LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngërçi në drejtësi/ Reagon Meta: Të mos cënohen interesat e qytetarëve

21 Shtator 2019, 11:44, Politikë CNA
Ngërçi në drejtësi/ Reagon Meta: Të mos cënohen

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me një raport të INFOÇIP, në lidhje me mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, ku ndër të tjera thuhet se ?Për shkak të bllokimit të punës dhe dosjeve të mbartura, në Gjykatën e Lartë presin gjykim rreth 30 mijë dosje. Shifra e madhe e dosjeve të mbartura pritet të bllokojë këtë gjykatë edhe për shumë vite të tjera, pa llogaritur dosjet e reja që mund të shkojnë në këtë institucion.?.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se bllokimi i Gjykatës së Lartë po cënon të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm.

Më tej, Meta thekson se sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

?Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.?-shkruan Meta.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë për të patur një shqyrtim gjyqësor brenda një afati të arsyeshëm dhe nga një gjykatë e caktuar me ligj, po cenohen haptazi nga grumbullimi i çështjeve të mbartura në Gjykatën e Lartë, për të cilat askush sot nuk mban përgjegjësi publike dhe askush nuk mundet t?u thotë qytetarëve se kur do të përfundojë shqyrtimi i tyre.

Sot askush nuk mban përgjegjësi publike edhe pse vendi nuk ka ende Gjykatë Kushtetuese, ku dosjet që presin radhën për shqyrtim janë bërë pirg!

Reforma u bë për qytetarët dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë duhet t’i shërbejë vetëm qytetarëve.

Duhen marrë të gjitha masat që të garantohet sa më shpejt për qytetarët akses i plotë në të gjitha shkallët e gjyqësorit, dhe brenda një afati të arsyeshëm, si dhe të garantohen të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve që të mos cënohen nga mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë.

Ju ftoj të lexoni dhe shqetësimin e drejtë që ngre për këtë çështje raporti i INFOÇIP!

Stoku i dosjeve dhe Vettingu bllokojnë Gjykatën e Lartë

Lajmet e fundit nga