LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“297 goditje tërmeti”/ Sizmiologu tregon se çfarë mund të ndodhë në orët në vijim

22 Shtator 2019, 07:20, Sociale CNA
“297 goditje tërmeti”/ Sizmiologu tregon se çfarë

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka folur lidhur me situatën e rëndë nga tërmetet e një pas njëshme në vend.

Në një lidhje telefonike për ?News 24? sizmiologu tha se rreziku i tërmteve ka kaluar pas lëkundjes së fuqishme 5.8 ballë pasditen e djeshme, por lëkundjet do të vijojnë.

?Ka qenë një natë me më pak lëkundje se dje. E vetmja lëkundje e fortë ishte ajo 4.9 ballë. Që prej pasdites së djeshme, janë regjistruar 297 goditje. Nga ora 12 e natës janë regjistruar 87 goditje, por me magnituda të vogla.

Themi që goditja kryesore ka kaluar, goditje pas goditjeve do të kemi, por nuk do të jenë të rrezikshme. Lëkundjet vazhdojnë me ditë dhe me javë, por në rënie. Madhësia e tyre vjen vetëm duke u zvogëluar?, theksoi Ormeni./CNA.al

Lajmet e fundit nga