LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

21 Shtator 2019, 16:58, Kronika CNA
Situata në Spitalin e Traumës/ Manastirliu tregon detajet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka vizituar nga afër të lënduarit e tërmetit në Spitalin e Traumës.

Manastirliu tregoi numrin e qytetarëve që momentalisht po marrin ndihmë mjekësore si dhe angazhimin e strukturave shtetërore për menaxhimin e situatës.

?Pash nga afër gjendjen e të lënduarve, janë aktualisht duke marrë shërbim 21 qytetarë. Në total kanë qenë 52 qytetar që kanë marrë shërbim dhe janë larguar.

Të gjithë ata që vazhdojnë të jene në spital, po marrin trajtimin e nevojshëm.

Të gjitha strukturët janë në gatishmëri të plotë.

Janë 67 qytetar që kanë marrë shërbim në spitale në total, nga të cilët 15 kanë qenë në Durrës.

E rëndësishem është të ruajmë qetësinë. Vlerësimet do të bëhen hap pas hapi. Ne jemi këtu në gatishmëri të qytetarëve?, theksoi Manastriliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga