shfrytëzuar nevojën e sizmiologut grek për të mohuar letrën sekrete.
Pas kësaj dëshmia, Drejtori i Informacionit Endri Fuga gjendet në kushtet e shpërdorimit të detyrës.
Një shpërdorim tepër i rëndë madje, pasi ka shpërdorur një informacion të klasifikuar që fliste për rrezikimin e jetës së qindra mijëra shqiptarëve, për qëllime elektorale të rilindjes, duke linçuar dhe diskretituar Presidentin e Republikës dhe duke vënë në dyshim shëndetin e tij mendor. / Hashtag.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Saliu është lider, Luli kukull që kurdiset”/ Rama: Po tani me kë do të identifikohen tropojanët

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën me banorët e qytetit të  Tropojës. Në fjalën e tij Rama komentoi edhe ish kryeminstrin Sali Berisha duke e cilësuar atë si një lider. Sipas tij, Tropojanët u indetifikuan me një figurë si Sali Berisha.

Nga ana tjetër Rama nuk i kurseu ironitë dhe talljet me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar atë si një kukull që sillet si ta kurdisësh.

“Me Saliu spo merrem. Ishte si ishte unë nuk e vë në diskutim që Sali Berisha është Lider. Po ky çfarë lideri është ky. E kanë nxjerrë atje si një kukull që kurdiset. E kurdis për Batman ky bëhet Batman dhe hidhet nëpër muret bashkë me ata të tjerët kacavirret nëpër muret e kështjellës do të marrim pushtetin. E kurdin për barbi ky bëhet barbi, si ta kurdisësh. Kështu që për Saliu nuk po e zgjas. Tropojanët u identifikuan me një figurë që është figurë lider.Po tani më kë do të identifikohen tropojanët me Partinë Demokratike, a e imagjinoni jut ë zgjohet Luli të vijë për Tropojë. Tani atij Tropoja do I duket sikur është për të shkuar në Australi”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Partia Demokratike pa kokë”/ Rama tallet me Bashën nga Tropoja

Publikuar

-

Nga

Pas hapjes së aeroportit të Kukësit kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takim me banorët e Tropojës. Nga atje Rama prezantoi kandidatin për deputet dhe shprehi falenderimin që ditën e sotme kanë qënë më të shumtë në numër se herët e tjera.

“Sot unë ju gjej më të shumtë në numër. Dhe jam i bindur që prezenca nuk ësht ëe lidhur thjesht me ardhjen time. Por me siguri është e lidhur që në këtë zgjedhje Ps ju ka sjellë dikë që është nder ta kesh shok dhe është nder ta kesh përfaqësues”, u shpreh Rama.

Ndër të tjera kryeministri nuk la pa ironizuar edhe liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha duke e cilësuar pa kokë. Sipas Ramës, ai ka bërë më shumë për këtë qytet se Partia Demokratike.

LEXO EDHE:  Hedhja e paligjshme e mbetjeve sanitare Covid/ Aksion në të gjithë globin, arrestohen 102 persona

LEXO EDHE:  Hedhja e paligjshme e mbetjeve sanitare Covid/ Aksion në të gjithë globin, arrestohen 102 persona

“PD nuk është një shpellë e mbushur me njerëz që i përkasin një bote tjetër. Pd-ja ka plot njerez të mirë. Në Pd është problem koka, ishte koka kur kishte kokë tani nuk ka kokë imagjino. Për Tropojën unë dhe Partia Sociliaste në këto vite që na hyri në mes me dy akte tërmet dhe pandemia. Kam bërë disa herë më shumë se Sali Berisha dhe Partia Socialiste këtë sma mohon dot një tropojan që mban gishtat lart edhe kur fle gjumë. Për mua ishte një rikthim sepse në Barjam Curr kam qenë kur kam qenë student”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Publikuar

-

Nga

“Do i japim fund mafies së trojeve”/ Basha ndalet në Vorë, premtime banorëve

Kreu i PD Lulzim Basha, në vijim të fushatës elektorale është ndalur në Vorë pasditen e sotme.

Basha theksoi se Rama nuk bëri asgjë në tetë vjet, duke shtuar se nuk ka se çfarë të bëjë më.

“Vëllezër dhe motra, zonja e zotërinj, mirë se iu gjej këtë pasdite. E kanë katandisur Vorën në pikë të zezë. Kanë tetë vite dështime, tetë vite premtime që nuk janë mbajtur dhe kanë guxim e kërkojnë edhe katër vjet të tjera.

Rama nuk bëri gjë dhe nuk ka çfarë të bëjë më. Bashkë për ndryshim, duke votuar të dielën e ardhshme numrin 9. Kjo sepse Vora nuk e mban dot më këtë peshë të rëndë të skamjes dhe varfërisë.

Aleanca për ndryshim do të fitojë zgjedhjet për Shqipërinë e shqiptarët. Kjo qeveri është çnjerëzore. Çmimi i naftës është rritur në mënyrë të tmerrshme. Më 25 prill të largojmë Ramën me votën e shqiptarëve të bashkuar, është në dorën tonë t’i shërbejmë fëmijëve tanë dhe të mos i lëmë nënat e gratë tona me zemër të ngrirë.

Me rindërtimin, Rama ndau disa të njerkës dhe disa të nënës. Do i japim fund mafies së trojeve. Më 25 prill votoni numrin 9, bashkë për ndryshim. Vora fiton, Shqipëria fiton”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE