Connect with Us

Xhaçka paralajmëron lëkundje të tjera/ 68 të lënduar dhe dëme materiale

Politikë

Xhaçka paralajmëron lëkundje të tjera/ 68 të lënduar dhe dëme materiale

Publikuar

-

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin paraprak të dëmeve nga tërmeti.

Në një dalje për mediat, ministrja Olta Xhaçka tha se dëme më të mëdha, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh, ka pasur në Tiranë dhe Durrës.

“Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencës, është e pritshme që ngjarja kryesore të pasohet nga lëkundje të tjera, deri në stabilizimin e pllakave tektonike.

Është një lajm i mirë që goditjet pasuese shënuan një trend në ulje. Sipas informacioneve zyrtare paraprake, deri në momentin që po flasim raportohet për 68 persona atë lënduar, por bëhet fjalë për lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës, disa prej të lënduarve janë asistuar nga ekipet e ambulancave. E rëndësishme të theksohet që nuk ka pasur humbje jete.

Në qarkun e Tiranës ka dëmtime, kryesisht krisje në 46 banesa, në Dajt, Komunë e Parisit, Asrtir, , Kashar e Zallher. Në Durrës, Shijak, raportohen dëme në dy pallate dhe banesa të vjetra.

LEXO EDHE:  Rëndohet bilanci në Turqi/ 300 të vdekur, mbi 2.800 ushtarakë të arrestuar

Në qarkun Dibër raportohen 4 banesa të dëmtuara dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Berat një banesë që e dëmtuar, në Fier 4 banesa të dëmtuara lehtë, e rëndësishme është që nuk ka asnjë dëm në puset e naftës. Të gjithë në kryet e detyrës”, tha Xhaçka.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jam krenar që jam akuzuar nga parlamenti”/ Meta tregon pse iu drejtua Venecias

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta thotë se ndihet krenar që është akuzuar nga një parlament një partiak, siç e quan ai.

“Jam krenar që jam akuzuar nga një parlament njëpartiak, që kam mbrojtur Kushtetuën e Shqipërisë”, tha Meta.

Presdienti ka treguar arsyen pse iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses.

Sipas Metës, nuk ka qenë qëllimi i tij për t’iu drejtuar Komisionit.

“Nuk ka qenë qëllimi im për t’iu drejtuar Komisionit, meqë parlamenti ka ndërmarrë një nismë të tillë edhe unë isha i detyruar të bëja të njëjtën gjë për parlamentin. Kemi të bëjmë me një situatë absurde sepse Kushteta e ka të shprehur qartë si ndërtohet Gjykata Kushtetuese
Pretendimet e Kuvendit nuk hynë në atë sferë të ktyre rasteve kur presidenti mund të shkarkohet apo hetohet”, tha Meta në një intervistë për Abc news.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses/ Meta i drejtohet Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Sot Presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Sipas tij, nesër pritet të publikohet  kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

LEXO EDHE:  Bilanci i ekspertëve në terren/ 1059 shtëpi të shembura në Durrës, ja situata në Tiranë

LEXO EDHE:  Voda bën bilancin e punës pas tërmetit/ Shemben 28 objekte të pabanueshme

“Venecia gjithmonë e mirëpritur”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E përdhunuan dhe e prostituan shtetin”/ Avokati tregon pse Rilindasit nuk festuan 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka treguar arsyet pse Rilindasit nuk festuan sot 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

Sipas Goxhajt, sot 100 Vjetori i Kongresit të Lushnjës duhet të ishte një kremtim i jashtëzakonshëm, serioz, me paraprirjen e shumë e shumë eventeve shkencore-historike, ceremoniale, kulturore dhe artistike në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos në Tiranë që u shpall në këtë Kongres si Kryeqyteti i Shqipërisë.

Më tej Goxhaj shprehet se sot ishte një ditë e rëndomtë fare, ku dhe Kryeministri ka ikur për të shpëtuar Ukrainën.

LEXO EDHE:  Policia e Rinasit bën bilancin/ Ja sa qytetarë u ndaluan të udhëtonin jashtë vendit gjatë shkurtit

LEXO EDHE:  Voda bën bilancin e punës pas tërmetit/ Shemben 28 objekte të pabanueshme

“Nuk mund të pritet nderim ndaj 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar nga këta që e kapën Shtetin, e morën peng, e përdhunuan, e trafikuan, e nxorrën në semafor dhe e prostituan dhe tani që e konsumuan po ia shesin dhe organet nëpërmjet Soros për transplante për Serbinë, Greqinë, Rusinë, Kinën”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE