Connect with Us

PD reagon pas shkrimit të DW për Tahirin/ Lazarati, alibi e strategjisë kriminale

Politikë

PD reagon pas shkrimit të DW për Tahirin/ Lazarati, alibi e strategjisë kriminale

Publikuar

-

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas një shkrimi të DW, për Saimir Tahirin, ku ndër të tjera thuhej se ish-ministri zhduku drogën në Lazarat, por më pas u mboll në të gjithë vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Tritan Shehu shkruan se ndërhyrja në Lazarat nuk shënon një aksion në luftën kundër kanabisit.

Sipas tij ishte vetëm një alibi e përgatitur në funksion të strategjisë kriminale shtetërore të kthyerjes se vendit në “Republikën e Kanabisit”.

Shehu thekson se “kjo Rilindje mbushi shpejt me kanabis ne fillim Jugun e pastaj vendin ne terresi, nje nga veprat me te erreta kriminale e me pasoja te pa llogariteshme ne dimensione e kohe kjo per Shqiperine, duke u fshehur mbas Lazaratit.”

Mesazhi i Shehut:

Egersia mbi Lazaratin, preludi i kanabizimit te Shqiperise.
Une e kam theksuar prej kohesh se u be mire qe u ndalua kultivimi i kanabisit ne Lazarat, kam denuar cdo krim qe u krye aty, por thelbi i te vertetes qe ndodhi atje eshte krejt ndryshe nga cfare po kerkohet te paraqitet sot prej disave.

Ajo “goditje” ne Lazarat nuk shenon nje aksion ne luften kunder kanabisit, por ishte vetem nje alibi e pregatitur ne funksion te strategjise kriminale shteterore te kthyerjes se vendit ne “Republiken e Kanabisit”, sic e quajta une qe atehere.
Lazarati ky fshat i vogel, banoret e tij paqesore u agresuan ne nje menyre te tej skajeshme, pompoze, jo propocionale, vecse per te krijuar imazhin e reme te vullnetit qeverises per te ndaluar kultivimin e kanabisit, gje qe do te perdorej me tej si nje mjegullnaje per te fshehur vepren me kriminale, kanabizimin e organizuar te te gjithe Shqiperise.
Ne fakt ne Lazarat u goditen fshataret e thjeshte, jo banditet e vertete, ata do te perdoreshin me tej ne kanabizimin e vendit, qe u drejtua pikerisht nga stukturat shteterore, te cilat duhej ta ndalonin ate, ne bashkepunim me grupet kriminale (dhe me ata qe vepronin me pare ne Lazarat), duke i detyruar kultivuesit tu paguanin 10-15 E per bime.
Si pasoje kjo Rilindje mbushi shpejt me kanabis ne fillim Jugun e pastaj vendin ne terresi, nje nga veprat me te erreta kriminale e me pasoja te pa llogariteshme ne dimensione e kohe kjo per Shqiperine, duke u fshehur mbas Lazaratit.
Kjo eshte e verteta tragjike e asaj qe ndodhi, gje per te cilen deri me sot askush nuk po pergjigjet./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Ironizon Ristani: Rama si Nastradini

Publikuar

-

Nga

Nga studio e “Real Story”, ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD-së dhe njëkohësisht ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani, teksa fliste për Reformën Zgjedhore, ka theksuar rëndësinë e saj duke u shprehur se ajo është e rëndësishme jo vetëm për demokracinë në vend, por po ashtu sepse ndikon edhe në reforma të tjera sikurse ajo në Drejtësi, e cila sipas tij tashmë është deformuar.

Sipas ish-kreut të KQZ-së, Rama iu ka bërë thirrje ndaj policëve që të votojnë partinë në pushtet, duke vënë kështu partinë mbi Shqipërinë.

“Deri tani ka vullnet të keq për të bërë me dashje gjëra të këqija. Sot e tutje duhen bërë gjëra të mira me vullnet të mirë. Më 2009 kam pasur fatin që të jem në krye të KQZ, duke marrë vlerësim maksimal nga ana e organizatave ndërkombëtare. Nastradinin e pyetën në një fshat pse nuk ranë kambana në fshatin e tyre. Nastradini tha se kambanat në fshat nuk ranë në radhë të parë se nuk ka kambana.

LEXO EDHE:  U kërkoi ndjesë kosovarëve/ Ish-ministrja e Jashtme i “përvishet” Ramës

LEXO EDHE:  U kërkoi ndjesë kosovarëve/ Ish-ministrja e Jashtme i “përvishet” Ramës

Dhe në këtë rast është si historia e kambanës. Po nuk pati vullnet politik, është e kotë të flasim për të tjerat. Na duhet që të kemi edhe sistem që na jep qeverisje stabël, por edhe të kemi demokraci të brendshme.

Ne nuk flasim vetëm për reformën zgjedhore, por për një sërë reformash. Dalim deri te reforma në drejtësi, që ka problemet  e saj. Në rast se nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka institucione gjyqësore, atëherë pse po flasim. Del kryeministri dhe thotë se policët duhet të votojnë për PS pas punës. Del se partia na qenka mbi partinë dhe derisa është ky realitet kot flasim për të tjerat.”, ka thënë ndër të tjera Ristani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon ultimatumin amerikan që tmerroi Presidentin serb

Publikuar

-

Nga

I ftuar në emisionin “360 Gradë”, duke folur për situatën politike në Kosovë pas zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare ka vlerësuar fitoren e mazhorancës së re, ndërkohë që ka zbuluar ultimatumin e amerikanëve për Vuçiçin.

“ Çfarë sjell si risi ardhja e Kurtit dhe Osmanit? Antikorrupsionin. Nuk e dimë se çfarë do sjellin si risi në politikën shqiptare, por dimë që janë me një politikë shumë të thekshmë patriotike. Sidomos Kurti. Pse vajti ky atje? Richard Grenell u shkoi në Novisad dhe e kërcënoi. Ka kërcënuar Vucicin pasi e ka takuar 10 minuta kokë më kokë. Rrethi i tij i administratës thotë që asnjë nuk ishte brenda, por kur hynë atje panë Vuçiçin e tmerruar. Dhe i ka thënë dua njohjen e Kosovës se e kanë njohur 110 shtete”, ka thënë ndër të tjera Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sulmon ashpër Presidentin/ Spiropali paralajmëron shkarkimin e Metës

Publikuar

-

Nga

Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Parlamentin, e ftuar në studion e emisionit ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ duke folur për raportin e Komisionit të Venecias dhe qëndrimin e socialistëve ndaj Presidentit, ka paralajmëruar se mazhoranca në Kuvend do ta votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës.

Spiropali vlerëson se raporti përfundimtar shprehet qartë kur thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën me anullimin e datës së zgjedhjeve.

“E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.

Duke mos pasur asnjë kompetencë vendosi të zhdekretojë zgjedhjet. Venecia thotë atë që ne kemi thënë; zgjedhjet duhet të mbaheshin për të ruajtur seriozitetin e shtetit për të mos i dhënë mundësi asnjë opozite që të hedhë në emër shtetin. Venecia thotë në fund, që i gjithë hetimi është sa ligjor aq dhe politik. I takon komisionit hetimor dhe më vonë kuvendit me votë dhe më pas Kushtetueses të vendosë

LEXO EDHE:  “PD e paaftë për të marrë pushtetin”/ Ish-nënkryetari demokrat tregon çfarë synon Basha

LEXO EDHE:  Hajdarmataj në Katania/ Pritet të zbërthehen Habilajt

Shumë e thjeshtë, në rast se presidenti do të ishte i bindur mbi kushtetutshmërinë, atëherë do i bënte ai një kërkesë Venecias. Por jo, atë e bëri Kuvendi, që komisioni hetimor të kishte një raport. Tani komisioni do të peshojë argumentet dhe ta sjellë në Kuvend, ne do të votojmë vendimet e komisionit hetimor. Ne do ta gjykojmë, vlerësojmë dhe gjykojmë. Komisioni hetimor do të dalë me disa konkluzione dhe do ta sjellë në Kuvend dhe ne do ta votojmë.

Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje”, ka thënë ndër të tjera Spiropali./ CNA.al

LEXO TE PLOTE