Connect with Us

“Klubit të plaçkaxhinjve po u mbaron koha”/ Paralajmërimi i fortë i Galdinit

Politikë

“Klubit të plaçkaxhinjve po u mbaron koha”/ Paralajmërimi i fortë i Galdinit

Publikuar

-

Kreu i partisë Lëvizja e Re, Arian Galdini ka reaguar në lidhje me situatën politike në vend.

Në një deklaratë për mediat, ai shprehet se “Klasa politike shqiptare e këtyre 30 viteve apo sikurse publiku i njeh e i quan së fundmi si Klubi i Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare, janë duke zhvilluar prej disa muajsh një luftë kapilare kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër gjithçkaje të mirë e të mbarë që shqiptarët dhe Perëndimi po investojnë në Shqipëri.

Të korruptuarit e pandëshkuar të këtyre 30 viteve kanë zgjedhur ti bëjnë luftë guerrilje, politike dhe speciale Reformës në Drejtësi.”.

Sipas tij, “Klubi i Plaçkaxhinjve” i përmbledh të gjithë të korruptuarit e pandëshkuar bashkë, në Qeveri dhe Opozitë.

Por, ai paralajmëron se “Klubit të Plaçkaxhinjve po u mbaron koha dhe fishekët që kanë për të përdorur dhe se shumë shpejt, do ta shohim e ndjejmë të gjithë sesa e pastër, e thellë dhe eficente do të jetë Drejtësia e re që po vjen.”.

Deklarata e plotë:

Ne LRE – Lëvizja e Re, si parti e re politike kemi ndjekur me shumë vëmendje zhvillimet më të fundit politike por edhe më gjerë.

Ndaj edhe kemi vendosur tu drejtohemi shqiptarëve drejtpërdrejtë me idetë dhe këndvështrimin tonë.

Të dashur shqiptarë,

Klasa politike shqiptare e këtyre 30 viteve apo sikurse publiku i njeh e i quan së fundmi si Klubi i Plaçkaxhinjve të majtë dhe të djathtë të politikës shqiptare, janë duke zhvilluar prej disa muajsh një luftë kapilare kundër Reformës në Drejtësi dhe kundër gjithçkaje të mirë e të mbarë që shqiptarët dhe Perëndimi po investojnë në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Zhareza si Selma!

Të korruptuarit e pandëshkuar të këtyre 30 viteve kanë zgjedhur ti bëjnë luftë guerrilje, politike dhe speciale Reformës në Drejtësi.

Klubi i Plaçkaxhinjve i përmbledh të gjithë të korruptuarit e pandëshkuar bashkë, në Qeveri dhe Opozitë.

Ata janë bashkë.

Bashkë janë dakordësuar për luftën, bashkë e kërkojnë dialogun për të legjitimuar pazaret dhe bashkë e vunë në skenë rastin Saimir Tahiri, si “kryeveprën” e tyre antiReformës në Drejtësi.

Ata janë bashkë.

Bënë së bashku, gjithçka në fuqinë e tyre për ta ndikuar vendimin e Gjykatës për Saimir Tahirin në mënyrë që proçesin e ish Ministrit të Brendshëm ta përdornin si propagandë dekurajuese dhe mosbesuese ndaj Reformës në Drejtësi.

Por miq, mos u shqetësoni.

Saimir Tahiri u shpall fajtor.

Ndoshta nuk u dënua sipas meritës, por me siguri u shpall fajtor.

Ta shohim me optimizëm situatën sepse nuk ka vend për dekurajim.

Saimir Tahiri u përdor ekstremisht, njëlloj si djegia e mandateve, molotovët, bojkotimi i zgjedhjeve.

U përdor nga të gjithë bashkë si proçes dekurajues dhe antiReformës në Drejtësi.

Ama, nuk u shpëtua dot.

U shpall fajtor.

Mos u dekurajoni shqiptarë të dashur.

Ky është vetëm fillimi i ndëshkueshmërisë.

Klubit të Plaçkaxhinjve po u mbaron koha dhe fishekët që kanë për të përdorur.

Shumë shpejt, do ta shohim e ndjejmë të gjithë sesa e pastër, e thellë dhe eficente do të jetë Drejtësia e re që po vjen.

Do tia dalim.

LRE – Lëvizja e Re

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mona mbledh bandën e LSI-së në Korçë/ Çfarë nuk u pa nga takimi i Kryemadhit në qytetin juglindor

Publikuar

-

Nga

Ditën i djeshme Monika Kryemadhi, kryetarja e komanduar, nga presindeti Ilir Meta, e LSI-së, zhvilloi një takim në kinemanë e Korçës.

Një takim në një sallë që merrnin pjesë rreth 200 veta, ku në fillim të rreshtave ishin disa të rinj dhe më tej në sallë shikoje përfaqësuesit më të korruptuar të politikës në Korçë, kudo të shpërndarë: ish-deputetë dhe banda e hajdutëve të LSI-së.

Filluar që me Ilir Metën, ata futën tentakulat e tyre të korrupsionit në amdinistratën shtetërore, nga viti 2009 deri në vitin 2013, duke u kthyer në një grup gjobaxhinjsh të pështirë, madje, për më tepër, shpesh herë janë kapur duke vjedhur dhe blerë vota. Janë hajdutërit që qëndruan në pushtet edhe në mandatin e parë të Rilindjes, që luftuan që Rilindja të vinte në vitin 2013 në krye të qeverisë, që ata të ruanin karriget e tyre në shumë institucione, përfshirë këtu edhe Bashkinë e Korçës, ku kishin një pjesë thelbësore dhe e morën me marrëveshjen që bënë me socialistët.

Ishin tek patentat, ishin tek rrugët, ishin në universitet, janë dhe pedagogë, janë tek tatimet, një pjesë e tyre ende nëpër detyra e funksione. Megjithëse dje fshiheshin të mos kapeshin nga aparatet fotografikë dhe kamerat, janë në administratën e Rilindjes, bëjnë sikur janë socialistë, por janë thjeshtë dhe vetëm banda e hajdutëve të LSI-së.

Këta mblodhi dje Monika dhe desh t’i shiste sikur ishin një pjesë të ri, a thua se në një qytet si Korça, me një kampus me rreth 6000 studentë, është e vështirë të gjesh 20 të rinj për rrjeshtat e parë dhe më pas mbledhin më hajdutët e 8 viteve të pushtetit me PD-në dhe Rilindjen e Ramës, t’i fshehësh nga pas dhe të mbushësh sallën me familjarët e tyre, me shpresën se do vish prap në pushtet, apo do bësh marrëveshje me Ramën për të vazhduar vjedhjen dhe për t’i nxjerrë sërish në skenë bandën dhe për t’i aktivizuar ata.

LEXO EDHE:  Reforma/ Basha: Kërkojmë drejtësinë që meritojnë qytetarët, jo peshqesh për Edi Ramën

LEXO EDHE:  Reforma në Drejtësi/ LSI-ja shigjeton ndërkombëtarët

Emrat janë të përveçëm, ata i di gjithë Korça, ata janë në instistucione disa, shumë prej tyre janë larguar, por për 8 vite u majmën. Ashtu siç e theksuam më lart janë kapur duke vjedhur vota, në më shumë se një rast, por janë të lirë, shijojnë jetën e tyre, ato që vodhën dhe u grabitën qytetarëve korçarë.

Për këtë kanë festuar edhe dje, duke u mbledhur si një bandë hajdutësh dhe gjobaxhinjsh, në qendër të Korçës, për të festuar e për të na treguar se ata janë gjallë dhe tani po ndjekin nga pas Monën e tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nder të njihem si vajza e Azemit”/ Hajdari jashtë kontureve të politikës: Çfarë më mungon nga SHBA

Publikuar

-

Nga

rudina hajdari interviste

Deputetja Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish-liderit të dhjetorit Azem Hajdarit është rrëfyer së fundmi për jetën e saj personale, e zhveshur nga politika.

Deputetja tregoi se ndonëse është larguar para shumë vitesh në Amerikë, gjithmonë ka dashur të ndjekë ëndrrën e babait dhe për këtë arsye është rikthyer në Shqipëri dhe ka zënë vend në politikë.

“Gjithmonë qëllimi im ka qenë të kthehem në Shqipëri dhe të ndjek hapat e tim eti, kjo ishte me rëndësi të madhe për mua. Mendoj se kam shumë për të dhënë në këtë drejtim dhe dua të kontribuoj në zhvillimin dhe në rrugën europiane të Shqipërisë, ndaj dhe nuk pendohem aspak”, tha deputetja në një intervistë për revistën “Class”.

Por pavarësisht rikthimit, duket se Hajdarit i mungon Amerika dhe qetësia që ajo ka pasur atje. Deputetja rrëfen se një ndër gjërat që e bezdis është futja e hundëve vend e pavend.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Zhareza si Selma!

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Mes shugurimit dhe shukrizimit!

“Amerikanët kanë një shprehje që thonë ‘it’s none of your business”, që është një koncept që nuk përdoret apo zbatohet këtu”, tha deputetja, ndërsa theksoi se për të është nder ta identifikojnë si vajza e Azem Hajdarit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Amerika përbuz Bashën?/ Goxhaj: Nuk merr më ftesa nga SHBA

Publikuar

-

Nga

“Unë kam mësuar se Shqipëria do shumë të futet në BE, ose nuk do futet”. Kështu deklaroi avokati Altin Goxhaj, teksa po fliste për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas tij, “po u futëm në BE, do futemi se nuk do ekzistojë Shqipëria, ose s’do ekzistojë BE-ja”

“Ajo politikë që bëhet në BE, nuk do sjellë asnjë avantazh për Shqipërinë. ne do bëhemi si lypsarë se këtu nuk ka çfarë konkuron. Unë jam për politikë profesioniste, që do të thotë që të krijohen slogane dhe qumështi serb mos të vijë në Shqipëri, por të përdoret qumështi shqiptar. BE është një gënjeshtër e madhe, shqiptarët nuk duan të hyjnë në BE, duan vetëm të punojnë në vendet europiane”, u shpreh avokati në studion e Fax News.

Më tej ai theksoi se në vitin 2020 do ketë parti të reja dhe do ketë një rigjenerim nga poshtë lart, pasi pretendon se kjo klasë politike është antiamerikane. Ai zbuloi se Basha e ka shkëputur Partinë Demokratike totalisht nga Amerika dhe nuk merr më ftesa nga SHBA.

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Mes shugurimit dhe shukrizimit!

LEXO EDHE:  Nga Arian Galdini/ Mes shugurimit dhe shukrizimit!

“Jemi përballë një situate kur kjo klasë politike është bërë bashkë për të shpëtuar nga diskreditimi i SHBA sepse kjo është një klasë politike antiamerikane. Basha e ka shkëputur totalisht PD-në nga Amerika. Në shkurt do të organizohet “Mëngjesi i Lutjes”, por Basha ka shumë pak gjasa të shkojë, të marrë ftesa. Ftesat ndaj tij duken shumë të kufizuara, moshkuarja e tij do të thotë se ka humbur kontaktet me amerikanët. E ka zhvendosur partinë pro-amerikane dhe po e çon drejt Evropës”, tha Goxhaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE