Connect with Us

Momente tmerri ne Tiranë/ Dëme të mëdha nga termeti i fuqishëm

Sociale

Momente tmerri ne Tiranë/ Dëme të mëdha nga termeti i fuqishëm

Publikuar

-

Një termet i fuqishem 5.8 balle ka shkundur Tiranen pak minuta me pare.
Paraprakisht raportohet per deme te medha materiale. Shume ndertesa kane pesuar shembje si pasoje e lekundjes se forte te termetit. Banoret e kryeqyetit dhe zonave perreth kane perjetuar momente paniku. Njerezit kane pushtuar rruget nga frika e lekundjeve te tjera qe priten te vijne.
Deri tani nuk ka informacione per njerez te demtuar por vetem deme materiale.CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Punime në rrjet/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, (OSHEE), ka njoftuar të tjera ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.

Ndërprerja do të vijë për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave ndërkohë që oraret dhe zonat janë si më poshtë:

Njoftim për abonentët Tiranë

Stakim, data 15 Tetor

Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, ditën e martë, 15 tetor do të stakohet energjia elektrike në këto zona dhe orare

9:00-15:00

Pjesërisht rruga “Mine Peza”

9:00-10:00

Pjesërisht rruga “Kolë  Koçi”

10:00-12:00

Pjesërisht rruga “Stefan Shundi”

12:00-15:00

Pjesërisht Rruga për Mëzez,  tek Stacioni i pompave./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rikthehen fuqishëm studentët/ Çfarë paralajmëruan në ditën e parë të vitit të ri akademik

Publikuar

-

Nga

majko na tmerroi

Fillimi i vitit të ri akademik ka nisur me protesta nga ana e studentëve, të cilët të ndodhur edhe njëherë përballë kushteve të paplotësuara janë rikthyer sërish në gatishmëri për të mbrojtur të drejtat e tyre. Të shumtë në numër, disa muaj pas protestës tyre të fundit, ata do të thyenin më në fund heshtjen, duke u mbledhur paraditen e sotme përballë Ministrisë së Arsimit, për t’iu kërkuar llogari qeveritarve për premtimet e pambajtura.

Me banderola në duar dhe shkrime grafiti në mure që thonë: “Duam kushte, duam dije dhe jo pallavra qeverie”, edhe njëherë ata kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të vijuar fuqishëm protestat nëse qeveria nuk plotëson nevojat e tyre.

Duke ditur që beteja e tyre nuk do të jetë e lehtë, studentët kanë kërkuar edhe njëherë solidarizimin e pjesës tjetër studentore apo edhe të qytetarëve që t’i bashkohen nismës së tyre.

Nëpër muret e universiteteve ata kanë shkruar me bojë shkrime të ndryshme kundër Ministrisë së Arsimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shqipëria fillon testimin e internetit 5 G

Publikuar

-

Nga

AKEP ka vendosur të hënën datë 14 tetor 2019 pajisjen me Autorizim Individual të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, për kërkim, matje dhe provë. Vodafone Albania sh.a në aplikimin e tij kërkon caktimin e ketyre frekuencave për kërkim, matje dhe provë, me synimin e testimit të këtij brezi frekuencash, konkretisht:  – testim i teknologjisë 5G Neë Radio, testim i konceptit Massive MIMO dhe testim i Shpejtësive Maksimale me Carrier Aggregation LTE+ 5G Neë Radio.  – Testim i latency

Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a, në datën 30.09.2019 kishte paraqitur në modulin e aplikimeve online të AKEP tre aplikime për caktim dhe përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për tre stacione, për kërkim, matje dhe provë. Aplikimet janë riparaqitur të saktësuara në datën 07.10.2019 me nr. reference AKEP-2019-SKP-000022, AKEP-2019-SKP-000023 dhe AKEP-2019-SKP-000024, dhe janë protokolluar në AKEP me nr. 2142 prot. datë 07.10.2019.

Pas shqyrtimit paraprak të aplikimit të sipërmarrësit Vodafone Albania sh.a për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz për qëllime studimi, kërkimi, provë dhe eksperimentimi, për 3 (tre) stacione, për një periudhë 60 ditore, konstatohet se ato janë paraqitur në formën e kërkuar të përcaktuar sipas Rregullores nr. 30 datë 05.12.2013 “Për dhënien e Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave”. Përmbajtja e aplikimit për frekuencat e kërkuara, është në përputhje me përcaktimet e Planit Kombëtar të Frekuencave, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 277 datë 29.3.2017.

Sipas vendimit, AKEP ka pajisë sipërmarrësin Vodafone Albania sh.a me Autorizim Individual për përdorim frekuencash në brezin 3600-3800 MHz, sasi spektri 100 MHz i paçiftuar, ndarja 3600-3700 MHz, për kërkim, matje dhe provë, sipas dokumentit bashkëlidhur këtij vendimi. Afati për përdorimin e këtyre frekuencave nga sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a është deri në datën 14.12.2019. Sipërmarrësi Vodafone Albania sh.a, me mbarimin e afatit të vlefshmërisë, duhet të njoftojë AKEP për përfundimin e përdorimit të këtyre frekuencave./Monitor

LEXO TE PLOTE