Connect with Us

Erion Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimi/ Ja si po rrezikon jetën e qytetarëve

Politikë

Erion Veliaj nuk heq dorë nga mashtrimi/ Ja si po rrezikon jetën e qytetarëve

Publikuar

-

Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri, në një deklaratë për mediat akuzoi Veliajn se po gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm.

Sipas saj, uji në Tiranë vjen i ndotur dhe rrezikon shëndetin e qytetarëve.

“Që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare. Ndryshe nga shumica e mediave që Erion Veliaj ka blerë dhe kontrollon, rrjetet sociale, të pacensuruar prej tij, shfaqin çdo ditë realitetin e mungesës së ujit në Tiranë. Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj.

Kryetari i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë.”-tha ndër të tjera Pampuri.

Gjithashtu ajo tha se investimi i vetëm i Erion Veliajt për ujin është rritja e vazhdueshme e çmimit të tij, plan nga i cili nuk ka hequr dorë.

Deklarata e plotë:

Me mungesën e vazhdueshme të ujit të pijshëm, kushtet e jetesës në Tiranë janë përkeqësuar gjatë drejtimit të qytetit nga Erion Veliaj. Që kur ujesjellesi kaloi në pronësinë e plotë të Bashksië së Tiranës, kryeqyteti po vuan mungesën e ujit të pijshëm dhe, akoma më keq, uji shkon i ndotur në shumë familje shqiptare. Ndryshe nga shumica e mediave që Erion Veliaj ka blerë dhe kontrollon, rrjetet sociale, të pacensuruar prej tij, shfaqin çdo ditë realitetin e mungesës së ujit në Tiranë. Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj.

LEXO EDHE:  Kriza politike/ Delegacioni PE “zbarkon” në Tiranë

Kryetari i palogjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë.

Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme të qytetit. VIDEO Arsyeja pse ne nuk kemi ujë në shtëpi dhe bizneset tona, megjithëse e paguajmë atë më shtrenjtë se kushdo në Shqipëri, është rezultat i drejtpërdrejtë i vjedhjes nga ata që drejtojnë kryeqytetin.

Bashkia e Tiranës është shndërruar në një bunker të madh, ku askush nuk jep asnjë informacion për qytetarët, askush nuk jep llogari, por vetëm i zhvat ata duke rritur taksat, duke rritur çmimin e ujit, duke vendosur gjoba, duke betonizuar çdo hapësirë dhe duke përkeqësuar cilësinë e jetesës në qytet. Qytetarët e Tiranës duhet ta dinë se ndërkohë që në shtëpitë e tyre nuk ka ujë te pijshëm, Erion Veliaj fiton 11 milionë euro në vit nga ujësjellësi pa i investuar ato. Investimi i vetëm i kryebashkiakut që gënjen është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit, plan nga i cili Erion Veliaj nuk ka hequr dorë akoma./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shqipëria bën hapa pas/ Futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë që prej vitit 2015.

Në raportin e Task Force për Veprimin Financiar (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, Shqipëria rezulton i vetmi shtet europian së bashku me Islandën.

Ndërkohë që pasohet nga shtete si Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda, Gana, Paksitani, Siria.

Raporti përmend edhe vullnetin e mirë të Shqipërisë për të adresuar problemet.

“Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria bëri një angazhim politik të nivelit të lartë për të punuar me FATF dhe MONEYVAL për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave.

Që nga përfundimi i raportit të vlerësimit dypalësh (MER- mutual evaluation report) në korrik 2018, Shqipëria ka bërë përparim në një numër të veprimeve të rekomanduara të MER për të përmirësuar përputhjen teknike dhe efektivitetin, duke përfshirë edhe rritjen e të kuptuarit të autoriteteve përkatëse për rreziqet e financimit të terrorizmit.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Bujar Asqeriu/ I përgjigjet “flakë për flakë” Erion Veliajt

LEXO EDHE:  Surprizon Rama/ Ja cilat figura vlerëson në PD

Shqipëria do të punojë për të zbatuar planin e saj të veprimit, duke përfshirë:

(1) kryerjen e një analize shtesë të thelluar për të kuptuar sa duhet pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional;

(2) përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë;

(3) krijimi i mekanizmave efektiv për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal të ekonomisë, përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme;

(4) duke siguruar që informacionet e sakta dhe të azhurnuara të pronësisë janë të disponueshme në baza në kohë;

(5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra kallëzuesish të huaj ose pastrim parash të palëve të treta;

(6) përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht përmes veprimit të zgjeruar mbikëqyrës dhe afrimit të synuar, proaktiv, shkruan raporti i plotë. (Kliko ketu)

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë”/ Zhupa vë “me shpatulla pas murit” Veliajn

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar sërish kryebashkuakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili sipas saj, i ka dhënë 450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafës)!

“Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesinë me rrethin shoqëror të Veliajt.
Kjo kompani që denoncojnë qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tiranë ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë”, shkruan Zhupa.

Sipas saj, “mjafton një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale për te kuptuar që grupi shoqëror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fugës (drejtor i Ramës dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanisë) nuk është i fshehur por tejet kompakt edhe publik. “

“Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i përket një rrethi shoqëror që frekuenton edhe Veliaj vetë.
Pyetjet që Veliaj duhet të pergjigjet para qytetarëve të Tiranës janë:
1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tënd dhe rrethin tend shoqëror në marrjen e tenderave të Bashkisë Tiranë?
2. Pse tenderat që fiton Bejleri duken qartë me konkurencë fiktive? A kanë qenë ato të paracaktuara?
3. A ndan pjesë të shumës së tenderave me drejtorin tënd apo me ty?
Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?”, shkruan më tej Zhupa./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Është flori komplet”/ Deputeti i opozitës i përvishet Metës: Jep llogari për thesarin e Krrabës!

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shprehur se do të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke argumentuar se pret që ai të rikthehet në krye të LSI-së.

Sipas Gjuzit, Meta nuk ka asnjë shans që të shpërndajë Parlamentin, ndërsa shtoi se duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës.

“Ky është flori komplet. Ai duhet të japë llogari për thesarin e Krrabës. Duhet të shikojë punën e vet atje në Presidencë”, theksoi Gjuzi në studion e “Repolitix”./CNA.al

LEXO TE PLOTE