Connect with Us

 Horoskopi i ditës, 21 shtator 2019

Lajm i Rekomanduar

 Horoskopi i ditës, 21 shtator 2019

Publikuar

-

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Qetësia do mbizotërojë, por ne disa momente mund te ndieni edhe njëfarë brenge apo mërzitjeje. Beqaret nuk do i marrin parasysh ato qe do iu thonë miqtë dhe mund te bëjnë zgjedhje te gabuara. Me financat tregohuni sa me te matur qe te mundeni sepse vetëm ne këtë mënyrë do e mbani situatën nen kontroll.

DEMI 21. prill – 21. maj

Duhet te jeni me realiste sot ju te dashuruarit dhe duhet t’i pranoni gabimet qe keni bere ne çift. Vetëm kështu do mund te mbani një marrëdhënie te qëndrueshme dhe pa probleme. Beqaret do jene pafund joshës dhe do arrijnë te bëjnë për vete çdo person qe do pëlqejnë. Me shpenzimet do jeni te kursyer kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e shkëlqyer sot. Do ndiheni te përkëdhelur dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do preferojnë te presin edhe pak para se te hedhin hapa. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te këndshme. Ndihma e te afërmve do jete e vyer, por edhe mënyra juaj e te menaxhuarit.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Te dashuruarit nuk duhet te kërkojnë gjera te pamundura nga partneri i tyre pasi ai nuk është zoti qe mund t’iu plotësojë çdo dëshirë. Duhet te jene me realiste nëse duan qe te kenë lidhje afatgjate. Për beqaret ka për te qene një dite akoma me e favorshme se me pare pasi atyre do iu jepen mundësi edhe me te mira njohjeje. Financat do jene delikate, por nuk duhet kurrsesi te merrni hua.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Fale ndikimit te madh te Venusit, sot do përjetoni emocione shume te forta ju te dashuruarit. Si ju ashtu edhe partneri do i shprehni edhe me tepër ndjenjat dhe do i përkushtoheni me tepër njeri-tjetrit. Beqaret do kenë një dite plot re dhe nuk do iu jepet asnjë mundësi për njohje interesante. Ne planin financiar do ketë zhvillime goxha pozitive dhe situata do jete me e kënaqshme.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Dite shume e favorshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni shume bashkëpunues me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do ketë përmirësime te njëpasnjëshme. Beqaret do kenë një dite interesante dhe me disa takime për t’u veçuar. Gjithsesi mire është qe sot te mos hedhin hapa. Financat do dini si t’i mbani nen kontroll.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Nëse qaheni nga përkujdes i partnerit gjate kësaj dite do te thotë se keni teka te kota. Ai do beje çdo gjë për ju dhe do ju vere ne plan te pare. Beqaret nuk do kenë asnjë mundësi për te realizuar lidhjet qe kane ëndërruar gjithmonë dhe do mbeten serish vetëm. Ne planin financiar fati do jete ne anën e tyre. Do dine gjithë kohës si t’i menaxhojnë te ardhurat dhe do heqin edhe disa mënjanë.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Do jeni me te çlirët sot me atë qe keni ne krah dhe do flini për çdo gjë qe keni ne mendje. Harmona dhe begatia qe do ju karakterizoje do jete e adhurueshme. Beqaret me shume gjase do realizojnë takimin e tyre te jetës dhe gjithçka do ju ndryshoje brenda pak sekondash. Ne planin financiar veproni me shume kujdes nëse nuk doni te keni probleme e vështirësi.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni me te përkujdesur se çdo here tjetër sot ju te dashuruarit dhe do bëni me te mirën për lidhjen qe keni krijuar. Mes jush nuk ka për te lindur asnjë debat i forte. Beqaret do tundohen tej mase nga disa persona, por do druhen te hedhin hapa. Miqtë do iu ndihmojnë tej mase. Buxheti do jete i kënaqshëm kështu qe as mos u merakosni fare. Mund te përfitoni edhe për te bere disa investime.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Neptuni do pozicionet keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe mund te kaloni edhe momente delikate se bashku me partnerin. Asnjeri nga te dy nuk do hape rruge. Beqaret nuk duhet ta marrin seriozisht çdo ngacmim qe do iu behet sepse mund te lëndohen. E mira është t’i mbajnë gjithë kohës këmbët ne toke. Ne planin financiar gjendja do jete e mire dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete shume konfliktuale gjate kësaj dite. Nuk do merreni vesh për shume gjera dhe here pas here do debatoni ashpër. Beqaret do kenë një dite te mbushur me surpriza. Zemra e tyre do ndihet e plotësuar dhe e mbushur me gëzim. Ne planin financiar do jeni me fat megjithatë do ju duhet një menaxhim me i mire qe gjendja te mos ndryshoje shpejt.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Jeta sentimentale e juve qe jeni ne një lidhje do jete jashtëzakonshme sot. Jo vetëm qe do ja shprehni ndjenjat njeri-tjetrit, por do përgatisni ne çdo moment edhe surpriza. Beqaret duhet te tregohen paksa me te duruar ne mënyrë qe ta gjejnë personin e tyre te ëndrrave. Po u nxituan do bëjnë gabime fatale. Buxheti do jete i mire. Mund te bëni edhe investimet qe keni menduar se bashku me disa miq.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 27 dhjetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 7 korrik 2018

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 19 prill 2018

LEXO EDHE:   Horoskopi i ditës, 28 dhjetor 2017

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 27 dhjetor 2018

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 10 prill 2019

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: