Connect with Us

Vendimi për Saimir Tahirin/ Jehonë në mediat botërore, ja çfarë shkruajnë

Kronika

Vendimi për Saimir Tahirin/ Jehonë në mediat botërore, ja çfarë shkruajnë

Publikuar

-

Vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar përkthehet në 3.4 vite shërbim prove, ka bërë jehonë edhe në mediat botërore.

Kështu, pas Zërit të Amerikës, e cila shkruante se “Tahiri u dënua me 3.4 vite shërbim prove”, vendimi është pasqyruar edhe në media të tjera prestigjoze botërorore, duke filluar që nga Reuters, Euroneës, Ansa, etj.

Reuters thekson se Tahiri dikur ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit Rama, ndërsa gjykata e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Vendimi, shkruan Reuters vjen vetëm një muaj para se vendet e BE-së të vendosin për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë.

Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE”, shkruan Reuters.

Ndërsa Euroneës shkruan se “një nga yjet në rritje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013 në moshën 34 vjeç, Tahiri filloi ‘modernizimin’ e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë të lartë të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014”.

Gjykata shqiptare shpalli fajtor ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, por të pafajshëm për trafik droge, duke e dënuar me tre vite e katër muaj shërbim prove. Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Rama, të dënohej me 12 vite burg me akuzat për korrupsion, trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal, akuza të cilat tronditën administratën e majtë.  Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të BE-së, vendosin për të çelur negociatat ose jo”, shkruan euroneës që me tej citon ministrin. “Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj”, u tha Tahiri gazetarëve pas verdiktit.

LEXO EDHE:  A do protestojë kundër gjykatës Tahiri, siç bëri Veliaj?

Media italiane Ansa shkruan se me vendimin e saj, Gjykata hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 12 vitesh për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale.

“Ish ministri i qeverisë Rama, në detyrë deri marsin e vitit 2017, përfundoi në hetime pas dosjes së shqyrtuar në Itali, që çoi edhe në shkatërrimin e një organizate kriminale me italiane dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Ish ministri Tahiri njoftoi mbrëmë se do të apelojë vendimin”.

Media serbe Blic shkruan: “ish ministri i brendshëm shqiptar është dënuar me tre vite shërbim prove, për shpërdorim detyre. Gjykata hodhi poshtë akuzat nga prokuroria, për pjesë të grupit kriminal.

Në sallën e gjyqit, por dhe jashtë pasi mori vendimin ai tha para gazetarëve: Më akuzuan se i kisha shitur makinën një kushëriri të largët, por mohoi kategorikisht çdo lloj lidhje me Habilajt”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Bllokimi i tragetit me mbetje të rrezikshme/ Drejtoria Detare sqaron aksionin: Ishte penalizuar disa herë

Publikuar

-

Nga

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bllokuar anijen, e cila u ndalua një ditë më parë në Portin e Vlorës duke transportuar mbetje të rrezikshme, ndërsa u vunë në pranga 6 perosna.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.

Ndreu bën të ditur se nga inspektimi i kryer është konstatuar se dokumentacionin e anijes “S.T. Damian”, rezultoi se mallrat që kishte në bord nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin, teksa janë marrë edhe deklarimet e kapitenit dhe oficerëve të anijes.

“Grupi i inspektimit i përbërë nga inspektorët e Kontrollit Shtetëror Portual bën inspektimin e detajuar të gjithë procedurës së këtyre mallrave dhe morën dhe deklarimin e kapitenit dhe të oficerëve të anijes. Në dokumentacionin e saj rezultoi që këto mallra nuk ishin deklaruar në dokumentin e deklarimit të mbetjeve që çdo anije dorëzon në portin ku mbërrin. Në këto kushte ne kemi bërë bllokimin e anijes deri në vendimin përfundimtar të organeve të specializuara dhe vlerësimin e materialeve të rrezikshme”, u shpreh Ndreu.

Sipas tij anija në fjalë ka shkelur disa prej Konventave Ndërkombëtare teksa sqaron se kjo kompani ka qenë në vëzhgim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme Detare pasi është konstatuar edhe herë të tjera për vepra të kundra ligjshme detare, madje ka pasur dhe penalzime ndaj saj.

LEXO EDHE:  Regjistrohet kallëzimi penal ndaj ministrit Tahiri

LEXO EDHE:  Nesër fakte tronditëse për implikimin e Tahirit në trafikun e drogës

Kjo anije dhe kjo kompani ka qenë problematike edhe më parë. Ne kemi marrë gjithmonë masa dhe e kemi mbajtur në vëzhgim dhe monitorim për shkeljet që ka kryer, por ky rast është shumë i rëndë, pasi transporti i këtyre mbetjeve krijon një precedent shumë të rrezikshëm për shëndetin edhe të pasagjerëve që udhëtojnë me këtë anije, por edhe të vendeve ku ato groposen. Pas vlerësimit të situatës dhe inspektimit të detajuar nga kontrolli shtetëror portual ne ditën e nesërme do të bëjmë dhe njoftimin e shtetit të flamurit, pasi kjo është një anije me flamur të huaj dhe si anije me flamur të huaj ajo ka disa të drejta dhe disa detyrime në shtetet në të cilat operon”, sqaroi drejtori Ndreu.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Iu shisnin kokainë klientëve të prostitutave/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Nga

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet M.E., 34 vjeç, me banim në Torino, dhe G.E., 37 vjeç, po ashtu me vendbanim në Torino.

Të dy shisnin kokainë në Via Pietro Cossa, kryesisht për klientët e prostitutave që kalonin nëpër trotuaret midis Piazza Massaua dhe Via Pietro Cossa, shkruajnë mediat italiane.

Dy shqiptarët u dërguan në burgun “Lorusso e Cutugno” dhe u vendosën në dispozicion të autoriteteve gjyqësore./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap duke transportuar lëndë narkotike/ Policia jep detaje nga arrestimi i doganierit

Publikuar

-

Nga

Policia e Sarandës ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e doganierit në Qafë Botë pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për shtimin e kontrolleve në Pikat e Kalimit Kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve kryesisht në fushën e narkotikëve, ditën e sotme shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Botë, bazuar edhe në analizën e rriskut, kanë kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të detajuar automjetin tip “Toyota” ku dyshohej se mund të transportonte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm duke përdorur edhe qenin antidrogë, në automjet është konstatuar në pjesën e bagazhit një vend i posaçëm ku ishin fshehur pako me lënde narkotike të cilat pas peshimit kanë rezultuar 34.55 kilogramë e dyshuar si e llojit canabis sativa.

Gjithashtu, në kontroll e sipër në automjetin e 35-vjeçarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri tip TT model 54′.
Në vendngjarje kanë mbërritur Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku në përfundim të veprimeve kanë bërë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit, shtetasit A.I., 35 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganier në pikën doganore “Tre Urat” Përmet

LEXO EDHE:  A do protestojë kundër gjykatës Tahiri, siç bëri Veliaj?

LEXO EDHE:  Deklarata bombë/ Rama tentoi të shesë Adriatik Llallën si “peshk të madh” në vend të Tahirit

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit”.

LEXO TE PLOTE