Connect with Us

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Sociale

Temperaturat pësojnë rënie/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore  me origjinë nga kontinentale të cilat po ifluencojnë në territorin Shqipërisë mot të stabilizuar.

Për ditën e sotme, moti do të jetë  kthjellime dhe me vranësira të pakta, ndërsa temperaturat do të jenë me rënie.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 25 °C
në vendet e ulëta: 13 / 26 °C
në vendet malore: 7 / 17 °C.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

“Elvis Naçi ble “News 24” për të bërë propagandë fetare”/ Reagon ashpër Artan Kristo: Paraja po hedh tuç gazetarinë

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e kaluar emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” ka nisur puntatën e parë për këtë sezon, por ajo që u vu re ishte mungesa e moderators Ola Bruko, ndërkohë që emisioni u drejtua vetëm nga Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri.

Vetë moderatoja reagoi përmes një statusi në rrjetet sociale ku shpjegonte dhe arsyet e mungesës së saj “Për ata por edhe për të tjerët që pyesin veten “çfarë po ndodh?”.. Une nuk do të jem më moderatorja e programit tuaj të dashur, por vetem pjesë e ekipit të tij. Ky nuk ishte një vendim i imi!”

Ndërkohë që gazetari Artan Kristo ka treguar se Elvis Naçi ka blerë kohën televizive në “News 24” dhe se i vendos vetë rregullat për emisionin.

“Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”.

Ola nuk duhej të drejtonte më emisionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisione, por e rëndësishme është që ai jep paratë dhe ai duhet te bëjë ligjin.

Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj.

Sepse ai paguan dhe ai është gjthëçka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

Gazetaria po vdes…
Nuk besoj të ketë asnjë shikues që të mendojë se emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” profesionalisht sot ishte më i mirë, sesa kur e drejtonte Ola Bruko bashke me hoxhën Elvis Naçi dhe këngëtarin Sidrit Bejleri. Po kështu, nuk mendoj se asnjë gazetar, apo asnjë nga shefat e Neës 24 të mendojnë që sonte emisioni që më i mirë dhe te ishin dakord me këtë ndryshim. Por pse ndodhi kështu?
Arsyeja është fare e thjeshtë. Sipas të dhënave jozyrtare, (të verifikuara sigurisht) Elvis Naçi ka blerë kohën televizive dhe, “meqë topin e kishte ai, penalltinë do e gjuante ai”. Ola nuk duhej të drejtonte më emsionin. Nuk kishte rëndësi që nuk është gazetar, nuk kishte rëndësi që di, apo nuk di të drejtojë emisone, por e rëndësishme është që ai jep parate dhe ai duhet te bëjë ligjiin. Ai dhe jo gazetari duhet te caktojë kush drejton emisionin, kush është i ftuar, kujt duhet t’i bëhet reklamë, si duhet të vishet drejtuesja, e mbuluar, apo pa xhihab, etj etj. Sepse ai paguan dhe ai është gjthshka. I talentuari , gazetari, profesionisti është një hiç, një njeri që hiqet nga ekrani me një të kërcitur gishti…
Nuk do merresha me këtë sikur të ishte rasti i vetëm që gazetaria “është hedhur në tuç nga paraja”. Shikoni portalet. Jane të mbushura me shkrime me porosi, me pagesë , ku i patalentuari që nuk di të këndojë shpallet si këngëtari i madh që po bën bujë, ku shkrimtari që nuk di të shkruajë një fjali pa gabime sintaksore e ortografike shpallet si më i madhi i kohës etj etj.
Por të ishin vetëm artistët që bëjnë këtë është gjysma e së keqes. Faqet e portaleve e gazetave jane mbushur edhe me biznesmene e politikane që blejnë me para ose “me ndere” faqet e gazetave dhe brenda pak muajsh shkëlqejne si politikaë apo opinioniste, kur nuk kanë as dy gram tru e nuk dijnë të shkruajnë dy rrjeshta apo të lidhin dy fjalë. Dhe pastaj ankohen se “u dhëmb syri kur lexojnë në Parlament fjalimet që u bëjnë gazetarët…
Dhe e bukura është që për këto ka edhe tarifa fikse zyrtare që shkojnë deri në një mijë apo dy mijë euro për publikim. Botuesit justifikohen se është normale që reklama paguahet, se kështu bën edhe bota, por “harrojnë” që këtyre shkrimeve t’u vënë sipër mbititullin ”Reklamë”, apo “Artikull i porositur”.
Por para paguahen, jo vetëm për të botuar, por edhe për të mos botuar. E keni vënë re se shume shkrime kritike botohen disa sekonda ne ëeb e zhduken menjeherë?! Jo sepse nuk ishin të saktë, por sepse ai që kritikohet paguan për heqjen apo mosbotimin e shkrimit dhe puna e gazetarit që mund të ketë vënë edhe kokën ne rrezik hidhet në kosh, sepse ai që ka para paguan qindra e ndofta mijëra euro për të hequr shkrimin nga ëebi, apo për të mos e botuar në gazetë. Më vjen ndoht të flas këtu për rastet e “gjobave”, kur shefat dërgojnë gazetarët për të bërë shkrime apo kronika kritike për X apo Y dhe para botimit “u kërkojnë takim për të biseduar”…
E dini se një nga mjetet e fitimit për pronarët e portaleve është edhe pagesa që bëjnë njerëzit e inkriminuar për të hequr emrat e tyre nga njoftimet e kronikës së zezë të publikuar nga policia?! Dhe për këtë ka edhe tarifa fikse që pronarët e portaleve ua thonë të interesuarve edhe nëpërmjet telefonit. E , pra, kjo nuk është gazetari, por biznes i pastër. Dhe disa prej tyre ndërkohë mbahen edhe si yjet e gazetarisë shqiptarë, të kësaj gazetarie që paraja dhe politika e ka hedhur në tuç dhe po e vdes dalë nga dalë.
PS. Edhe unë vetë jam një gazetar, që me keqardhje kam dhënë dorëheqjen nga gazetaria, por herë pas here revoltohem e nuk më rrihet pa shkruar…/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

5 fëmijë nga Pogradeci, në Siri/ Gjyshja 70 vjeçare: Ndihmë, mi ktheni në shtëpi

Publikuar

-

Nga

Asije Shuli, nëna 70 vjeçare prej më shumë se dy vitesh vajton humbjen e djalit të saj, Krenarit në luftën krah grupit militant të shtetit islamik . E 6 vite që pret kthimin e nipërve dhe mbesave nga Siria në vendlindje, fshatin Gurras të Pogradecit.

Mbrëmjen e 24 tetorit të 2013, Krenari u largua drejt Sirisë me gruan e tij, Adelinën dhe 3 vajzat, Elonën, Ermën dhe Jusrën e vogël.

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

LEXO EDHE:  Moti/ Ja çfarë kanë parashikuar sinoptikanët

Në kamp një tjetër fëmije u erdhi në jetë, Ibrahimi. E më e madhja e vajzave, Elona vetëm 14 vjeç u bë me djalë Suhejdin, që sot është 3 vjeç.

Por tani 5 të miturit kanë mbetur vetëm në terrorin e luftës, pasi e a u vra së fundmi.

Gjyshja 70 vjeçare gati në përgjërim është munduar të tërheq vëmendjen e shtetit, por nuk ka marrë asnjë përgjigje./TCH

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shtypi i ditës, 19 tetor 2019

Publikuar

-

Nga

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 19 tetor 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “BE thotë “jo”, vendimi për negociatat në 2020”, ndërsa një tjetër titull vijon “Rrëfehet shqiptarja që befasoi ‘X faktor”, në Greqi”.

“Panorama” hapet me titullin “Legalizimet, lista me 3500 familjet që marrin tapitë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Zbulohet përplasja fizike mes tri modeleve VIP, Oriola dhe Kejvina pritë në shtëpi Einxhell Shkirës”.

LEXO EDHE:  Lajme të papritura nga moti/Merrni masa dhe për disa ditë

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

“Shekulli” ka si titull kryesor “Dështon qeveria Rama, nuk hapen negociatat”, ndërsa një tjetër titull vijon “Vajza e artë e Universitetit të Shkodrës”.

“Telegraf” hapet me titullin “Eurodeputetë të joshur me çanta me euro përcilen nga eskorta qeveritare”, ndërsa një tjetër titull vijon “Gjermania lehtëson dhënien e vizave të punës për shqiptarët”.

LEXO TE PLOTE