Connect with Us

Vendimi për Tahirin/ Reagon ambasada e SHBA

Kronika

Vendimi për Tahirin/ Reagon ambasada e SHBA

Publikuar

-

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila dënoi me 5 vite burg Saimir Tahirin, por që konvertohet në 3.4 shërbim prove.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA e cilëson vendimin për Tahirin, si fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta.

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.”-thuhet në mesazh.

LEXO EDHE:  Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri ka një mesazh tjetër

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë!”/ Shokon avokati i Marsidës

Publikuar

-

Nga

Edmond Petraj, avokati i Marsida Qatjas ka mohuar që ngjarja e Kavajës të ketë lidhje me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas tij, 41-vjeçari Dritan Haxholli ka qenë aq problematik sa dhe policia kishte frikë ta arrestonte.

“Ai person lëvizte prej kohësh me armë, kishte frikë ta arrestonte policia. Ka qenë kaq problematik. Po të shikoni dhe skedën e tij, ka qenë një person plot me probleme. Nuk është vetëm rasti i kësaj, i ngeci në derë. Ka raste të tjera që ka ngacmuar femra”, tha avokati.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Tahirit/ Brace akuza të rënda Berishës dhe Bashës

LEXO EDHE:  Ruçi konfirmon urdhërin për ndalimin e Tahirit / Nesër merret vendimi

Por ndërsa hodhi poshtë akuzat për trafikim të lëndëve narkotike, u përball me penalistët për sasinë e kokainës së gjetur në banesë.

“Po çfarë kokaine ishte ajo, 5 gramë kokainë, nuk ishin tonelata”, u shpreh avokati Petraj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Haxhollin e futën në kurth”/ Klodiana Lala zbardh faktet tronditëse

Publikuar

-

Nga

“Dritan Haxhollin ata e kanë futur në kurth. E kanë thirrur brenda dhe për shkak të konsumimit të lëndëve narkotike, situata ka dalë jasht kontrollit”.

Kështu u shpreh Klodiana Lala duke iu referuar ngjarjes së Kavajës.

Sipas saj Bledar Toçi ka shkuar në spital duke e ngarë vetë makinën ndërsa hodhi dyshime se mund të jetë vetëplagosur.

LEXO EDHE:  “Fakte” të reja kundër ish-ministrit Tahirit/ Akuza të forta ndaj Ramës  

LEXO EDHE:  Pas daljes nga Prokuroria, Tahiri ka një mesazh tjetër

“Krimi në vetmbrojtje ndodh kur unë hyj në shptëpi dhe gjuaj direkt. Krimi është raportuar 15 minuta më vonë. Pra kanë qëndruar bashkë.

Në dosjen e Pkurorisë  thuhet se Toçi ka shkuar në spital duke ndarë makinën. Sa vetë vetplagosur përtë kamufluar ngjarjen.” Theksoi Lala në  emisionin “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditëse/ Hidhet nga pallati një person, gjen vdekjen e menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Mësohet se një 47-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia njofton se ka mbetur viktimë shtetasi Y. K, i cili dyshohet se ka qenë në kushte të rënduara psikologjike.

Informacion Paraprak
Rreth orës 22:05 në rrugën “Tahir Kadare” dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës shtetasi Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE