Connect with Us

Ylli Manjani në krah të Tahirit/ Ta gëzojë pafajësinë, s’mund të dënohet pa prova

Politikë

Ylli Manjani në krah të Tahirit/ Ta gëzojë pafajësinë, s’mund të dënohet pa prova

Publikuar

-

Pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës pët Krimet e Rënda në lidhje me çështjen ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka pasur reagime të forta nga politika.

Ndërkohë, sot në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani, i cili në një postim në rrjetet sociale ndër të tjera shkruan se askush nuk mund të dënohet pa pasur prova.

‘Nuk kisha asnjë dyshim që akuza penale për trafik e korrupsion, ashtu siç u stis do binte turpshëm.

Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale llastik me origjinë bolshevike, por edhe ajo akuzë e dënim jam i sigurtë që do bjerë në Apel.

Sajmir Tahiri si person ta gëzojë pafajsinë!

Unë mendoj se ka triumfuar parimi mbi individin. Askush nuk mund të arrestohet e dënohet pa prova!”-shkruan ndër të tjera Manjani.

Postimi i plotë:

Ndjesi miks.
===========
Nuk kisha asnjë dyshim që akuza penale për trafik e korrupsion, ashtu siç u stis do binte turpshëm.

Shpërdorimi i detyrës është një vepër penale llastik me origjinë bolshevike, por edhe ajo akuzë e dënim jam i sigurtë që do bjerë në Apel.

Sajmir Tahiri si person ta gëzojë pafajsinë!

Unë mendoj se ka triumfuar parimi mbi individin. Askush nuk mund të arrestohet e dënohet pa prova!

Por, ky parim duhet të zbatohet për të gjithë njësoj.

Politika duhet të kuptojë njëherë e mirë se kundërshtari nuk mund të dënohet ligjërisht për motive politike. U shoftë ajo politikë që urdhëron apo uron burgosjen e kundërshtarit, vetëm pse është kundërshtar! Ca më keq akoma, ajo politikë që i bën njerëzit kokë turku, duhet shkulur megjith rrënjë…

LEXO EDHE:  Skandal/ Xhafaj dekonspiroi aksionin për arrestimin e Balilit

Publiku duhet të kuptojë se nuk është gjykatës i akuzave juridike, por pronar i votës. Pra politikanin ka në dorë të mos e votojë dhe jo ta gjykojë juridikisht si në kohë të Enverit. Gjyqet popullore janë sjellje diktatoriale.

Të gjithë ata që na hapën barkun me “drejtësinë e ambasadave”, duhet të qepin gojët dhe haletë! Duhet të kuptojnë se drejtësia, politika e ekonomia do bëhen në Shqipëri e nga shqiptarë. Kështu ka qenë e do jetë! Pordhët me agjentë e të dërguar të posaçëm nuk durohen më!

Drejtësia ka shumë punë që ti trajtojë të gjithë njësoj si Sajmirin. Duhet të lirojë nga akuza disa persona, duke filluar me Dritan Zaganin, i cili u dënua si kundërshtar politik dhe jo si shkelës ligji. E kështu me radhë shumë të tjerë që mbahen në burg pa një provë të vetme direkte… beyëm trajtimi i të gjithëve njësoj, pra si të barabartë para ligjit e bën drejtësinë të besueshme!

Së fundi gjithnjë e më shumë bindem se reforma e vërtetë në drejtësi, pra reforma e procedurave e procesit hetimor e gjyqsor ende nuk është bërë. Kjo që u bë ishte një përsëritje e stërholluar e reformës së plepave të 1993.

I mbetem besnik parimit që problemi NUK JANË NJEREZIT POR SITEMI.

Dhe nga sistemi i drejtësisë duhen shkulur praktika inkuizitore që na kanë mbetur nga ndikimi i jurisprudencës bolshevike, në sistemin e hetimit e të gjykimit. Se ja, ra ky rasti ti Sajmirit që u pa se sa i pa drejtë është sistemi e ç’lesh reforme është bërë…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi më keq se ’97!”/ Juristi e thotë hapur: Meta nuk mund të vendosë ekulibrat

Publikuar

-

Nga

Juristi Jordan Daci, teksa ka komentuar situatën politke në vend, u shpreh se kriza ka agravuar deri në këtë pikë për shkak mungesës të një arbitri, në këtë rast të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas tij, Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat, sado të mundohet

“Nuk dëmtoi të bërit shtet, prandaj e mori veten shumë shpejt. Më keq se 1997. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese, nuk kemi arbitër dhe të dy palët të abuzojnë me këtë gjë. Ka një qasje të marrjes së pushtetit nga njerëz me pushtetit, rastësi apo plan, mendoj se një pjesë e madhe e institucioneve janë marrë nga njerëzit në pushtet. Meta sot nuk ka asnjë mekanizëm kushtetues për të vendosur ekuilibrat. Kjo krizë, sado të mundohet presidenti, apo të bëhet një marrëveshje opozitë-mazhorancë, po nuk pati ekuilibër politik. Duhen se s’bën zgjedhje dhe ne duhet të ngremë disa çështje kushtetuese. Për çdo gjë thërrasim Venecian. S’mund të qëndrojmë në lolo të atyre që nuk flasin shqip. Për ne kush nuk flet shqip ka të drejtë”, tha Daci në “Pa Protokoll”.

LEXO EDHE:  12 zyrtarë të Tahirit në prokurori për abuzime me tenderat, shpërdoruan 600 mijë euro

LEXO EDHE:  Deklarata e Ramës për Tahirin/ Vasili: Kryeministër llum që i del kundër Amerikës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafa Nano: Ilir Meta ka dalë nga binarët kushtetues…

Publikuar

-

Nga

Në monologu e kësaj të premteje, nga studioja e emisionit “Provokacija” që drejton, Mustafa Nano është fukosur tek “grushti i shtetit” i paralajmëruar nga presidenti Ilir Meta dhe thirrja e tij për qytetarët që të protestojnë me 2 mars në mbrojtje të institucioneve.

Gjatë monologimit, Nano theksoi se nuk është në të drejtën e një Presidenti që të thërrasë një protestë të tillë dhe Meta e ka hedhurkëtë hap  nga që ka dalë nga binarët kushtetues dhe është bërë njësh vetëm me një palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, duke u bërë një politikan  ekstremist i Kushtetutës dhe duke kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar.

“Për mua presidenti i Republikës ka dalë nga binarët kushtetues, në asnjë faqe apo rresht të kushtetutës presidentit nuk i njihet e drejta, apo detyrimi apo atributi për të mbrojtur apo ruajtur kushtetutën, e dyta është se presidenti është bërë njësh me njërën palë. Ai ka marrë një funksion të qartë opozitar, ai është bërë një politikan  ekstremist i kushtetutës dhe me këtë ai ka kompromentuar detyrimin kushtetues për të qenë simbol i unitetit kombetar. Ai nuk mund të jetë simbol i unitetit kombëtar duke vjellë dhe nxjerr zjarr nga mëngjesi deri mëngjesin tjetër nga goja. Unë përsëris shqetësimi i tij është i drejtë por nëse zien nga ky shqetësim ai duhet të lërë presidencën ai nuk mund të bëjë opozitarin brenda presidencës. Nëse ai vendos të bëjë opozitarin brenda presidencës atëherë ai bën pis funksionin e shenjtë të presidentit. Në fakt ai e ka bërë pis gjithmonë këtë fuinksion, madje ai e ka bërë pis që në krye të herës. Nuk e di nëse ju kujtohet ai u zgjodh president dhe pati një interval kohe në dispozicion deri në në momentin që i duhej të bënte betimin si president, dhe ky interval kohe përkoi me zgjedhjet parlamentare të fundit dhe në këto zgjedhje ne pamë Ilir Metën të sapo zgjedhur si president që veshi qyrkun e kryetarit të LSI-së që nuk ishte zhveshur akoma në fakt, bëri një nga fushatta më të egra dhe luftarake që ai ka bërë në karrierën e vet politike duke kompromentuar rëndë ngjarjen e sapondodhur që kishte të bënte me zgjedhjen e tij si President”, ka monologuar moderatori Mustafa Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Rubrika “po të dëgjoj” e Lulit, hipokrizia e Bashës dhe punëtorëve që nga skamja hanin paçe kokë e pinin birra

Publikuar

-

Nga

Nga Rigels Seliman

Kjo e hënë që lamë pas e gjeti kryedemokratin Lulzim Basha në qytetin e bukur të Elbasanit. Pak pasi dielli kishte filluar të lante vendin, Basha nuk u mendua dy herë dhe e nxitoi të merrte xhaketën, veshi këpucët dhe u nis drejt e në Elbasan.

Në këtë qyteti ai kishte shkuar me një mision, sikundër ishte takimi me qytetarët dhe dëgjimi i halleve të tyre. Këtë rrugëtim lideri demokrat e ka pagëzuar me emrin “Po të Dëgjoj”, ndërsa aktorët që iu bashkuan kësaj telenovele ishin punëtorë të thjeshtë.

Sapo Basha ra në kontakt me ta, ai i hyri LIVE në rrjetin social “Facebook”, ku përveçse dialogonte me ta, guxoi që të bënte edhe premtime, të cilat sapo të vinte në pushtet do t’i bënte realitet. Shumë bukur deri këtu. Takimet dukeshin shumë të frytshme, ndërsa Basha rrezatonte grint dhe i pyeste qytetarët për gjithçka. Në pamje të parë, edhe pse ishin punëtorë të thjeshtë, qytetarët ishin orator dhe flisnin pa droje me shefin e selisë blu, a thua se kishin vite që e njohin.

Sidoqoftë, bashkëbisedimi sa vinte e bëhej më interesant, ndërkohë që tavolinat e mejhanes që Basha kishte zgjedhur për t’u ballafaquar me hallet e popullit, ishin të mbushura plot e për plot me birra, mezeri dhe gjellë. Nuk ka asgjë të keqe, se ishte vakt dreke dhe ndoshta ata “punëtorë” të thjeshtë ishin duke konsumuar një nevojë fiziologjike.

Por përtej kësaj më rra në sy një gjë, pasi po dukej se gjithçka ishte një strategji, ku secili bënte rolin e tij, duke aktruar. Nga mesi i mejhanes një punëtor nisi të bënte një panoramë të halleve dhe shqetësimeve me të cilat përballej ai dhe familja e tij, ndërkohë që paralelisht rrëkëllente gotën e birrës dhe hante gjellë me mish. Ai i thoshte Bashës që nuk i shkohet në shtëpi, pasi nuk kishte çfarë t’ju çonte kalamajve për të ngrënë. Mirëpo, si qytetari në fjalë ishin të gjithë, teksa nga njëra anë ankoheshin dhe kërkoni nga Basha që premtimet e dhëna t’i bënte realitet sapo të shalohej në pushtet, ndërsa nga ana tjetër pa pikë turpi hani dhe pinin. Jo nuk ka asgjë të keqe të hash dhe të pish.

LEXO EDHE:  Manjani takim për biznesin/ Duhen ligje të thjeshta për ju

LEXO EDHE:  Manjani takim për biznesin/ Duhen ligje të thjeshta për ju

Por kjo punë ka një moral, pasi nëse vërtet je i varfër dhe kërkon që halli të të dëgjohet, mos bëj hipokritin. Të gjithë një zëri thoshnin se nuk kishin çfarë të çonin në shtëpi, ndërkohë harronin që çdo sekondë ata ishin LIVE dhe shikoheshin. Tani njeriu ka pa dinjitet. Edhe sikur atë drekë t’ua kishte paguar Basha, por edhe sikur ta kishin paguar vetë, punëtorët në fjalë nuk duhet të bënin “viktimën” se kishin kalamajtë pa bukë, ndërkohë që vetë hanin paçe koke dhe pinin birra. Për një njeri të varfër kësisoj amvise është luks dhe s’ka shanse që të ndodhë në përditshmëri. Kështu që, boll më me hipokrizia se nuk iu shkojnë.

LEXO TE PLOTE