Connect with Us

Live-Tahiri “injoron” Xhafajn/ Do i përgjigjem më të vertetën

Politikë

Live-Tahiri “injoron” Xhafajn/ Do i përgjigjem më të vertetën

Publikuar

-

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka dalë sot në një deklaratë për mediat, për të sqaruar të vërtetën e tij, pas vendimit të Gjykatës për Krimet e Rënda.

Por, ndërkohë Tahiri është pyetur nga gazetarët edhe në lidhje me mbështetjen publike që një ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj bëri ndaj një komenti të ambasadorit Britanik në Tiranë për Tahirin, ku shkruante se sistemi gjyqësor po maturohet, por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje.

LEXO EDHE:  Dialogu Prishtine-Beograd nuk nderpritet, konfirmohet takimi pas 5 gushtit

Tahiri, i pyetur nga gazetarët ka vendosur ta injorojë këtë koment, duke u shprehur se “‘Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like dhe share. As i numëroj dhe as më interesojnë. Do vijë dita që do të kem një përgjigje, sot është koha për të vërtetën time. S’dua të bëj komente të parakohshme. E di shumë mirë kë kam rrotull. S’jam nga ata që se di. Është fyese për mua kur ju mendoni këtë’, tha Tahiri”./ CNA.al

https://www.cna.al/2019/09/20/fatmir-xhafa-kunder-tahirit-mbeshtet-ambasadorin-britanik/ 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Rama nuk ka ndërmend të largohet”/ Basha tregon pikën “kyçe” për zgjedhje të lira

Publikuar

-

Nga

“Rama nuk ka ndërmend të largohet”/ Basha tregon pikën “kyçe” për zgjedhje të lira

Kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur i bindur se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të largohet nga qeveria.

Basha theksoi se duhet një bashkim i mad hi shqiptarëve për tëlarguar këtë qeveri. Teksa ka folur për votën e lirë dhe të ndershme, Basha tha se garancia ligjore do të ishte një qeveri tranzitore.



“Rama e ka shprehur qartë që nuk ka ndërmend të largohet, ne duhet të bëjmë bashkimin më të madh të shqiptarëve. Garancia ligjore do të ishte një qeveri transitore sicc e kemi propozuar kjo është një pikë e pandrysheshme e opozitës për Reformën Zgjedhore”, theksoi Basha në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Atje ku shkel Rilindja godet krimi”/ Lefter Maliqi “parashikon” dështimin e PS-së, opozita merr 100 mandate

Publikuar

-

Nga

“Atje ku shkel Rilindja godet krimi”/ Lefter Maliqi “parashikon” dështimin e PS-së, opozita merr 100 mandate

Deputeti Lefter Maliqi beson se në zgjedhjet e 25 prillit opozita do të fitojë 100 mandate. Në një intervistë për ORA news Maliqi tha se atje ku shkel Rilindja, godet edhe krimi, që sipas tij është bërë njësh me qeverinë.

Mes të tjerash opozitari tha se ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë.

“Atje ku shkel Rilindja godet krimi. Krimi dhe politika e rilindjes janë bërë njësh dhe drejtojnë vendin. Shqipëria po tronditet nga krimi. Edhe ngjarja te Vasil Shanto është një mesazh për politikën dhe për shoqërinë. Ministri i Brendshëm është i dorëhequr për shkak të konfliktit të brendshëm të PS-së në Lezhë. Ai është i paaftë kokë e këmbë dhe është përdorur nga Ram. Ia kam thënë edhe atij që do të përfundojë si Tahiri dhe si Xhafaj. Kadare e ka vënë atë si këshilltar dhe po lobon që ta vërë si ministër Mbrojtje. Lleshaj është një servil i shkrimtarit. Largimi i Lleshajt është i lidhur me largimin e Ramës. Kalbëzimi i kësaj qeveria është drejt fundit, sepse nuk ka lidhje me socialistët, por vetëm me oligarkët dhe krimin e organizuar. Më vjen keq për opozitën e bashkuar që tregohet kaq e butë. Unë e kam thënë se opozita e bashkuar në 25 prill merr mbi 100 mandate. Kjo është një rilindje që mori tepsinë me oligarkët e vet deh nuk mbajti asnjë premtim. E mbush Shqipërinë me drogë dhe përdori Saimir Tahirin si ministër të Brendshëm. Për mua Tahiri ka qenë ministri më i mirë që ka pasur PS, pavarësisht përdorimit që i bëri Rama për drogën dhe sa i takon policisë së shtetit. Xhafaj përdori metodat e Sigurimit të Shtetit dhe Rama nuk do ta vërë në listë dhe ministri më i pasuksesshëm i qeverisë, sepse ngatërron policinë me ushtrinë. E vetmja manovër e Ramziu, që shkon në Greqi si ambasador i Erdoganit, tregon se ky njeri është i kapur kokë e këmbë. Unë e kam thënë se faktori që e rrëzon nga pushteti Rilindjen është LSI dhe është sovrani i kushtetutës, njeri i pavarur në të vërtetë që është i vetmi politikan që Rama ka frikë. Meta ka dhënë prova se për interesin e vendit ka dhënë edhe dorëheqjen. Rama do të marrë goditjen e përqendruar në 25 prill, por shqiptarët nuk mund të presin këtë datë sepse janë të paduruar.”, tha Maliqi.



Ndër të tjera deputeti nënvizoi faktin Partia Socialiste do të pësojë një humbje rreth 20% të elektoratit në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa shtoi se qeveria ka zhgënyer shumë qytetarë.

LEXO EDHE:  Arrestimi i Tahirit, Vladi: Rama ndryshoi 180 gradë, faktet ishin aty

LEXO EDHE:  Gjylameti: Prokuroria, e kapur nga politika, sot refuzuam një farsë

“PS do të ketë një humbje rreth 20% të elektoratit të vitit 2017. Në Berat do të dalin 4 me 3 për opozitën për shkak të zhgënjimit nga qeveria. Madje, socialistët e ndershëm janë shumë më të zhgënjyer se sa vetë demokratët. Imagjino në qarqet si në Vlorë dhe në Durrës. Rama nuk ka më mbështetje. Mendoni ju se Beqja do të drejtojë Shkodrën, sepse nuk është më i zoti se sa Bushati. Rama është një njeri pa moral, pa ndjenjë njerëzore.”, theksoi Maliqi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mesazhi qesharak i PD-LSI/ Ja si justifikojnë kthimin në tryezë

Publikuar

-

Nga

Mesazhi qesharak i PD-LSI/ Ja si justifikojnë kthimin në tryezë

Opozita e Lulzim Bashës ka vijuar të këmbëngulë për koalicionet parazgjedhore, ndonëse kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk preken nga ndryshimet kushtetuese.

Ky ishte edhe shkaku pse përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili nuk kanë pranuar të ulen në tryezën e Këshillit Politik.

Pas shumë debatesh, Bylykbashi dhe Vasili janë kthyer kokulur në tryezë dhe kanë konfirmuar pjesëmarjen e tyre në orën 12:00 me një justifikim qesharak.

Ndonëse ngritën një sërë akuzash e nuk lanë gjë pa thënë për mazhorancën, në fund të dy kanë vendosur të shkojnë me versionin ti më tradhëton, por unë s’të ndahem se të dua.



“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë.

LEXO EDHE:  Gazetari që intervistoi Dritan Zaganin ka disa pyetje për Tahirin

LEXO EDHE:  Dialogu Prishtine-Beograd nuk nderpritet, konfirmohet takimi pas 5 gushtit

Kjo logjikë e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht më parë.

Megjithatë duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin por që nuk do përsëritet më, konfirmojmë pjesëmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12.00”, thuhet në letrën e dy përfaqësuesve të opozitës së Lulzim Bashës, drejtuar socialistit Damian Gjiknuri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE