Connect with Us

“Duhet të jemi shumë vigjilentë”/ Meta tregon rrezikun që i kanoset vendit

Politikë

“Duhet të jemi shumë vigjilentë”/ Meta tregon rrezikun që i kanoset vendit

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ndërsa ka përcjellë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ka bërë edhe një paralajmërim të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, por është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

‘Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.”-shkruan Meta.

Më tej, kreu i shtetit paralajmëron një rrezik të mundshëm që i kanoset vendit, siç është diktatura. Sipas tij, regjimet diktatoriale janë ende të freskëta dhe duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që kërcënon paqen dhe stabilitetin.

“Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.”-shkruan ndër të tjera Ilir Meta.

Postimi i plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, kujtojmë porosinë e Shenjtores sonë të dashur, Shën Nënë Tereza: “Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde!”

Këto fjalë kaq të thjeshta por kumbuese, mbartin një mesazh kuptimplotë dhe aktual në çdo kohë, se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, sociale e shpirtërore, pa dashurinë e pakushtëzuar për familjen dhe për njerëzit e afërt që na rrethojnë.

LEXO EDHE:  "Veprojmë sipas Kushtetutës, jo sipas lojrave për të kapur kushtetuesen"/ Meta sqaron pse kërkoi respektimin e radhës

Paqja nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë!

Paqja fitohet me shumë mund dhe sakrifica, deri edhe sublime.

Paqja është po aq e vështirë të ruhet dhe të mbrohet, po aq sa mund të fitohet.

Nuk mund të ketë paqe nëse nuk respektohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, nëse egoja, ambicja, interesi i ngushtë personal, si dhe grykësia për pushtet e pasuri, prevalon mbi interesin e përbashkët.

Paqja e sigurtë, afatgjatë dhe e qëndrueshme garantohet vetëm kur liritë, të drejtat, aspiratat dhe nevojat e qytetarëve, mbrohen përmes sundimit të shtetit të së drejtës.

Në rajonin tonë, kujtimet e hidhura, dhimbjet, vuajtjet dhe pasojat e rënda që lanë pas luftrat, masakrat, genocidet dhe regjimet diktatoriale janë ende të freskëta.

E kaluara kur harrohet, rrezikon të përsëritet!

Duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj çdo tentative që do të mund të cenonte sovranitetin, paqen, qetësinë, mirëkuptimin, respektin reciprok dhe bashkëjetesën mes njerëzve, popujve, kombeve, etnive dhe besimeve, duke synuar mbjelljen e farës së paragjykimeve, ndenjës së urrejtjes dhe autoritarizmit, veçanërisht nga keqpërdorimi i shtetit për përfitime personale dhe të pushtetit.

Në zemër të NATO-s, është demokracia. Si anëtare e saj, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin për ruajtjen e paqes, sigurisë e stabilitetit kudo në botë, në radhë të parë duke dhënë shembullin e vet, jo vetëm për ruajten e e vlerave dhe parimeve që përfaqëson kjo Aleancë, por edhe duke vijuar të jetë shembull për rolin e saj si faktor kyç i paqes dhe stabilitetit në Ballkan./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  Kush është fajtori për lulëzimin e kanabisit?/ Ja përgjigja e Metës

LEXO EDHE:  Rama zbulon publikisht sms që i dërgoi drejtori i LSI/Çfarë paralajmëron

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria bën hapa pas/ Futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

Publikuar

-

Nga

Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë që prej vitit 2015.

Në raportin e Task Force për Veprimin Financiar (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar, Shqipëria rezulton i vetmi shtet europian së bashku me Islandën.

Ndërkohë që pasohet nga shtete si Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda, Gana, Paksitani, Siria.

Raporti përmend edhe vullnetin e mirë të Shqipërisë për të adresuar problemet.

“Në shkurt të vitit 2020, Shqipëria bëri një angazhim politik të nivelit të lartë për të punuar me FATF dhe MONEYVAL për të forcuar efektivitetin e regjimit të saj në luftën kundër pastrimit të parave.

Që nga përfundimi i raportit të vlerësimit dypalësh (MER- mutual evaluation report) në korrik 2018, Shqipëria ka bërë përparim në një numër të veprimeve të rekomanduara të MER për të përmirësuar përputhjen teknike dhe efektivitetin, duke përfshirë edhe rritjen e të kuptuarit të autoriteteve përkatëse për rreziqet e financimit të terrorizmit.

LEXO EDHE:  Shpërthimi i Gjonaj/ Kundërpërgjigjet Presidenca

LEXO EDHE:  Kush është fajtori për lulëzimin e kanabisit?/ Ja përgjigja e Metës

Shqipëria do të punojë për të zbatuar planin e saj të veprimit, duke përfshirë:

(1) kryerjen e një analize shtesë të thelluar për të kuptuar sa duhet pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional;

(2) përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë;

(3) krijimi i mekanizmave efektiv për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal të ekonomisë, përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme;

(4) duke siguruar që informacionet e sakta dhe të azhurnuara të pronësisë janë të disponueshme në baza në kohë;

(5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra kallëzuesish të huaj ose pastrim parash të palëve të treta;

(6) përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht përmes veprimit të zgjeruar mbikëqyrës dhe afrimit të synuar, proaktiv, shkruan raporti i plotë. (Kliko ketu)

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë”/ Zhupa vë “me shpatulla pas murit” Veliajn

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar sërish kryebashkuakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili sipas saj, i ka dhënë 450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafës)!

“Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesinë me rrethin shoqëror të Veliajt.
Kjo kompani që denoncojnë qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tiranë ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë”, shkruan Zhupa.

Sipas saj, “mjafton një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale për te kuptuar që grupi shoqëror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fugës (drejtor i Ramës dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanisë) nuk është i fshehur por tejet kompakt edhe publik. “

“Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i përket një rrethi shoqëror që frekuenton edhe Veliaj vetë.
Pyetjet që Veliaj duhet të pergjigjet para qytetarëve të Tiranës janë:
1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tënd dhe rrethin tend shoqëror në marrjen e tenderave të Bashkisë Tiranë?
2. Pse tenderat që fiton Bejleri duken qartë me konkurencë fiktive? A kanë qenë ato të paracaktuara?
3. A ndan pjesë të shumës së tenderave me drejtorin tënd apo me ty?
Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?”, shkruan më tej Zhupa./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE