Connect with Us

Dëmet nga tërmeti/ Qeveria mbledhje urgjente

Politikë

Dëmet nga tërmeti/ Qeveria mbledhje urgjente

Publikuar

-

Pas tërmeteve të një pas njëshme që goditën vendin pasditen e sotme, qeveria ka thirrur një mbledhje urgjente. Lajmi u konfirmua nga zv.kryeministri Erion Braçe, i cili duke folur  për Top Channel u shpreh se insititucionet shtetërore janë në gatishmëri për ti dhënë ndihmën e parë qyetarëve.

“Tërmetet nuk parashikohen dot. Emergjencat janë në gatushmëri për ti ardhur në ndihmë qytetarëve. Ministria e Mbrojtjes ka vënë në kontroll të gjithë mjetet për të qenë në gatishmëri për çdo emergjencë.

LEXO EDHE:  Projektligji që shemb Teatrin/ Zbardhet mesazhi i Vlahutin për Qeverinë

Paniku ekziston. Një tërmet i tillë pasohet nga disa lëkundje, disa të cilat kanë ndodhur në harkun kohor të dy-tre orëve.

IGJEUM nuk e ka klasifikuar këtë tërmet si më të rrezikshmit pasi nuk e ka kaluar shkallën 6 righter.

Qeveria do të mblidhet për pak minuta dhe do të gjithë do të jemi në gatishmëri për tu ardhur në ndihmë qytetarëve”- përfundoi Braçe./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë”/ Zhupa vë “me shpatulla pas murit” Veliajn

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa ka denoncuar sërish kryebashkuakun e Tiranës, Erion Veliaj i cili sipas saj, i ka dhënë 450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboci (dhëndri i Fatmir Xhafës)!

“Qytetarë të shumtë kane sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqesinë me rrethin shoqëror të Veliajt.
Kjo kompani që denoncojnë qytetaret ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tiranë ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë”, shkruan Zhupa.

Sipas saj, “mjafton një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale për te kuptuar që grupi shoqëror mes Babocit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fugës (drejtor i Ramës dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanisë) nuk është i fshehur por tejet kompakt edhe publik. “

“Bejleri i 450 milion lek tenderave duket se i përket një rrethi shoqëror që frekuenton edhe Veliaj vetë.
Pyetjet që Veliaj duhet të pergjigjet para qytetarëve të Tiranës janë:
1. Sa ka ndikuar miqesia e Bejlerit me drejtorin tënd dhe rrethin tend shoqëror në marrjen e tenderave të Bashkisë Tiranë?
2. Pse tenderat që fiton Bejleri duken qartë me konkurencë fiktive? A kanë qenë ato të paracaktuara?
3. A ndan pjesë të shumës së tenderave me drejtorin tënd apo me ty?
Dhe nje kuriozitet: A eshte Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?”, shkruan më tej Zhupa./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Është flori komplet”/ Deputeti i opozitës i përvishet Metës: Jep llogari për thesarin e Krrabës!

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, është shprehur se do të votojë pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta, duke argumentuar se pret që ai të rikthehet në krye të LSI-së.

Sipas Gjuzit, Meta nuk ka asnjë shans që të shpërndajë Parlamentin, ndërsa shtoi se duhet të japë llogari për vjedhjen e thesarit të Krrabës.

“Ky është flori komplet. Ai duhet të japë llogari për thesarin e Krrabës. Duhet të shikojë punën e vet atje në Presidencë”, theksoi Gjuzi në studion e “Repolitix”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimet e Metës për shpërndarjen e Parlamentit/ Mustafaj e thotë hapur: Demokracia është e rrezikuar

Publikuar

-

Nga

Analisti Besnik Mustafaj, i ftuar në në rubrikën “Opinion” në News 24, ka komentuar lëvizjet e fundit të presidentit Meta, ndërsa tha se janë të ligjshme por jo të zakonshme dhe se kjo ndodh kur demokracia është e rrezikuar.

“Asnjë nen i kushtetutës nuk ia ndalon Presidentit t’i drejtohet popullit. Problemi nuk shtrohet a është e ligjshme kjo sjellje e Presidentit, a është e zakonshme? Jo. Kjo ndodh shumë rrallë, kur demokracia është e rrezikuar apo e përmbysur. Nuk dihet se si do të ketë vazhdim një përpjekje e tillë e Presidentit por e ligjshme është.

Opozita do jetë në shesh, mendoj se socialistët duhet të jenë në shesh, edhe ne të tre.
Mua më shqetëson fakti që në disa dalje që kanë qartazi konotacione politike Presidenti është para opozitës. Në kuptimin që opozita duhet të ishte në avangardë si institucion i destinuar të bëjë politikë”, deklaroi Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE