Connect with Us

Mashtrim dhe fasadë/ Skandali, qeveria gënjeu për pikat e emergjencës

Denoncim

Mashtrim dhe fasadë/ Skandali, qeveria gënjeu për pikat e emergjencës

Publikuar

-

Shtabi i Emergjencave njoftoi mbrëmjen e djeshme ngritjen e 6 pikave të emergjencës në kryeqytet për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Në një dalje për mediat, Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali theksoi se  “i gjithë shteti ishtë në këmbë” , emergjencat, policia por edhe mjekë vullnetarë do të ishin në shërbim të qytetarëv në 6 pikat e ngritura në: Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht; Liqeni i Thatë; “Bulevardi ri” Kashar;  Stadiumi “Dinamo”; Kisha në Rr. “Don Bosko”; Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Por siç duket ky ka qenë mashtrimi i radhës i qeverisë. Në një denoncim të ardhur pranë reaksisë tonë, në zonë e “Liqenit të Thatë” nuk ka patur asnjë pikë emergjence të ngritur për qytetarët.

Ne bëmë disa telefonata. Në telefonatën e parë kontaktuam policinë e cila na adresoji se forcat e emergjencës civile ishin vendosur tek “Liqeni i thatë”, vajtëm s’kishte gjë. Në telefonatën e dytë, na thanë se Emergjencat Civile janë afër Farit, vajtëm dhe përsëri s’kishte gjë. Ndërkohë që në telefonata e 3-të na thanë që janë tek diga e liqenit tek Kodrat.

LEXO EDHE:  Shpërthimi me eksploziv te “Liqeni i Thatë”/ Arrestohet autori

Në shkuam dhe bëmë dhe disa verefikime në terren. Nga pamjet filmike duket  qartë që ky është një skandal. Janë ngritur vetë disa piketa, për të thënë që ne e bëmë punën tonë por nuk u paraqit askush, por në fakt në këtë zonë gjatë natës nuk ka patuar as forca emergjence dhe as çadra të ngritura për qytetarët./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

Publikuar

-

Nga

Ben Blushi, miliarderi i medias, dhe oligarku politikan me pasuri të çmendur, është përpjekur që të fshehë një pasuri 500 milionëshe, duke e deklaruar atë për vetëm 30 mijë euro.

Prona në Korçë

CNA.al ka siguruar deklarimet e bëra në ILDKPI, ku sipas dokumenteve, deklarohet se në vitin 2015, me vetëm 30 mijë euro, Ben Blushi ka blerë një ambient biznesi me sipërfaqe 140 metër katëror, në një nga zonat më të preferuara të Korçës. ( Lexo këtu)

Gjithashtu edhe rreth 60 metër katëror garazh, me një vlerë qesharake prej 5 milionë lekë të vjetra.

Më pas kjo njësi biznesi u kthye në “Pub Republika”, u zhvillua një aktivitet biznesi, ku qeraja mujore ishte 2 mijë euro. Pra, i gjithë investimi i kthehej pas për vetëm 18 muaj.

CNA.al raportoi se kjo pasuri është një fshehje nga Ben Blushi, sepse vlera e saj reale shkonte rreth 500 milion lekë.

Në krah të këtij ambienti, pronar është bërë edhe vjehrri i Ben Blushit, i ndjeri Abaz Brati.

Pallati tek Stadiumi Dinamo, në Tiranë

Ky i fundit një jurist, i cili në bashkëpunim me të njëjtin ndërtues në Korçë, ka ndërtuar një pallat tek Stadiumi Dinamo në Tiranë.

Ambienti i biznesit në krah të “Pub Republikës”, marrë nga Brati, tregon vlerën e vërtetë të pronës së Blushit.

Pra, është vetë vjehrri i tij që na tregon skemën e fshehjes së pasurisë. Nga ndarja e ndërtimit të pallatit në Tiranë, Brati kishte një ambient banimi 120 metër katëror më shumë, sesa i takonte nga investimi i kryer. Këtë apartament, me vlerë 250 mijë euro, e shkëmben me një njësi tregëtare në Korçë, me vlerën 250 mijë euro.

Pra, jep një hyrje pallati në Tiranë tek stadium Dinamo dhe merr një ambient biznesi në Korçë, me vlerë totale 250 mijë euro, i cili ka një sipërfaqe po 120 metër katëror.

Kjo njësi tregtare është në krah të “Pub Republika”, pronës së Ben Blushit në Korçë.

Ben Blushi ble për vajzën e tij N.Blushi, në të njëjtin objekt 140 metër katëror me vlerë 30 mijë euro. 60 metër garazh me vlerë 5 milion lekë, ndërsa në krah vjehrri i tij bën një këmbim për sipërfaqe shumë më të vogël, me vlerën totale 250 mijë euro. Në të njëjtin objekt, Ben Blushi e ble dyqanin me 220 euro metri katëror dhe garazhdin me 70 euro metri katëror.

LEXO EDHE:  Video/ Grushte, shkelma e shkulje flokësh mes vajzave në Tiranë

LEXO EDHE:  Shpërthimi me eksploziv te “Liqeni i Thatë”/ Arrestohet autori

Ndërsa vjehrri i tij merr 120 metër katëror biznes, për 250 mijë euro. Me 2100 euro metrin katëror.

Ka një diferencë prej të paktën 1900 euro, për metër katëror, dhe të dyja ambientet janë në të njëjtën godinë, krah njëra-tjetrës, dhe të blera në periudhë të përafërt.

SPAK shumë shpejt do të ketë në dorë një dosje të plotë, ku detajet tregojnë qartësisht se Ben Blushi ka fsheur një pasuri me vlerë gati 400 mijë euro, duke e deklaruar për vetëm 30 mijë euro.

     Ben Blushi, Eva Blushi

Një blerje pasurie, ku çmimi për metër katëror në këtë zonë shkon nga 2000 deri në 2500 euro, Ben Blushi për vetëm 220 euro metri katëror.

Faktet flasin vetë. Tani ish-kreut të LIBRA-s, ish-ministrit socialist, ish-gazetarit të kthyer në menaxherin e Vjolca Hoxhës, do ti duhet të tregojë përpara SPAK të vërtetën e fshehjes së kësaj pasurie, por edhe si e ktheu juristin Abaz Brati në ndërtues dhe si bënte pazare  për ndërtime pallatesh në Tiranë dhe Korçë.

Publikimi me fakte dhe detaje do të vazhdojë më tej, deri në zgjimin e çdo institucioni ligjzbatues dhe hetimor në Shqipëri./ CNA.al

Ekskluzive-Zbulohet gazetari oligark që ia kalon edhe Alfred Pezës

Fotot/ Zbulohet prona 500 milionë e Ben Blushit

Noterja në skandal/ Ortakëria me Vjollca Hoxhën dhe Klodët e inceneratorëve

Zbulohet biznesi i dytë i Ben Blushit me Vjollca Hoxhën

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

 

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Auditi i KLSH-së për menaxhimin e burimeve natyrore/ Zbardhen shkeljet institucionale, ja rekomandimet 

Publikuar

-

Nga

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbardhur sot përfundimet e auditit të zhvilluar “Mbi Përputhshmërinë” në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) Tiranë, për veprimtarinë nga data 01.09.2016 deri në datën 31.12.2018.

Sipas KLSH-së, në këtë auditim u konstatuan shkelje në veprimtarinë institucionale të AKBN-së në fushën Hidroenergjetike, sa i përket, ndjekjes së kontratat e lidhura nga Shteti Shqiptar në fushën hidroenergjetike, masave të marra, zbatimin e akteve ligjore e rregullatore në fuqi që rregullojnë veprimtarinë institucionale, të cilat kanë sjellë ndikime të konsiderueshme në financat publike me një vlerë financiare prej rreth 15,178 milionë lekë (afërsisht 123 milionë euro), për të cilat KLSH me shkresën nr. 1442/23 datë 18.11.2019, ka depozituar indicie për ndjekje penale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

KLSH thekson se ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë:

-Nga auditimi me zgjedhje i 14 dosjeve të HEC-eve të cilët kanë përfunduar punimet, janë lidhur me rrjetin energjetik dhe janë futur në fazën e prodhimit rezultoi se, vlera e penaliteteve të llogaritura dhe më pas propozuar nga AKBN drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) në rolin e Autoritetit Kontraktues, për moszbatim të kushteve të kontratës prej shoqërive zhvilluese, për të cilat nuk disponoheshin aktet administrativë për arkëtimin e tyre, vetëm për rastet e shqyrtuara, shkon në rreth 2,025,281 mijë lekë.

Në dosjet e audituara rezultuan gjithashtu problematika sa i përket paisjes me Leje ndërtimi të shoqërive zhvilluese për kryerjen e punimeve të ndërtimit dhe mungesë e masave të marra nga Autoriteti Kontraktues në këtë drejtim.

Veç sa më sipër, përfundimi i veprave thuajse në të gjitha rastet është kryer jashtë afatit të përfundimit të punimeve.

Nuk gjendet situacioni përfundimtar i punimeve të kryera, e për rrjedhojë mungon dhe mundësia për të krahasuar vlerën e shpenzimeve të kryera, me ato të parashikuara në preventiva, për të bërë të mundshëm njoftimin/korrigjimin eventual të taksave e të detyrimeve të tjera të cilat vendosen në përqindje ndaj tyre si taksa e ndikimit në infrastrukturë etj. nga organet përkatëse.

Mungon llogaritja e penalitetit për mosrealizimin e prodhimit sipas detyrimit kontraktual për periudhën përpara daljes së VKM-së Nr. 332 datë 06.06.2018 ndërkohë që pas këtij vendimi janë thelluar më tej paqartësitë mbi llogaritjen. Kërkesave të AKBN-së për të qartësuar mënyrën e aplikimit të penaliteteve Autoritetit Kontraktues nuk rezultoi tu ketë dhënë përgjigje shteruese, megjithëse ndryshimet ligjore janë propozuar nga vet ky autoritet.

Përgjithësisht nuk gjendet “Testimi” i kryer nga vet Koncesionari dhe rezultatet e tij. Mos realizimi sipas detyrimit kontraktual, i këtij procesi, sjell si pasojë kalimin në fazën e prodhimit të shoqërive koncesionare të cilat kanë detyrime të pashlyera ndaj shtetit (penalitete, taksa për marrjen e Lejeve apo ndryshimin e tyre etj), shmang kontrollin e cilësisë së realizimit të veprës në raport me detyrimet kontraktuale, etj.

Përgjithësisht në dosjet e HEC-eve mungonte sigurimi i kontratës/kontratave, sigurimi i punimeve, pajisjeve etj, dokumentacione këto të detyrueshme referuar “kontratës tip” të lidhur.
Nuk gjendeshin raportimet me shkrim që duhet të bëra Koncesionari pranë AK çdo tre muaj, për realizimin e programit të investimeve dhe në asnjë rast nuk u konstatua të jetë propozuar, ose mbajtur qëndrim (sanksione) ndaj shoqërive të cilat nuk përmbushin detyrimin kontraktual mbi raportimin periodik të ecurisë së kontratës referuar “Kontratës së Koncesionit”.
Përgjithësisht dosjet e HEC-ve, nuk janë inventarizuar e arkivuar dhe dokumentacioni që përmbajnë është kryesisht fotokopje, çka ul shkallën e besueshmërisë së përfundimeve dalë nga të dhënat e dosjeve dhe bie në kundërshtim me përcaktimet e parashikuara në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003 “Për arkivat”.

LEXO EDHE:  Shpërthimi me eksploziv te “Liqeni i Thatë”/ Arrestohet autori

LEXO EDHE:  Shpërthimi me eksploziv te “Liqeni i Thatë”/ Arrestohet autori

-Në 11 raste të trajtuara nga grupi i auditimit, vlera e investimeve të situacionuara të Hec-eve, në mungesë apo tejkalim të lejes përkatëse nga organet kompetente për kryerje të punimeve të ndërtimit, sipas akteve ligjore në fuqi, ka ndikuar/mund të ketë ndikuar në përfitimin e padrejtë të TVSH-së, e cila për rastet e trajtuar llogaritet në vlerën rreth 13,112,040 mijë lekë. Nuk evidentohen bashkëveprime për këto raste me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, megjithëse AKBN dhe DPT prej muajin Nëntor 2015 kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe janë angazhuar për shkëmbimin e informacioneve të ndërsjellta si dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta.

-Moslidhja e kontratave shtesë nga MIE, për projektet e zbatimit vlerësuar pozitivisht nga grupi i Oponencës Teknike (OT) dhe miratuar prej saj, të cilat paraqiten me rritje të prodhimit vjetor të energjisë krahasuar me kontratën bazë, ka bërë që, mbajtja e Fee-së vjetore në favor të shtetit të jetë më e ulët se ajo që duhej në fakt. Të paktën në 23 kontrata në prodhim të plotë, të cilat kanë rritje të energjisë vjetore në projekzbatim krahasuar me kontratën bazë, efekti financiar për Fee-në e prodhimit të munguar në buxhetin e shtetit llogaritet në vlerën rreth 22,820 mijë lekë.

-Në procedurat e kryerjes së Oponencave Teknike (OT) pranë AKBN, për vlerësimin e projekteve të veprave hidroenergjetike rezultuan problematika të cilat konsistojnë kryesisht në:
Kryerjen e oponencës teknike në afate të tejzgjatura të cilat në pjesën dërrmuese të tyre shkojnë nga 100 në 463 ditë, duke tejkaluar maksimalisht afatet e përcaktuara në rregulloren e posaçme.
Për rastet e audituara Raportet e Oponencës paraqiten me mangësi sa i përket paraqitjes së vlerave gjithsej të preventivit, zërit “Makineri dhe paisje” si dhe në disa raste nuk evidentohej nëse TVSH ishte e përfshirë në këto vlera. Dërgimi i projekteve drejt Autoritetit Kontraktues të zbatimit kryhej në periudha të zgjatura të cilat nuk justifikohen me dokumentacionin përkatës.
Për periudhën objekt auditimi janë evidentuar llogaritje të pasakta të tarifave të oponencës për projektet e vlerësuara në vlerën rreth 5,567 mijë lekë, ndërkohë që mungon llogaritja dhe pagesa për katër raste për vlerën rreth 1,617 mijë lekë.

Për përmirësimin e performancës së veprimtarisë së AKBN në vijim KLSH bën të ditur se i ka përcjell institucionit 21 rekomandime për zbatim nga këto; 1 masë propozimi për ndryshime apo përmirësime në legjislacionin në fuqi, 12 masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit me karakter organizativ, 3 masa për shpërblim dëmi ekonomik, 3 masa për shpërblim dëmi ekonomik deri në verifikimin e plotë të situatës si dhe 2 masa për menaxhim jo efektiv fondesh buxhetore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

“Po guxuan i pret gijotina”/ Avokati lëshon “bombën”, si po helmohen qytetarët

Publikuar

-

Nga

cekici i drejtesise

Avokati Altin Goxhaj ishte i pranishëm sot në Gjykatën Administrative të Tiranës, për të mbrojtur banorët e Laprakës kundër ndotjes mjedisore (kimikateve kancerogjene) që shkakton për mijëra banorë EDIL Centro Impianti i Prodhimit të Tullave.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se impianti gjigand ushtronte veprimtarinë e tij pa leje mjedisore, duke helmuar qindra fëmijë.

“Me Erald Aga dhe Sazan Guri, për Studion Ligjore @Aga & Goxhaj Laë Firm në Gjykatën Administrative të Tiranës duke mbrojtur banorët e Laprakës kundër ndotjes mjedisore (kimikateve kancerogjene) që shkakton për mijëra banorë EDIL Centro Impianti i Prodhimit të Tullave.

Sot u vërtetua që impianti gjigand ushtronte veprimtarinë e tij (ndotjen masive të popullsisë) pa leje mjedisore, por përfaqësuesja e Shtetit tha se nuk ka rëndësi nëse është me leje apo pa leje, dëmton apo jo shëndetin e qindra fëmijëve, masa e sigurimit të padisë të kërkuar nga banorët të rrëzohet!”-shkruan Goxhaj.

LEXO EDHE:  Video/ Grushte, shkelma e shkulje flokësh mes vajzave në Tiranë

LEXO EDHE:  Video/ Grushte, shkelma e shkulje flokësh mes vajzave në Tiranë

Më tej, ai thekson se “Ky është shteti që s’të lejon as të pjekësh qofte pa leje mjedisore por të lejon të pjekësh tulla në mes të qytetit nëse je oligark!”.

Po ashtu, Goxhaj thekson se nëse ndonjë gjykatës guxon të bëjë drejtësi, i pret “gijotina” e drejtësisë së Soros.

“Kjo eshte Qeveria e Kancerit ndersa gjykatat Reforma ne Drejtesi i ktheu ne zyra te Qeverise dhe gjykatesit ne nepunes civil te shtetit te cilet po guxuan dhe zbatuan ligjin i pret gijotina e Reformes Soros ne Drejtesi!

Na ndiqni ne seancat e ardhshme “-përfundon postimin e tij Altin Goxhaj.

LEXO TE PLOTE