Connect with Us

“Live për të vërtetën”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Politikë

“Live për të vërtetën”/ Çfarë do të thotë sot Saimir Tahiri

Publikuar

-

Dy ditë më parë, pas një seancë gjyqësore maratonë dhe orë të tëra pritje, Gjykata e Faktit për Krimet e Rënda rrëzoi tre akuzat kryesore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit dhe e shpalli fajtor atë për shpërdorim detyre. Gjykata e dënoi ish-ministrin me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar, i konvertohen në 3.4 vite shërbim prove.

Por, ndërkohë që ka pasur jo pak reagime në lidhje me këtë vebdim, qoftë nga ndërkombëtarët, mediat e huaja, por edhe nga politika. Ndërsa të majtët e quajnë çështje të drejtësisë, të djathtët shprehen se Tahiri duhet të ishte në burg.

Por, nga ana tjetër vet ëish-ministri pretendon se është i pafajshëm dhe ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund të vërtetës së tij.

LEXO EDHE:  Habit Basha/ Në 13 tetor ka zgjedhje, PD nuk hyn

Ndërkohë, ditën e sotme ish-ministri ka bërë të ditur se do të dalë në një konferencë për shtyp, ku sikurse ka paralajmëruar ai do të “shpjegojë të vërtetën e tij”.

“Nesër në 11;30 shihemi ‘live’ këtu, për të shpjeguar të vërteten time, deri në këtë stacion të parë”, -ka shkruar në rrjetet sociale, një ditë më parë Saimir Tahiri.

Kujtojmë këtu se Saimir Tahiri, në këto dy vite process gjyqësor, ka folur jo pak herë me kode. Ndoshta sot ka ardhur vërtetë koha e së vërtetës, dhe Saimir Tahiri do ta tregojë atë, duke zbërthyer edhe kodet e tij. Gjithçka pritet ta shohim sot në orën 11:30./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Nga

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Habit Basha/ Në 13 tetor ka zgjedhje, PD nuk hyn

LEXO EDHE:  Dy konferenca të njëpasnjëshme/ Rama dhe Meta vijojnë “luftën” ?

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë”/ Shokon Kryemadhi: Kam dështuar..!

Publikuar

-

Nga

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI, e qrnë pjesë e emisionit “Real Story”, ka deklaruar se e sheh si një dështim faktin që të tre fëmijët e saj studiojnë dhe banojnë në kryeqytetin britanik, Londër, një vend me standard shumë të lartë jetese dhe shkolla nga më të mirat në botë.

Kryemadhi tha se ky fakt, e ka shtyrë atë të mendojë se gjërat në Shqipëri duhet të ndryshojnë, ndryshe prindërit shqiptarë do të mbeten vetëm në 15 vitet e ardhshme, sepse fëmijët e tyre do të largohen.

“Fëmijët e mi studiojnë jashtë. Thuhet se kur i çon fëmijët jashtë ke arritur një gjë të sukseshme. Unë kam dështuar, fëmijët e mi duhet të studionin këtu dhe të kishin tjetër standart. Unë do të them që kjo është një situatë që për hir të se vërtetës e ndjej si një obligim që duhet të ndryshojë dicka. Mungesa e të qenurit vetëm të prindërve, është mungesa më e madhe që do të kenë prindërit në 15 vitet e ardhshme“, u shpreh Kryemadhi.

LEXO EDHE:  140 milionë euro për Becchettin/ Berisha paralajmëron të tjera “hesape” të pambyllura

LEXO EDHE:  ME EDI RAMËN NUK KA SHPRESË! Konferenca e plotë për shtyp i ish-kryeministrit Sali Berisha

Studimi i fëmijëve të çiftit Meta në Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë shpesh shkak që mazhoranca të lëshojë akuza ndaj tyre, për shkak se stili i jetës së zonjës Kryemadhi, nuk përputhet me mënyrën se si ajo bën opozitë dhe faktin se LSI ka qenë në qeveri dy vite më parë, madje ka patur një zëvendësministër Arsimi.
Tashmë, Kryemadhi duket se është penduar tej mase për këto dështime, që kanë bërë që edhe fëmijët e saj të nisen drejt Anglisë dhe ajo ta vuajë shumë këtë fakt.

LEXO TE PLOTE